| E merkure, 18.12.2013, 08:05 PM |
MARDHENIET
SHQIPTARO-AMERIKANE DHE NEVOJA PER RIDIMENSIONIMIN E TYRE
Nga Everest Haxhi
Proçesi i konsolidimit të mardhënieve Shqipëri - Shtetet e Bashkuara duket se ka marrë një rivitalizim kohët e fundit edhe pse situata politike dhe riformatimi i institucioneve nuk ofrojnë kapacitete të plota mbështetjeje me përjashtim të dëshirës dhe mendimit. Mundësia e mohuar e demontimit të arsenalit kimik të Asad duket se ka krijuar një luhatje fragmentare dhe kjo vetëm në perceptimin e shoqërisë dhe paqartësinë e saj për konsolidimin e një mardhënie solide institucionale me partnerin tonë strategjik.
Duke qenë se Shtetet e Bashkuara kanë vlerësuar maksimalisht proamerikanizmin proverbial të shqiptarëve dhe në momentet kyç të ndryshimeve madhore të ndodhura në Shqipërinë post-komuniste kanë mbështetur integrimin shqiptar në familjen Euro-Atlantike, është e rëndësishme të mendojmë për një dimensionim të ri të mardhënieve midis dy vendeve.
Situata gjeopolitike aktuale ofron premisat qe dimensioni i ri i mardhënieve SHBA-Shqipëri të ofrojë një “update” të mbështetjes tradicionale, deri tani të ofruar, me qëllim që së pari të jetë koherent me realitetin shqiptar dhe evolimin e nivelit të emancipimit të elitës intelektuale shqiptare dhe së dyti të marrë në konsideratë faktorin shqiptar në rajon.
Mardhëniet midis dy vendeve dhe ridimensionimi I tyre kanë handikapin e situatës ekonomike jo të favorshme duke ditur se SHBA dhe Bashkimi Europian po përballen me një nga krizat e forta ekonomike pasojat gjeopolike të të cilave nuk mund të anashkalohen. Për këtë arsye duket se është e rëndësishme të gjykohet se si duhet të ridimensionohen këto marrëdhënie dhe të konsolidohen më tepër në përfitim jo vetëm të trevave shqipfolëse në Ballkan, por edhe në përfitim të vendeve të tjera të cilat do të kenë benefite nga stabilizimi I faktorit shqiptar në rajon.
Situata gjeopolitike në Ballkanin Perëndimor ka ndryshuar ndjeshëm dhe reformat e ndërmarra kulmuan me antarësimin e Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO me tendencën që Bosnja gjithashtu t’i bashkohet Planit të Veprimit të Anëtarësimit në një të ardhme jo shumë të largët. Kroacia u bë antare e plotë e Bashkimit Evropian, Mali i Zi mund t’i bashkangjitet shumë shpejt procesit të aderimit dhe Kosova me pavarësinë dhe monitorimin e Forcave te Sigurisë dhe kalimit në një Forcë Konvencionale të Armatosur do ta bëjë atë më pranë procesit të integrimit në strukturat Euro-Atlantike.
Ballkani, edhe pse me aspirata pro-perendimore dhe inpute për të merituar mbështetjen Euro-Atlantike ka tendenca ti afrohet një skenari jo shumë të qartë . Greqia, si vend i NATO-s dhe Bashkimit Europian, pavarësisht mundësive mbështetëse që gjenerojnë këto organizma, vazhdon të ecë drejt një kolapsi ekonomik dhe shoqëror. Kriza e saj ekonomike, e projektuar jo vetëm në rajon por sipas efektit domino është projektuar edhe në vende të tjera të Bashkimit Europian, mund të prodhojë shumë shpejt ndërlikime gjeopolitike kryesisht për Ballkanin Perendimor.
Edhe pse në krizë ekonomike aspiratat e Maqedonisë për në BE dhe NATO mbeten të bllokuara nga Greqia. Nga ana e vet Maqedonia është e pa qartë nëse politkat nacionaliste me të cilat kërkon të përballet me problemin janë vërtet frytëdhënëse, apo kërkojnë të riformatojne një identitet kombëtar të vetin, gjë e cila i ka munguar që në themelimin e FYROM në fillim të viteve 1990.
Sjelljet e elitës politike në Serbi gjenerojnë shqetësime mbi orientimin e saj gjeopolitik jo vetëm në rrafshin rajonal por edhe në ofrimin e një platforme mbështetëse solide në rrafshin ndëratlantik. Evropa dhe Shtetet e Bashkuara nuk po ringjallin një imazh të ambicies së përbashkët kjo e kushtëzuar jo vetëm nga problemet ekonomike të të dy vendeve por edhe nga ndryshimi I kursit të SHBA e cila ka vendosur prioritete të tjera në rajonet jashtë viseve të Atlantikut të Veriut, kryesisht në Paqësor dhe Azi, kjo e zyrtarizuar me Direktiven e Presidentit Obama 2012.
Në këto rrethana duhet ti jepet një dimension i ri vlerës që marrëdhëniet SHBA-Shqipëri mund t’u japin përpjekjeve që nevojiten për të përforcuar stabilitetin dhe progresin në Ballkanin Perëndimor si dhe për rigjallëruar marrëdhëniet ndëratlantike. Për t’i shërbyer sa më mirë lidhjes së një mardhënie unike mes Shqipërisë dhe SHBA me benefite gjeopolitike rajonale duhet të synohet në rritjen shumë-dimensionale të asistencës së Shteteve të Bashkuara në Shqipëri. Asistenca dhe rritja e bashkëpunimit midis dy vendeve duhet të përqëndrohet kryesisht ne:
1. Forcimin e asistencës dhe mbështetjen e reformave në Forcat e Armatosura
2. Forcimin e asistencës dhe mbështetjen në Policinë e Shtetit dhe Agjensitë e Forcimit të Ligjit.
3. Asistencën për ngritjen e kapaciteteve reaguese dhe integrimin rajonal të këtyre kapaciteteve
4. Asistencën në menaxhimin e projekteve madhore energjitike (TAP) në kuadër të sigurisë energjitike dhe implikimeve gjeopolitike që mund të sjellin.
Forcimi i asistencës dhe mbështetja e reformave në Forcat e Armatosura
Forcat e Armatosura shqiptare me asistencën financiare dhe këshillimin e Shteteve të Bashkuara i janë nënshtruar një procesi reformimi dhe modernizimi intensiv. Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë kanë qenë gjithnjë ndër të parat që i kanë qëndruar në krah Shteteve të Bashkuara në operacione të vështira dhe jashtë rajonit, përfshirë Operacionin “Liria e Irakut” dhe “Enduring Freedom” në Afganistan. Sot, në teatrin afgan të luftimeve, ushtarët shqiptarë janë të angazhuar në operacione të forcave speciale, një dëshmi kjo jo vetëm e guximit të tyre, por gjithashtu, edhe e evolimit të profesionalizmit dhe standartizimit operacional.
Jo e pa
pritur ka qenë edhe deklarata e Ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli në Ministerialin
e NATO-s në Bruksel për vazhdimësinë e angazhimit të Shqipërisë në
Mbështetur në predispozicionin që ka ushtria shqiptare shprehje kjo e pro-amerikanizmit të mbarë shoqërisë, është e nevojshme që Shtetet e Bashkuara të mos reshtin asistencën ushtarake për Shqipërinë pasi vendi është një kontribues aktiv në NATO si dhe në operacione të tjera ushtarake ndërkombëtare. Duhet të kemi parasysh faktin që në raport me numrin e popullsisë dhe numrin e Forcave të Armatosura, Shqipëria kontribon rreth 8% në operacione, shifër kjo e lartë në krahësim me kontributet e vendeve të tjera më të zhvilluara dhe me potencial teknologjik më të larte.
Mbështetja e Forcave të Armatosura duhet të jepet në kontestin gjeopolitik duke pasur parasysh se ato do të shërbejnë jo vetëm si garantuese të sigurisë brenda vendit por edhe si instrumenta të politikës së jashtme duke u ridimensionuar në varësi të rolit që duhet të luajnë në rajon dhe rolit strategjik të sigurisë së energjisë. Në këtë kontest për tu përballur me sfidën e sigurisë së energjisë do të ishte e domosdoshme ristrukturimi I Forcave Detare Shqiptare, dhe kjo mund të realizohej me ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me qëllim që ti jepej Forcave Detare nje dimension reagues jo vetëm kombëtar por edhe rajonal.
Zhvillimi i Forcave Detare në funksion të sigurimit të rrugëve dhe investimeve energjitike në një aspekt, dhe ridimensionalizimi I tyre në funksion të eficencës reaguese dhe integrimit rajonal duhet të jetë prioritet për Shqipërinë pasi kjo nuk është më ceshtje dëshire politike por detyrim gjeo-politik për vetë pozicionin gjeografik dhe rolit që I paracakton ky lloj pozicioni Shqipërisë.
Një hap i rëndësishëm në thellimin më tej të marrëdhënieve SHBA-Shqipëri në fushën e mbrojtjes, edhe sipas strategjistit amerikan Zbignieë Brzezinski, do të ishte fillimi i programit “exchange officers” ku ushtarakë planizues të Shtabit të Bashkuar Amerikan të Mbrojtjes “Joint Staff” të instaloheshin në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe anasjelltas. Një bërthamë e tillë ushtarake do ndihmonte së pari harmonizimin e proçeseve dhe proçedurave të planifikimit të përdorura nga institucionet respektive të mbrojtjes dhe së dyti mbajtjen e vazhdueshme të lidhjeve të ngushta ndërmjet dy shtabeve për të garantuar koordinim më të lehtë në kohëra krizash.
Selektimi i ushtarakëve për të qenë pjesë e këtij programi do të lehtësohej nga vetë asistenca e pandërprerë amerikane në edukimin ushtarak dhe vazhdimin e finacimit të programit të mbështetjes për edukimin dhe trajnimin ushtarak (IMET).
Deri tani, në sajë të Programit “IMET” me asistencën e plotë të Shteteve të Bashkuara, janë edukuar në Amerikë një numër i madh oficerësh shqiptarë. Mendohet se ky program të ketë qenë një nga programet më të suseshme të asistencës që SHBA I ka dhënë dhe po i jep Shqipërisë sidomos në formatimin perendimor të elitës ushtarake të ardhshme edhe pse programi IMET ka gjithashtu kontribute të pakontestueshme në formatimin e elitës së ardhshme shqiptare jo vetëm në fushën e mbrojtjes.
Forcimi i asistencës dhe mbështetjes në Policinë e Shtetit dhe Agjensitë e Forcimit të Ligjit
Duke pasur parasysh dimensionet e reja që po merr mbrojtja dhe ku koncepti konvencional i saj po zvendësohet ngadalë me konceptin e rrezikut asimetrik, inpute kryesore në sigurinë kombëtare jep Policia e Shtetit. Asistenca e Shteteve të Bashkuara në fushën e mbrojtjes duhet ta bëjë pjesë të paketës së saj asistencën dhe mbështetjen për Policinë e Shtetit dhe Agjensitë e tjera të Forcimit të Ligjit në Shqipëri, kjo e lidhur ngushtë me faktin që objekti i punës së policisë, kryesisht organizatat kriminale, po e humbasin identitetin kombëtar dhe po shfaqen gjithnjë e më tepër trans-nacionale rajonale dhe ndërkombëtare.
Asistenca e Shteteve të Bashkuara dhënë kryesisht në formatimin e paketave ligjore, trajnimit dhe strukturimit ka dhënë frutet e veta por, Policia e Shtetit edhe pse ka bërë hapa cilësore në reformat dhe ristrukturimin professional mbetet ende shumë e kontestueshme për vetë natyrën e punës dhe ndjeshmërisë së shoqërisë për këtë shërbim jetik.
Një hap I rëndësishëm në forcimin e mardhënieve SHBA-Shqipëri dhe njëkohësisht mbështetje për agjensitë e forcimit të ligjit në Shqipëri, do të ishte ardhja në Shqipëri e ekipeve trajnuese amerikane të konceptit “Mobile Teams” por që nuk do të limitoheshin vetëm me trajnimin por edhe në patrullime të përbashkëta kryesisht në përmirësimin e imazhit të policisë në kontakt me publikun. Lë ende shumë për të dëshiruar përqasja profesionale ndaj qytetarit kjo ende e pa ndihmuar nga veshja policore profesionale dhe mesazhi i pakontestueshëm i ligjit që duhet të përcjellë oficeri i policisë.
Asistenca e Shteteve të Bashkuara duhet të konsistojë edhe në mentorimin dhe këshillimin për ristrukturimin e Policisë dhe ndarjen e saj prej disa shërbimeve që janë ende në varësi të Policise së Shtetit vetëm sepse tradicionalisht kanë qenë aty. Flas për Shërbimin Zjarrfikës i cili duhet të ristrukturohet në nivel kombëtar dhe të dalë si një shërbim i pavarur.
Asistenca për ngritjen e kapaciteteve reaguese dhe integrimin rajonal të këtyre kapaciteteve
Një tjetër hap I rëndësishëm I cili do të konsolidonte mardhëniet Shqipëri-SHBA do të ishte lehtësimi i shkëmbimit reciprok të informacionit për problemet e përbashkëta dhe rreziqet prioritare. Do të ishte frutdhënëse të përfitohej nga eksperienca e Shteteve të Bashkuara për krijimin e një agjencie informacioni ndërinstitucionale e cila do të menaxhonte një database kombëtar të unifikuar të informacionit duke lehtësuar shkëmbimin e informacionit dhe përdorimit të tij në kohë reale nga agjensitë e forcimit të ligjit dhe mbrojtjes.
Unifikimi ndërinstitucional i informacionit do të shërbejë jo vetëm si bazë për unifikimin ndërinstitucional të kapaciteteve reaguese dhe zvogelimin maksimal të kohës së reagimit, por edhe si bazë për integrimin rajonal të kapaciteteve reaguese.
Qëndra Ndërinstitucionale Operacionale Detare (QNOD) është shëmbulli më i mirë i konceptit të unifikimit të informacionit në shërbim të eficencës së kapaciteteve reaguese ndërinstitucionale dhe një model i mirë i mbështetjes konceptuale të Bashkimit Evropjan për Shqipërinë. Qendra funksionon, edhe pse nevojiten ndryshime ligjore për qartësimin e autoritetit të komandim-kontrollit të kapaciteteve reaguese në funksion të gatishmërisë operacionale të tyre dhe drejtimit të operacioneve.
Me të njejtin koncept dhe duke konsoliduar platformën e vezhgimit dhe monitorimit të bregdetit me vendosjen ne eficencë të sistemit Lockhed Martin në monitorimin e hapësirës detare, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe BE mund të hedhim bazat për krijimin e një qendre rajonale ku të integrohen informacioni dhe komandim-kontrolli mbi kapacitetet reaguese në benefit të rritjes së sigurisë rajonale dhe asaj kombëtare.
Asistenca në menaxhimin e projekteve madhore energjitike (TAP) në kuadër të sigurisë energjitike dhe implikimeve gjeopolitike që mund të sjellin
Idetë e para për një analizë koherentë të mardhënieve Shqipëri-SHBA janë kryer nga strategjisti Zbignieë Brzezinski i cili thekson se ”…siguria e energjisë duhet të plotësojë mbrojtjen dhe demokracinë si një shtyllë kryesore në marrëdhëniet dypalëshe SHBA-Shqipëri. Këto objektiva shtyllë duhet të përfshijnë nxitjen e investimeve amerikane në Shqipëri dhe garantimin që interesat e sigurisë së Shqipërisë të justifikohen në evolimin e infrastrukturës energjitike të Ballkanit”.
Në këtë kontest Shqipëria e cila ka depozita domethënëse nafte e gazi në rrafsh rajonal po përjeton një rilindje në këtë industri dhe lajmet e përditshme janë me të vërtetë inkurajuese. Zbulimi në Shpirag I një pusi me kapacitet 1300 fuci në ditë nga Kompania Shell-Petromanas konfirmon epërsinë rajonale në burime hidrokarburesh kjo e rëndësishme për të pasur një bazë për zhvillimin infrastrukturor energjitik dhe ekonominë e vendit.
Gjithsesi në kontest të sigurisë së energjisë asistenca e Shteteve të Bashkuara do të ishte shumë e nevojshme pasi Projekti TAP për vetë madhësinë e tij dhe për vetë mungesën e infrastrukturës energjitike lidhëse në rajon mund të sjellë implikime strategjike për Shqipërinë.
Ashtu si përmendur edhe më sipër, për tu përballur me sfidën e sigurisë së energjisë do të ishte e domosdoshme ristrukturimi I Forcave Detare Shqiptare, dhe kjo mund të realizohej me ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me qëllim që ti jepej Forcave Detare nje dimension reagues jo vetëm kombëtar por edhe rajonal.
Zhvillimi I Forcave Detare në funksion të sigurimit të rrugëve dhe investimeve energjitike në një aspekt, dhe ridimensionalizimi I tyre në funksion të eficencës reaguese dhe integrimit rajonal duhet të jetë prioritet për Shqipërinë pasi kjo nuk është më ceshtje dëshire politike por detyrim gjeo-politik për vetë pozicionin gjeografik dhe rolit që I paracakton ky lloj pozicioni Shqipërisë.