| E marte, 17.12.2013, 06:52 PM |
Advent (Ardhja): Kohë dëshmie e veprës fetare,
njerëzore dhe atdhetare!
Shkruan Don Fran Sopi
Rëndësia e kohës së Ardhjes (Adventit) duhet të jetë kohë e ndërgjegjes së besimtarëve, njerëzimit, kohë e zgjimit të ndjenjave dhe ftesë e çdo të krishteri për të kontribuar si besimtarë katolik të cilët në mënyrë origjinale ndajnë nga vetja e tyre për të varfër, për të sëmurë, për ata që nuk ka kush të kujdeset, për të pastrehët, për Jezusin i cili erdhi në këtë botë pikërisht si i pastrehë, skamnorë…Kjo ndjenë e dashurisë, e mirësësisë, e humanizmit duhet të jetë prezente në çdo aktivitet tonë, në mesin ku jetojnë dhe veprojmë, në familjet tona, në fshatin e famullinë tonë, në përgjithësi në popullin tonë të lashtë kristian, martir e bujar. Vetëm duke u solidarizuar me njerëz në nevojë, vetëm duke përqafuar vlerat tona, vetëm duke qenë në paqe dhe dashuri ndërvllazërore në jetën e përditshme vihet re dukshem krenaria e vërtetë fetare, morale si një element thelbësor i një jete vërtetë kristiane në popullin tonë.
Besimtarët duhet të dëshmojnë dhe realizojnë para njerëzimit objektivat e shumta të cilat na janë trasuar që nga ardhja e Jezusit (para dymijë viteve) në mesin tonë. Ai na tregoi rrugën e shpëtimit dhe shëlbimit, ne duhet këtë rrugë ta ndjekim dhe të tregojmë dhe bartim në zemrat e të gjithë njerëzëve me shembullin tonë, me jetë dhe vepra si psh. përmes shprehjeve të urta, mësimëdhënëse, mirkuptimit, harmonisë, dashurisë… kështuqë të senzibilizojmë botën me vlerat tona të shenjta fetaro-morale dhe e gjitha këto të shprehura me respekt dhe vlerësime ndaj Zotit si Krijues dhe Atë i të gjithëve pa dallim, si Babë i mirë i cili kujdeset për bijt dhe bijat e veta, pastaj të dëshmohet respekti për vëllaun e motrën njeri. Paraqitja e çdo të krishteri e kudo duhet të bëhet në mënyrë mbresëlënëse dhe në ne të shihet se jemi nxënësit e Jezusit dhe ndjekës të mësimeve të tija, dhe pikërisht se ai është dashuri edhe ne duhemi mes veti dhe i duam gjithë të tjerët, bile edhe armiqët tanë, pra siç na mësoi Ai vet.
Katolikët nuk duhet asesi të jenë pengesë në njohje të identitetit fetar, kombëtar… porse duhet shiquar dhe kultivuar ndjenjat që kishin për fe e atdhe heroi ynë Gjergj Kastrioti, Papa Klementi XI, pastaj Mosn. Pjetër Bogdani, e Lumja Nënë Terezë… Duhet të aktivizojmë idealet tona, shpresa asesi nuk duhet të jetë dykuptimshe, por reale…dhe pikërisht sikur të parët tanë edhe ne të kemi qëllime fisnike.
Gjatë historisë sonë kombëtare, është më se e vërtetë
se kemi has në bariera, në pengesa të mëdha për ta realizuar vetjen tonë, për të
ndjekur lirisht idealet e të parëve tanë. Por, përpjekjet tona, vullneti ynë,
amaneti i të parëve duhet të jenë më të forta se erërat e kohërave. Sot kemi
mundësinë të dëshmojmë fenë tone, fenë të cilën pranuam para dymijë viteve. Fenë
e dashurisë, fenë e mirësisë dhe bujarisë, fenë humane… Duhet që me ndihmën
reciproke vëllazërore të shtyjmë përpara, të kultivojmë vlerat e mirëfillta
etiko-morale, historike, për ta cuar në vend amanetin e të parëve tanë që të jemi
gjithnjë të gatshëm të dëshmojmë me fjalë e vepra se jemi ;“Pro Deo et Patria” (Për fe e atdhe).
Shkurtpamësia e jonë mund të nxisë habi!
Gjithësesi dhe urgjentisht duhet kërkuar një strategji funksionale për t’i dhënë fund një “virusi”, apo konflikti që ka hyrë në majet e élites së popullit tonë.
Është traditë e lashtë kristiane (pse jo edhe nacionale) në popullin tonë si dhe në Kishat përendimore që Adventi (Ardhja) dmth një muaj para festës së madhe të Krishterimit, pra Lindjes së Jezusit, të përgatitemi shpirtërisht në rend të parë por edhe materialisht që kjo festë të jetë sa më madhështore. Kjo festë që lidhet gjithnjë me parapërgatitjen dhe pritjen e ardhjes së dytë të Shëlbuesit të botës mbarë.
Së fundi është kjo kohë dhe periudhë që duhet të na stimulojë, të na shtyjë të reflektojmë qëllimet, vetjen tonë por edhe synimet e përbashkëta. Kremtimet e këtilla si Krishtlindja etj. populli ynë ka patur vështirësi t’i kremtojë lirshëm e në mënyrë madhështore duke patur parasysh se në farë vështirësi, peripeci e rrethana historike kaloi. Kështuqë na imponohet vetëm të kujtojmë Kuvendin e Arbërit i cili u organizua në mbrojtje të identitetit tone fetar e kombëtar dhe që mbrojti këto vlera e këtë pasuri, ky kuvend u mbajt me 14-15. janar 1703., afër Lezhës ku u mblodhë e gjithë Kisha shqiptare në një mbledhje që lirshëm edhe mund ta quajmë Koncil i Kishës katolike në trojet shqiptare. Kjo dëshmon se sa kujdesej Kisha për grigjën e saj, koncili u mblodh pikërisht në ditët, momentet më të vështira që kalonte populli ynë, ku ishte rrezik i asimilimit të tij fetar e kombëtar. Besimtarët tanë shqiptar katolik kalonin momente të vështira, rrezik asimilimi, por edhe vuajtje, përndjekje, presione e mundime të shumta nga ukupatorët turko-otoman. Përdhunimet, dhuna, vrasjet nuk kishin të ndalur në popullin tonë, ato ishin sistematike dhe të rënda…paguanin haraqe të mëdha, paguanin dënime, paguanin edhe ajrin që shfrytëzonin në trojet e tyre arbërore, paguanin jetën me kokë, e gjitha këto ndodhnin vetëm e vetëm që popullin ta frikësojnë dhe në këtë mënyrë ta dëtyrojnë që të konvertojnë dhe pranojnë fenë e okupatorit, pushtuesit…
Ishte kjo periudhë kur pak a shumë qëllimëkqinjët
ia kishin arritur qëllimit të tyre. Kohë e periudhë kjo e fenomenit të njohur në
popullin tonë me emërin si fenom i kriptokatolikëve (katolikët e fëshehtë=katolikë
që në shtëpitë, e zemrat e tyre mbanin fenë e të parëve, fenë katolike kurse
publikisht dhe përmes emërave që bartnin paraqiteshin botërisht si turq
musliman, ky fenom apo kjo dukuri sot e asaj dite është prezente ende në popullin
tonë.) Mirëpo, falë vegjilencës së burrave të mëdhenj të popullit tonë, falë udhëheqësve,
prijësve tanë fetar e kombëtar të vetdijshëm ndaj këtij rreziku, e falë Kuvendit të Arbërit
që kërkonte këmbëngulësisht të çrrnjoset kjo dukuri, ky fenomen i lig, neve
arritëm edhe me ndihmën e Zotit të shpëtojmë asimilimit total e të përgjithëshem
fetarë e kombëtar.
Ky fenomen ishte mënyrë e jetesës së dyfishtë, apo në popull e njohim me shprehje laraman-laramanizëm. Dihet dhe ishte e kjart se okupuesi ynë shumëshekullor synonte edhe largimin tonë, distancimin, nga kultura, orientimi dhe përcaktimi ynë përendimor, mendonte këtë ta arrijë edhe duke rrënuar edhe Kisha e objekte tjera fetare, duke dëshiruar të zhbëj një kulturë të lashtë, një popull bujar e human, një popull të madh, sepse i dha njerëz të mëdhenj historisë së njerëzimit gjatë shekujve.
Kështu që edhe sot ka tendenca që ky fenomen e fenomene tjera keqdashëse, nën trysni e lëvizje të ndryshme jofetare kristiane, joshqiptare e antivllazërore për qëllime të caktuara përfitimesh, dëshirojnë të na përcajnë, t’na largojnë nga orientimi dhe përcaktimi ynë shumëshekullor përendimor, nga rrënjët e identitetit tonë fetarë e kombëtar. Dëshirojnë t’na shpiejnë dhe çojnë kah një “Golgotë e re”, “Kalvar i ri” historik të ngjashëm me atë që kaluam e vuajtëm gjatë pesë shekujve nën robërinë turko-otomane, apo rreth një shekulli nën robëri serbo-sllavo-komuniste. Ky advent apo pritje e kremtjes së Krishtlindjes na ftonë në rilindje të vlerave tona fetare e kombëtare, në ruajtje të trashëgimisë së të parëve tanë. Prandaj, gjithëve iu uroj një advent të përshpirtshëm, ku do ngjallen ndjenjat e bashkëpunimit, humanizmit, bujarisë, mirësisë mirëkuptimit dhe dashurisë mes njerëzve, Dashuria e Drita e cila po vjen qoftë dhe qëndroftë gjithmonë në familjet tona, në famullitë e shtetin tonë, në popullin tonë shqiptar.