Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Florim Zeqa: Monitorim apo mbikqyrje?!

| E marte, 17.12.2013, 08:55 PM |


Prezenca e zyrtarëve të huaj në kuvend, monitorim apo mbikqyrje ?!

Nga Florim Zeqa

Nocionet liri, pavarësi dhe vetëvendosje ne shqiptarëve të Kosovës na kanë përcjellur që nga dekada e fundit e shekullit të kaluar e deri më sot.

Përderisa nocionin pavarësi e kemi konsumuar aq shumë, duke e shëndrruar në sllogan ditor, ketë të dytin, vetëvendosje e kemi prezent vetëm përmes një subjekti më të njëjtin emër por jo edhe në shpirtin dhe mendjen e popullit si ide dhe qëllim kombëtar.

Ndodhë kështu shkaku i varësisë sonë të tepruar ndaj ndërkombëtarëve dhe servilitetit të skajshëm të lidershipit kosovar ndaj zyrave diplomatike (ambasadave), gjë e cila ka bërë që nocionin pavarësi ta zbehin në masë të madhe si ndaj opinionit vendor ashtu edhe atij ndërkombëtar.

Të gjithëve na kujtohet çfarë buje politike u bë më rastin e mbylljës së zyrës së ICO-së dhe largimit të Pieter Feith nga Kosova.

Të gjithë liderët vendor e në veqanti pushtetarët, mbylljën e zyrës së ICO-së e patën kualifikuar si heqje të mbikqyrjës së pavarësisë së Kosovës,...duke e atribuar këtë si rezultat të punës së tyre, të kosnsolidimit të shtetit ligjor, stabilitetit, sigurisë, rendit demokratik...etj.

Sikur atëhere, edhe sot po e përserisë së mbyllja e kësaj zyrëje ishte vetëm një akt simbolik, dhe nuk e nënkupton heqjën e mbikqyrjës së pavarësisë, kur në Kosovë mbetët edhe më tutje një prezencë e fortë ndërkombëtare, duke filluar nga KFOR-i si garantues i lirisë sonë, organizata dhe agjensione të shumta e deri të EULEX-i që ka në duart e veta komplet sistemin e drejtësisë.

Kur kësaj i shtohet edhe ndikimi i fuqishëm i ambasadave të huaja kundrejt institucioneve të vendit, atëherë "Pavarësia" mbetët pak realitet dhe për më shumë si një nocion ngushllues për institucionet tona!

Zakonisht opinioni publik është mësuar të shofë korin diplomatik ndërkombëtar (ambasadat e huaja) në Kuvendin e Kosovës sa herë që merrën vendime në kundërshtim më vullnetin e tyre si bie fjala për; rezoluta për fillimin e bisedimëve më Serbinë, shitjen e KEK-ut, asociacionin e komunave serbe apo miratimin e ndonje rezolute tjetër, por jo në të gjitha seancat e zakonshme.

Seanca e fundit e kuvendit të Kosovës, në të cilën ishte prezent i tërë kori diplomatik, është treguesi më besnik i realitetit për të cilin fola më lartë, pra të aspektit mbikqyrjës ndaj institucioneve tona.

Edhe pse kjo një seancë jo shumë e rëndësishme, me siguri kurreshtja e ndërkombëtarëve ishte drejtuar ndaj adresimit vjetor të produktit të tyre (zarfit të Dellit) në kuvend apo siq jemi mësuar t'i themi Atifetës precedent (presidente) e Kosovës....besoj të kenë mbetur të kënaqur më përformancën e produktit të tyre, pasi kësaj radhe precedentja foli më bukur dhe më rrjedhëshëm nga herat e tjera madje pa "lexuar" në letër.

Ky është edhe një tregues i mirë do të thojnë ndërkombëtarët; "një populli të mjerë dhe të varfër nuk i duhen fare zgjedhjet, këto procese të gjata, të mundimshme dhe shumë të kushtueshme, kur ka mundësi t'i servohen lider të gatshëm dhe papërvojë politike".

Kosova e sotme i gjason gjendjës së një burgu kolektiv, e cila mbikqyret nga organet rendit ndërkombëtar (EULEX-i), kuvendi një koloseumi, ndërsa populli një kopeje delesh të ngujuara,...përderisa politikajt u ngjajnë barinjëve të uritur!

Për zotin e shpisë dihet, janë ndëkombëtarët, të gjithëpushtetshmit dhe gjithëfuqishmit e kohës sonë.

Ketë që themë e dëshmon fakti së përfaqësuesit e zyrave diplomatike (ambasadat), EULEX-i, KFOR-i, etj, hyjnë e dalin sa herë dojnë nëpër institucionet më të larta shtetërore, pa pasur nevojë të trokasin fare,...madje për organet lokale të rendit (Policinë e Kosovës), janë bërë të pamëshirshëm.

Rasti i fundit i ngritjës së aktakuzës nga ana e EULEX-it kundër 11 pjestarëve të njësisë speciale të policisë së Kosovës (ROSU), ndaj atyre që më trupat e tyre mbrojtën ligjëshmërinë e atakuar nga ekstremistët dhe huliganët serb!

Kjo tregon mos funksionimin shtetit dhe nivelin poashtu shumë të ulët të drejtësisë ndërkombëtare e cila në vend që të arrestoj kriminelët serb, që rrëfehen lirshëm para kamerave televizive për krimet e tyre ndaj civilëve shqiptar, bënë të kundërtën e saj më atakimin e mbrojtësve të rendit dhe ligjit në vendin e tyre! T'i thuash padrejtësi kësaj është pak.