| E marte, 17.12.2013, 08:30 PM |
KOSOVA,
DASHURIA IME
(Me serbët ne jemi fqinjë. Në kohë paqeje i japim bukë njëri tjetrit. Mirëpo, në çastin kur serbët mësyjnë tokat dhe shtëpitë tona, shprehet Ali Tahir Aliu, nga Bardhyli ( Bradashi ) i Besianës, ne jemi të shtrënguar t´i ngrejmë pushkët kundër tyre! Toka denbabaden shqiptare, as s´ jepet dhe as nuk falet! Kosova ka një shekull që nuk bën gjumë natën nga pretendimet e Serbisë!..)
Nga
Rrustem Geci - Dortmund
Ne që trupin
e mërguam nëpër botë si pasojë të shtypjes së egër dhe luftës, jo pak jetën e dhënë nga prëndia po e
harxhojmë nëpër vende të huaja, dhe për të huajtë.Unë kujtoj thotë Ali Tahir
Aliu, nga fshati Bardhyl ( Bradashi ) i Podujevës, se është çasti që t´i
trokasim vetes, dhe t´ia bashkangjesim trupit, mendjen, shpirtin dhe mençurinë,
dhe të kthehemi në atdhé. Republika e Kosovës, apo thënë shkurt, Kosova-Shqipëri,
është dhéu ynë, gjuha dhe dashuria jonë. Pa këtë adresë të atdheut, ne do të kishim
as emër dhe as mbiemër, po vetëm një popull i shkrirë në një populli tjetër. Rruste,
më thotë Aliu, shqiptarët janë prindërit të mirë, i duan fëmijët, i duan vëllëzërit
dhe motrat, i duan nipërit dhe xhaxhallarët, tetet dhe dajat, fushat dhe malet,
krojet dhe lumenjtë, vajzat dhe gratë e bukura, dhe mbi të gjitha e duan gjuhën
dhe vendin e tyre ku janë lindur. Unë nuk jam në mërgim se kam dashur të aventuroj
këtej, apo se më ka thërritur mërgimi, shprehet Aliu. Mërgimi për të pamërguarin
është botë e panjohur, e veshur me para të premtuara, dhe drejtësi të ekzagjeruar.
Jeta ime e veshur me mërgim jo herë-herë është, e ëmbël. Mërgimi për atë që është
atdhetar, ka shije të thartë dhe gërryese. Ali Tahir Aliu, u lind më 17.03. 1968,
në Bardhyl të Besianës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen,
në Besianë. Libri për Kosovën mua më mbeti i pashkruar dhe i papërfunduar. Kryengritjet
e Kosovës aso kohe ishin të përditshme, më thotë Aliu. Unë edhe kur bëj gjumë,
duart i mbaj grusht, ndërsa ëndrrat e mia janë krejt epike, dhe me beteja të ashpra.
ekonomi familjare tërësisht të shkatërruar. Ky çmimi i gjakut dhe i
pasurisë, dhënë luftës sonë për liri, bëri që SHBA-të, NATO, dhe e gjithë bota
t´i vehet në ndihmë, Luftës për liri të Kosovës. Në atë luftë të pabarabartë Amerika
na bëri me shumë duar, dhe fizikisht Kosovën e shpëtoi nga shuarja. Unë dhe
familja ime, më thotë Ali Tahiri, një burrë fjalë pak e i guximshëm, lirisë së së
Kosovës i kemi dhënë mjaft për kohën. Fal organizimit të mirë, dhe përgatitjes
për luftë, Llapi dhe Anamorava, nuk lejuam që të ndodhë Tivari dhe Srebërnica. Babai
im Tahiri ishte i veshur dhe në front të
luftës, që nga ditët e para. Tek shqiptarët, kur babai është në luftë me dike,
edhe familjarët atë e ndjekin, dhe janë luftëtarë të tij. Bashkim Aliu, im vëlla,
i lindur me 2.01. 1983 në Bardhyl të Llapit. Ai në moshë fare të re (18 vjeç ) u
radhit në radhët e UÇK-së. Bashkimi bashkë me prindërit, Mëmën, babain, vëllëzërit,
motrat dhe xhaxhallarët dhe familjet e gjerë, kontribuan shumë në bartjen e
ushqimeve, armatimit, dhe ndihmë të plagosurve. Ne jemi fqinjë me serbët, më thotë
Aliu, një biznesmen i sukseshëm në