GJYGJI MË I MADH
ËSHTË GJYGJI I
POPULLIT
REAGIM NDAJ
AKUZAVE, SHPIFJEVE DHE TË PAVËRTETAVE TË MAJTISTIT,
LENINISTIT, MARKSISTIT, ENVERISTIT , z. ADEM
DEMAQI
Nga Ramiz
DËRMAKU
z. Adem
Demaqi; Gratë thonë; “Shyqyrë që ra kjo dekë e u pamë“e në shqipëtarët jemi
vobektoria me e demshme që hedhim baltë e pluhur mbi ikonat që na i pranon e tërë
bota kurse neve i urrejm.
Akuzat,
shpifjet, dhe xhelozia e juaj z. Adem Demaqi, apo siq e quajtëm ne shqiptarët “Mandela i Kosovës“
, ndaj kryetarit të parë historik Dr. Ibrahim Rugovës, sa është e dëmshme për gjeniun e kombit z. Dr. Ibrahim Rugova, edhe më e dëmshme është
për vetë autorin. Ato fjalë ato akuza, ato shpifje ato paçavura prej nje
hipokrati të Adem Demaqit, tregojnë se në çfarë gjendje psiqike ndodhet ;
marksisti, leninisti, enveristi, “vëllau“ i popullit serb z. Adem Demaqi. Populli
vite më parë betohej në emrin z. Adem Demaqi, dhe kur fliste ai, populli ishte
i gatshëm të sakrifikoj edhe me të shtrenjëtën jetë për juven por mëkat qenkan
mashtruar keq. Unë nuk dua të akuzoj z. Adem Demaqi, për deklaratat e
intervistat e tija mellagomane që u ka dhënë mediave shqipëtare por edhe atyre
serbe. I nderuari dhe i respektuari z. Adem Demaqi, ju vite më parë keni qenë njeriu
më respektuar si në trojet tona etnike ponjashtu edhje në Diasporë, ponjashtu
edhe nga të tjerët, ju e keni ngritur lartë çështjen e Kosovës në arenën ndërkombëtare,
ju keni sakrifikuar edhe jetën tuaj për zgjidhjen e drejtë të çështjes shqipëtare
në përgjithësi, por akuzat, opinionet dhe thash e thënat tua viteve të fundit
janë një dëshmi e gjallë e urrejtjës patologjike se diçka nuk është në rregull
me Ju.
Akuzat
tuaja të pa argumentuara të cilat po ia servon opinjonit flasin qartë se ju
tani nuk po i kontriboni zgjidhjes së drejtë të çëshjtes sonë kombëtare,
ndertimit e forcimit të institucioneve të shtetit të Kosovës, por po i pengoni
ato. Ju i nderuari z. Adem Demaqi, jo që nuk po e ndihmoni ndertimin e
institucioneve tona por po krijoni përqarje pra thënë shkurtë ju të shtyrë nga
xhelozia, apo .., posë që po e dëmtoni imazhin tuaj po shkaktoni edhe pengesa në
unitetin e liderëve të institucioneve tona edhe ashtu të brishta e pa përvojë. Akuzat,
shpifjet dhe intrigat tua të pa argumentuara flasin kjartë se në ç’farë gjendje
të vështirë shpirtërore psiqike po i kaloni ditët e pleqërisë së thellë. Për ju
do ishte më mirë që të largoheni nga akuzat, shpifjet dhe përqarjet.
Derisa
para disa viteve ne krenoheshim me veprimtarinë tuaj, guximin, atdhetarizmin
dhe sakrificën që bënit për zgjidhjen e drejtë të çështjes sonë kombëtare, sot
bëni veprime destruktive, bile shkoni aq largë sa i akuzoni edhe njerëzit të cilët
kanë vdekur vite më parë. Po ky popull i cili me krenari e respektë e dëshirë të madhë
e përmendëte emrin tuaj vite më parë.., sot po ata njerëz kur ndokush e përmend
emrin tuaj, ndien dhembje .., dhe nuk do ta dëgjojë emrin tuaj. Ne derisa
ndodheshim në Kosovë gjatë viteve 88,89,90, në protestat e demostratat tona te
shumë atdhetarëve me shumë vullnetë e krenari bërtisnim ; Adem Demaqi..,Adem
Demaqi.., Vite më parë ju ishit idol i të gjithë shqiptarëve pra si për nxënësin,
për studentin, për bujkun, për minatorin, për fermerin, për muratorin për
mjekun, etj .., etj , sot jeni i harruar nga populli. Po z. Adem Demaqi, deklaratat tuaja
dhënë mediave të shkruara dhe atyre elektronike, , flasin qartë se ju e keni
humbur hapin e kohës,meorien dhe se ate çka e flisni para dite e mohoni pasë dite.
Deklaratat tuaja të pa argumentuara, përqarëse, akuzuese, jo që s‘ po ndalen
por atoçuditërishtë për çdo ditë si duket po shtohen ndaj atdhetareve liderëve
e intelektualëve, pa kurfarë baze juridike e ligjore. Bile disa deklarata tuaja
po sikur të vepronte ligji dhe gjykatat, ju do të ndesheshit edhe me ligjin. Por
sido qoftë gjygji më i madh është gjygji i popullit. Derisa deklaratat e
intervistat tuaja ugurëzeza dikur dhënë mediave të shkruara dhe atyre
elektronike, në kohën kur askush (nga ajka e popullit) nuk guxonte asë të mendonte
diqka kundër ligjit , ju me guxim dhe vendosmëri ia thonit armikut tonë shekullor.
Sot i nderuari dhe i respektuari z. Adem Demaqi, si duket ose i keni harruar
ato fjalë.., ose .., Ne shumë raste populli ua dha besimin, u dha detyra të rëndësishme
por asnjëren nga to kurrë nuk i kryet ashtu siq kërkohej nga kodi I popullit
dhe ligji. Ju u zgjodhët përgjegjës apo thënë zëdhënës dhe vendimarrës i
Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, edhe aty nuk e kryet detyrën tuaj ashtu siq
duhej detyrohej zonja e nderuar Merlin Ollbreit për interesin e popullit shqipëtar
te ju luste juve ne Lublanë e ju me adoleshenten tuaj prej një “fëmiu”luani
rrolin e ugurzezës. Ndoshta zoti Adem Demaqi, mendoni e shpresoni se një ditë do
të kthehet në Kosovë, Shqipëri, apo trojet etnike: marksizmi, leninizmi,
socializmi, enverizmi, ku një njeri vendoste për çëshjte kombëtare.., Pra fjalët
e atij burri (Enver Hoxhës) ishin ligje, të pashkruara, dhe kur ai epte urdhërin
të vritej një intelektualë apo një fshatarë i cili gjëja .., se e paska thyer“ligjin“
.., ai fjalë duhej të realizohej pra të merrë dënimin më të rëndë .., dënimin
me vdekje. Ju zoti Adem Demaqi, e lodhët popullin me propozime, unitetit për
internacionalizimin e çështjes sonë kombëtare në arenën ndërkombëtare. z.Adem
Demaqi, sot jo që ju ka harrur populli.., por ju ka harruarë edhe familja e
ngushtëj. Sot z. Adem Demaqi, ju jeni i harruar dhe i pa respektuar, nga
populli. Akuzat, opinionet, komentet dhe shpifjet tuaja ndaj disa intelektualëve
të denjë siq ishte gjeniu i kombit Dr. Ibrahim Rugova, po dëshmojnë se ju vuani
nga sëmundja e karierizmit dhe dëshironi që për çdo gjë të vendosni ju, dhe
fjala jote të jetë Ligjë. Në romanin tuaj titulluar“Vetmohimi“ , ju pos tjerash
shkruani;“Vëllezërit“serb, po kjo krejt do të ishte në rregull nëse edhe për
liderët e Kosovës dhe ata të Shqipërisë mëmë, do i quaje vëllezërë e jo armiqë.
Po ju përkujtojmë se që nga ardhja e juaj në krye të Lidhjes së Shkrimtarëve të
Kosovës, jo që nuk e keni nderuarë z. Ibrahim Rugova, por qka është më tragjike
ju as emrin nuk ja keni përmendur kurrë, për kontributin që dha si për
internacionalizimin dhe zgjidhjen e çështjes sonë kombëtare në arenën ndërkombëtare.
Detyrë imediate e juaja si dhe e kolegëve të tu, pra që aderojnë në LSHK-së që s’paku
t’ia përmendni emrin teoricientit dhe estetit të letërsisë, shkrimtarit,
kritikut letrar, liderit të Lëvizjes Demokratike e më vonë kryetarit të Lidhjesë
Demokratike të Kosovës dhe së fundi kryetarit të parë të shtetit të Kosovës,
gjeniut të kombit akademikut Dr. Ibrahim Rugova nuk di çfarë ju pengon juve përmendorja
e të madhit Dr Rugova në qendër të kryeqytetit kur Rugovën e ndëron bota e
civilizuar, Amerika si kryetarin e pare historik të Kosovës.E krejtë në fund ju
kasha lutur qe ta leni hipokrizin mediokere dhe gjelozinë karrshi një të vdekuri
se nuk është në domenin tend andaj mos t’ju gjykojë populli se mallkimi i
popullit është denimi më capital.
Punuar me
16.12.2013