| E hene, 16.12.2013, 08:02 PM |
Në Kështjellën
e Hyjneshës së Frymëzimit
(Refleksione rreth vëllimit, Nga ëndrra në ëndërr, Bukuresht 2013)
Zhurritja e poetit përbën sakrificën e tij supreme për të mbetur i pavdekshëm në kështjellën e Mbretëreshës së Frymëzimit. Drita e Zotit përmbush një rrjetë rezesh përmes së cilës i jep fuqi edhe mbretërisë së gjërave të dukshme, madje edhe sokolave të Kosovës që derdhën gjakun për liri dhe pavarësi.
Nga Baki Ymeri
Hije e drita ka në vargjet e poetit. Ditë e netë dhe stinë. Mbrojtësi ynë i lartmadhërishëm nuk dremit dhe nuk kotet. Ai ka krijuar dheun që vërtitet duke e pajisur përrreth me të gjitha yjet e universit, dhe meqë sytë e Zotit venerojnë pa pushuar krejt hapsirën e paskajshmërisë, drita e Tij përmbush një rrjetë rezesh përmes së cilës i jep fuqi edhe mbretërisë së gjërave të dukshme, madje edhe sokolave të Kosovës që derdhën gjakun për liri dhe pavarësi. Sipas Shefqet Dibranit, “Gjakim të përhershëm, poeti ka lirinë dhe barazinë qytetare, prandaj me afsh dhe mburrje ka shkruar për periudhën që ia ka ngritur nderin dhe krenarinë popullit të tij për çfarë kanë rënë dëshmorë, Adem Jashari apo Ismet Jashari, të cilët për kah akti heroik dhe mbiemri na dalin kushërinj, por për kah rrënja gjenologjike dhe hapësira gjeografike u takojnë dy trevave të ndryshme të cilat u përfshinë në flakën e luftës së fundit.”
Këtë e vërteton edhe autori i parathënies, Daniel Marian, sipas të cilit, „Përmes dritës së vonuar, kambanat e lirisë ndezin ëndrrën e zgjuar në syrin e kujtesës sonë. Ky është mesazhi elementar i librit më të ri të poetit Burhanedin Xhemaili. Hapat e tij çapëlojnë nëpër faqet e historisë shqiptare, sa krenare, po aq edhe e hidhur: „Dy mijë vjet të kërkova”, klith poeti duke lansuar kushtrimin se atdheu është më shumë se një dashuri dhe një aspiratë, një kuptim që në vetëvete konfiguron dimensionet e fatit, duke transfiguruar në fjalë atë që është më vështirë për ta thënë për konditën humane: „nëpër detrat e trazuar/ të kërkova/ sytë më lotuan nga uji i zi/ nëpër fusha male botës udhëtova/ dasmat vdekjet s’pushuan/ të kërkova edhe në varrezat/ e stërgjyshërve...”
“Kambanat e lirisë” ngërthejnë në vete një gamë kushtrimesh që e rindezin patriotizmin e shqiptarëve. Poeti kujton tingujt e këngës në harrim, kambanat e lirisë dhe shiun e ëndërruar me bubullimë, trupin e saj që vallëzonte në gotën e mbushur me verë Khajami, „qirinjtë e ndezur flakë/ mbi sofrën time të pashtruar”. Dhe më tej, poeti kujton kujtimet e hidhura dhe gëzimet e fjetura në gjumin vjeshtak „deri në agimet e reja/ që do ta përcjellin terrin e tmerrit/ me këngën e zgjimit/ dhe dritën e diellit/ në lindje…”. Traditat shqiptare përbëjnë një mrekulli të historisë, kurse kujtesa e ditëve të shkuara shndërrohet në një „mjegull të zezë” kur „kambanat i bien territ e tmerrit”, kur „populli thërret/ mbi shkëmbin e Kullës që tymon/ për bashkimin e yjeve rreth hënës/ që thërret për dritë/ se gjaku për liri falet/ thotë populli që po këndon/ në dasmë të përgjakur e s`po vajton...”. Dhe ç’thot më tej kritika rumune për këtë shqiptar të frymëzuar?
“Ëndrrat dhe poezia janë fati im, gëzim i vonuar, gjaku i dritës, zjarri i shpirtit, vetmi shekullore, kujtesa e zgjuar... Autori përdor në një vend sintagmën “zhbiroj” që ka kuptimin figurativ kur të vijnë frymëzimet dhe degdisen në labirinthin e harresës. Sipas tij, nga përjetimet e shkuara, mbetën përfytyrimet e çasteve rinore dhe ëndrrat e zgjuara “te Currili i Zanave/ që na shituan/ në agun e hershëm/ të ditës magjike...”. Burhanedin Xhemaili posedon një imagjinatë të bujshme që ndërlidhet me vlerat e poezisë mondiale: “sikur të shembet edhe qielli/ bashkë me yjet,/ nuk do ta përsëris më atë fjalë/ që po më ndjek si hije/ ngado që po shkoj/ e po kthehem...”. Dhe kjo nat? e vonshme, sipas tij, p?rjashtoi marshin e ?ndrrave t? trishta, pran? dhomave t? gjumit, aty ku shkrihen ndjenjat e zgjuara sikur vesa n’agim, dhe zgjoi heshtjen e fjetur brenda shtratit t? guac?s “me tingujt e afris?/ dhe me dritat vezulluese t? p?rjet?sis?...”.
Zhurritja e poetit përbën sakrificën e tij supreme për të mbetur i pavdekshëm në kështjellën e Mbretëreshës së Frymëzimit. Sipas Zejadin Ismailit, “Burhanedin Xhemaili vazhdimisht rropatet për të eksploruar, jo të zakonshmen dritë, siç e bëjnë pothuajse gjithë poetët, por, ai rend e rend me tërë hovin shpirtëror e mendor për ta gjetur së pari dritën e syve të shpirtit dhe dritmendjen e arsyes, sepse sikur e ka kuptuar se pa shpirtmirësi dhe pa edukatë e disiplinë mendore, s'arrihet as drita e lirisë.”
Poeti është
ai që ka qenë gjithmonë, një zë kryengritës që dëshmon se din të na e ripërkujtojë
të shkuarën duke depërtuar rrugëve ku ballafaqohet me enigma dhe dëshmi
atdhetare që flasin me një gjuhë të zjarrtë universale: Jeta e humbë kuptimin e
vet/ kur format e hijeve të panjohura/ na ndjekin si silueta vezulluese,/ dhe
nuk ngjiten lartësive të turbullta/ se mund ta humbin drejtpeshimin/ në përpjetëzen
e Sizifit”. Dhe më tej: “dhe në teposhtëzen e rrëshqitshme/ nga fluturojnë hijet
e demonëve/ që gjenden kudo/ në këtë kohë të mistereve/ që marrin formën e
enigmave/ pa çelës...”. Autori mediton për Murin e Berlinit dhe ëndërron për
shembjen e një muri të vjetër ballkanik. Ai shkruan për heshtjen e vdekjes dhe
Korbin e Alan Posë, për Rozafën dhe ortekun përmbytës mbi kulmet e shtëpive, “kur
gjumi është vdekje/ e vdekja gjumë”.
Nëse tentojmë të deshifrojmë tekstet, mund të konstatojmë se në kontekstin e tyre shpërthen një dritë që nuk parashtron pyetje të shumta, sepse kemi të bëjmë me një poezi të sinqertë e të çiltërt. Vërejmë një shpirt të brishtë me meditime të veçanta ndaj jetës, natyrës dhe zjarrit të ndjeshmërisë. Poeti është ai që u jep fjalëve kuptimin e tyre. Autori përjeton fluturimet lirike dhe mallin si një det i trazuar t’i zgjon ndjenjat e thella. “Malli i përjetësisë mbetet peng kujtimi”, si një shkëmb i harruar nga valët e detit në trazim. Sensibilitetit i shkrimtarit është një dhunti “dhembjesh” të përflakura që merret me perfeksionimin e formave, me gjetjen e rrugëve për dëbimin e kujtimeve të hidhura, “me këngën e zgjimit/ dhe dritën e diellit/ në lindje...”, me zjarrin e dashurisë që ta magjeps shpirtin dhe s’mund ta harrosh.
Dhe ja më në fund gjaku i dritës, nata e heshtur, kënga e zgjimit, drita e vonuar dhe kënga e zogjve të harlisur! Poeti që shkruan duke jetuar dhe jeton duke shkruar, është i bindur se dy mijë vjet nuk i mjaftojnë për të deshifruar të vërtetat e botës, dhe sidomos të vërtetën e vet që është e një kombi të tërë. Shqiptari në vargjet e Burhanedin Xhemailit nuk është një zog i harlisur por një „përkushtim i trashëguar/ për ta ndërtuar piramidën/ e vlerave njerëzore”, pa harruar se ky rrugëtim nuk do të ndalet kurrë. Nëpërmjet poezisë „Populli im”, autor na pajis me një nga perlat më të ndritura të lirikës patriotike shqiptare: „Dy mijë vjet/ kërkove yllin e dashurisë/ gurin e ilirisë/ dy mijë vjet/ i ndjekur i vrarë i helmuar/ deri në vdekje/ qivurin e mikut tim/ mbështjellë me flamur kuq e zi/ e mban mbi supe/ e shpirti të dridhet/ flaka rritet”.
Dhe ja, përfundimisht edhe një tjetër, që meriton të mbahet mend! Fjala është për poezinë „Kënga ime më qorton”. Po e japim vetëm një fragment që vlen sa një monument: „ik nga jeta më thotë/ përqafo diellin yjet/ trimave të ditës mos u beso/ ik në majë të Karadakut/ ngre zërin/ lugetërit ia kanë frikën/ oshëtimës së Karadakut”. Vlen ta komentosh me frymëzim lirikën e tij. Përmes rikëndimit në gjuhën rumune për Burhanedin Xhemailin mund të themi se është një poet universal i dritës shqiptare, një vullkan i zjarrtë i përmallimit, dashurisë dhe atdhedashurisë.