Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Rudi Berisha: Sypatrembur Mujë Krasniqi

| E diele, 15.12.2013, 11:28 PM |


Sot 15 vjet pa ty o sypatrembur Mujë Krasniqi, po sot ishin të gjithë më ty, ti ishe në zemrat tona!

Nga Rudi Berisha

Prishtinë, 14 dhjetor – Sot në sallën e kuqe në pallatin e rinisë u mbajt Akademia Përkujtimore kushtuar në shënim të 15 vjetorit të rënies së Komandant Mujë Krasniqi, 165 dëshmorëve të Brigadës 113 të UÇK-së, 41 dëshmorëve të rënë në kufi më 14 dhjetor 1998.

Edhe pse kaluan 15 vite sot u dëshmua çartë se sa respektojmë gjakun e dëshmorëve, sot u pa shumë bukur që të gjithë ishin të bashkuar për të kujtuar komandantin Mujë Krasniqin.

Më fjalën e tyre për të folur për dëshmorët ishte dhe një fjalë rasti shprehu edhe njeriu i rezistencës, faqja e historisë, legjenda dhe heroi kombëtar shqiptarë Baca Adem Demaçi. Në fjalën e ti na le një mesazh që të mbrojmë qytetin nga anti-heronjtë që sot kanë kapluar qytetin.

Baca Adem Demaçi ju bëri thirrje të gjithë lidëve tanë politikë që të kanë vëmendje armikun, se ai të mira i ka planet, dhe punon për të dëmtuar atdheun tonë, dhe të kemi shumë kujdes dhe të punojmë për të mirën e kombit. Baca Adem Demaçi i përshëndeti të gjithë dhe i falënderoi për organizmin e mirë dhe për vlerën që po ju falet dëshmorëve të UÇK-së.

Më fjalën e tij u paraqit edhe komandanti i Brigadës 113 Mujë Krasniqi, Hysni Shabani. Po ashtu edhe një fjalë rasti pati para mysafirëve edhe deputeti i Republikës së Kosovës, Daut Haradinaj. Më fjalën e tij u paraqit edhe ish luftëtari të UÇK-së, një-herit edhe deputet i Republikës së Kosovës Rexhep Selim. Si dhe krejt në fund më një fjalë falënderuese i përshëndeti kryetari i shoqatave të dëshmorëve të kombit Xhavit Jashari.

Të pranishëm në këtë Akademi Përkujtimore ishte edhe lideri i Lëvizjes VV, Albin Kurti, babai i dëshmorit të Afrim Zhitis, Baca Osman. Kishte mysafir nga Llapi e nga Drenica, ishte madhështi në këtë pjesëmarrje për të kujtuar dëshmorët e atdheut, luftëtarët e lirisë dhe ata që flijuan jetën për të qen Kosova e lirë.

Sot u dëshmua çartë se gjakun i dëshmorëve bashkon edhe ata të cilët janë larg mendimeve politike, sot duhet të jemi më të bashkuar se kurrë së kështu na porosit gjaku u komandantit dhe sypatremburit Mujë Krasniqi.

Vetëm të bashkuar do të ecim përpara, vetëm të bashkuar do të bëjmë fuqinë dhe shteti do të jetë më i qëndrueshëm, vetëm të bashkuar dhe duke menduar dhe vepruar kombëtarishtë do të bashkojmë të gjitha tokat shqiptare.

I paharruar qoftë kujtimi për te. Zoti e bekoftë Mëmëdheun.

Rudi Berisha - Publicisti / Shkrimtari / kryetari i Klubit Letrar ‘’ Zahir Pajaziti ‘’, Podujevë – Prishtinë