| E shtune, 14.12.2013, 01:41 PM |
Mos ma shaj lum’ baca kryqin…
-BASHKËBISEDË ME MARASH ÇUN BARDHECIN E APRRIPËS SË GURIT-
-Me Marash Bardhecin, vjeç 80, i pyetur nga unë Gjon Markokaj, ditën e Shën Stemastianit; me datë 20 - janar - 1969, në shtepinë e Prelë Martinit, në fshatin Fierzë-
Nga Gjon
Markokaj
1- Ju Marash Çun Bardheci, rrjedhni nga nji fis i fortë, i fisit Merturit. Me sa kam ndigjue unë, ç'na thua ndonji gjë per jeten tande?
- Kam mbushë 80 vjet, edhe ti, pak a shumë më njeh. Jam Marash Çuni, i Çun Bardhecit, Bardhec Hajdarit, Hajdar Ukës Aprripe e Gurit--Fisi Mertur.
I pari i jonë Hysen Uka; këndohet në këngë asqerçe:
…Hajdar Uka kallë kamishin/
Mos ma shaj lum’ baca kryqin/
Për dy pare pushken ta nisi/
Për dy pare ta nisi pushken/
Vranë dymbëdhjetë për Hysen Ukën….
— Jam
brez i Hysen Ukës, jam burrë merturi. Gjate gjithe jetes sime, me ka shoqeruar
besa e pushka. Brezi im, s’ është nenshtrue, "derzhave të huaja",
2 -- Marash ti ke jetue malit Koçak, na fol diçka nga Jeta e jote prej Koçaku?
-- Kam luftue, përkrah djelmnisë, Pukës e Tropojës. Familja ime dhe vetë kemi nisë jetën e malit, jetën e komitit qyshse me turqit. Në vitin 1909, unë isha vetem njizet vjeç dhe isha në mal kundra turqve, ndersa vëllai im Adullah Quni, ka marrë pjesë, gjatë viteve 1909 - 1912 në levizjet anti turke, me djelmninë e Pukës, në luftimet: Në Pezhve e në Lejthizë. Unë atë kohë isha me komitët në Zonën e Iballës, e jetonim më shumë, në Bjeshket e Çllumit te Merturit. Unë ndejta tre vjet në mal, të mos i nënshtrohen e të mos shkoi ushtar, në shërbim të turkut. Në këto vite, jam takuar nëpërmjet Bek Ahmetit të Gjonajve të Gegysenit, më Bajram Currin, më të cilin kam pasë lidhje të vazhdueshme gjersa u vra.
Në Kryengritjen e Pergjithshme që, organizoi Bajram Curri, në vitin1912, me burrat e Malësisë së Gjakovës, e të Kosovës, kundra turqve nëpër Kosovë e gjer në Shkup, unë kam qënë, shumë i sëmurë e s’ kam marrë pjesë. Me Bajram Currin, jamë takuar në shtepinë e Zmal Pjetrës në Fierzë. Në kohën e Qeverisë së Durrësit , ushtarët e Esat Pashë Toptanit më burgosen, si njeri i levizjes, më futen në nji ahër lopësh e me ruajten më ushtar 37 ditë. Mbas tridhjet e shtatë ditësh vëndosa, t' iku. Në kohën kur, më nxorrën për të kryer nevojën, u ika zaptive të Esat Pashës. Ata më gjuajten mem vra, por unë shpetova , për "qime të flokut", se qëllova njeri pa "exhel"dhe ika në mal. Vëndet Ballkanike, sulmuen Shqipërinë. Unë isha malit, kur duel "kushtrimi" se u sulmue Malësia e Gjakovës, nga serbo - malaziasit, të cilët e dogjen e bënë shkrum e hi. Malësia iku, me gra e fëmijë e dualën në Rrethin e Pukës, në drejtim të Dukagjinit e gjer në Shkodër; unë me djelmt e malësisë, të Nikajmerturit, zumë Qafën e Kolqit. Aty eshte ba luftë e madhe.
Gjate luftimit janë vra disa shkie. Në dy anët e pritës sime kam pasë Kamer Prelën e Mëserrit, e Ali Hakën e Kapitit. Ali Hakën e vranë vdekun, ndersa Kamer Prelën e varruen rëndë. Atu jam kacafytë, fyt - përfyt, me nji naçallnik serb, i cili na mësyni me jurish, më pas e vramë. Nëper flakët e pushkëve e kam marrë Kamer Prelën e plagosur e kam fshehur në pyll. Ai shpetoi, por vdiq ma vonë në burgun e Zhurit. Në i ndoqem këmba - këmbës. Në këtë mësymje tonën kanë dalë djelmt e Gegysenit e të Lekurtajve, me arëm të mshefta e më sakica e na kanë ndihmue. Shkiet, në shënjë hakmarrje, i pushkatuen 16 - vetë, në "Shkallën e Grisë". Në i ndoqëm më pushkë gjersa u kaluam urën e Bujanit. Aty në jemi shpërndarë nëpër Krasniqe e kemi hëngër darkë. Shkieve, u erdhen forca të reja e kërciti perseri pushka, mitaloz e top. Në përballë forcave të shumta u detyruam të terhiqem. Ata erdhen përseri gjer në Rajë, e në Qafën e Kolqit. Ne përseri i pritëm me pushke dhe i ndoqem gjersa jau kaluam kufirin. Më kujtohet, si organizator, prijës të djelmnisë, kemi pasë, Sadri Bardhin, Sadri Trimin, Shytan Brahimin, Gjelosh Ramën, Mark Sadikun. Këta i prinin djelmnisë në luftë here - pas here. Gjatë këtyre përpjekjeve janë vra edhe tanët përveç atyre që thash, Kolë Sejdia Curraj, Nikë Delia Salcë, Sadri Trimi, i Shengjergjit, prijës i djelmnisë, Zhuj Uknikaj, Lekbibaj, Tahir Sokoli Mëserr e shumë të tjerë nëpër malësi.
Mbas ikjes së shkieve, kam mbajtë arëm përseri. Gjatë kohës që në Shqipëri erdhen nëmcelitë (Austro - Hyngarezët), unë gjithë kohën, sigjithnji, ndejta në male. Jam ra në përpjekje disa herë me ta, por mundë të përmëndi Luften që kemi ba në "Çllum të Merturt", në nji rrethim unë e Mark Alia ( Marku tash, është i vdekur). Në atkohë, pak pa ikë i kam bashkue shokët e mijë dhe ja kemi nisë Luftën në "Karakoll të Fierzës", ku u sollem dëme. Mbas ikjes së Nemces, kam mbajtë arëm përseri. Më krijimin e Qeverisë Feudale të Tiranës, unë u hodha në Opozitë. Fillimisht na i hoqen armet, por unë duke i parë reprezaljet që organizoi ajo Qeveri, të ashtuquajtura "shetica" gjeta arëm e dola malit. Në këtë kohë jam takuar në shkodër me Bajram Currin, Rexhep Shalën, Ndoc Çobën dhe jamë lidhë me ta.
3 -- Me të cilen Çetë je bashkuar dhe atë kujtohen shokët me të cilët kie luftuar?
-- Gjatë kohes
që qëndrova në male, jam bashkue me " Çetën e Rajës", të Dedë Sokolit,
Dyf Sokolit, Gjon Sokolit, Pal Rajës, Mark Beqirit, Marash Kolës, Prelë Mehmetit.
Me ta kam gjetë edhe Sokol Prelën e Meziut e Mark Gjokën e Merturit. Në atë kohë
kemi ndëjtë shumë kohë në Kosovë, në "Zonën Neutrale” që udhehiqte Bajram
Curri.
Më kujtohet nji herë, ishim duke u këthyer prej Gjakove; unë prina prej Gjakove e në "Lugun e keq" që ndon Rajen me Gegysenin. Aty u ndala dhe i thash Pal Rajës, prina se është vëndi yt tani.
-- Pali s' besonte e unë sa s'u vrava me ta.
-- Pasha "Tokë e qiell s’prina"!-- tha Pali.
-- "Hamdrej mundimin prine"! -- thashë unë.
-- Duf Sokoli i cili ishte ndalë pak mbrapa ka ardhë shpejt e shpejt e tha:
--Marash, pri unë se Pali e ka zakon e s'pri.
Në Rajë na prini gjithkund Duf Sokoli.
…!
Në Revolucionin Demokrato - Borgjez, kemi marrë pjesë e kur fitoi Bajram Curri, kam qënë, i shkruar "zapti" (ushtar) i Bajram Currit. E kam marrë rrogën prej tijë dymbëdhjetë muajë. Paguhesha tre napulana ari në muaj. Jam ndarë me Bajram Currin, nga fundi i janarit 1925, në Shkodër, e ka ikë për Tropojë, me Sali Manin, Avdi Bajramin e me do kosovar e s' e kam pa tjetër. Mbas ndjeva, se e vranë pabesisht në Dragobi. Qeveria e Zogut, mua si njeri që kisha luftuar më Bajram Currin, më ndiqnin këmba - këmbës. Unë jamë ra shumë herë në përpjekje vetëm e me shokët e mijë, me Xhandarët e Zogut, por mundem të tregoj nji rast, interesant, e të fortë.
--Erdha në shtepi në Aprripë, me pa situatën, me pa njerzit e shtepise e më marrë do ushqime. Shokët e mijë ishin në Markaj të Tetajve. Xhandarët që ishin në ndjekjen tonë i paskan pa marrë masat e rrethue shtepinë në të katër anët. Unë shkova e hyna brënda në shtepinë e gjâve, ata më diktuan e më nisën pushkën. Unë luftova tre sahat me ta. Edhe shokët përballë Shtepisë sime, nga Markajt, e Tetajve qiten pushkë, në drejtimin tonë. Ata ma arrestuen vëllanë, unë e vrava, nji vdekur e tre i varrova.
--
-- Gjatë luftimeve,
dola nga shtepija e gjave e hyra brënda, ku ishte Baba i im, Çun Bardheci, i
cili ishte mbi nëndëdhjetë vjeç. Mbas meje, erdhe më shpejtësi, e hyri brënda
Pergjegjesi i
-- Kështu jau baj edhe juve; se jam i nipi i Hysen Ukës e hamdrej mundimin, u qes fare!
-- Ata kur e panë xhandarin, shokun e tyre, të vrarë, të djegur e të zhuritur, ikën e ja "mbathën me të katra". Si përfundim i kësaj përpjekje u vranë pësë xhandar vdekë e varruar. Mue më pushkatuen Vëllanë, dhe më vranë Kaun e kularit.
-- Në këtë perpjekje mu vra kushërini, Haxhi Brahimi që, jetonte në Bec, të Kosovës, i cili kishte ikë, nga serbet e kisha mbajtë unë me veti kocak malit.
-- Qeveria më ndiqte mue, edhe unë, u inatosa shumë me ta saqë, dymbëdhjetë muaj, s' kam lënë rekrut në Aprripë, më shkue ushtar.
Gjon Markun jau kam marrë rrugës tre xhandarëve me forcë e s' kam lënë me shkue ushtar.
-- Kjo ndoshta s'ishte e mirë, por si u sollen ata ndaj meje u solla edhe unë ndaj tyre.
-- Kam ra disa herë vetem e me shokë në perpjekje, me xandarët e jamë kunderpërgjigjë.
-- Kam ndejtë mbi tridhjetë vjet maleve kundra regjimeve të huaja, regjimit të Qeverisë Feudale. Mas Shpalljes së Mbretërisë Qeveria e Mbretit Zogu I, nxorr amnistinë e na fali. I kam besue vetëm Pushtetit Popullor.
--Edhe këta,
s' e
Këto që shpjegova i deshmon populli i Aprripës e më gjërë. Këto që, shjegova, i flas më përgjegjësi.
Shenuar, me 20 - I - 1969
Marash Çun Bardheci
D.V. (gisht)