| E shtune, 14.12.2013, 05:07 PM |
Momente
shqiptare në Krefeld të Gjermanisë
Nga Xhevat Muqaku
Shoqata gjermano-shqiptare për Integrim,kulturë dhe arsim, ishte nikoqire e Evenimentit kulturor dhe artistik të emëruar " Momente shqiptare", të shtunën në mbrëmje, me datë 23 nëntor 2013 prej orës 17, në Foajeun e shkollës së lartë - "Volkshochschule" në qytetin Krefeld.
Me 220 mij banorë, Krefeldi shtrihet në të majtë të lumit Rajnë e ultë, në veriperëndim të D?sseldorfit dhe në jugperëndim të Duisburgut në R. Nordrhein- Westfalen. Njihet si Metropolë në regjionin Rhein-Ruhr. Këtu veprojnë dhe jetojnë shumë familje shqiptare. Funksionon edhe mësimi plotësues në gjuhën shqipe me mësuesen Vitore Pergjokaj.
Momente vërtetë
shqiptare paralajmëruan që në fllim- hapje të kësaj mbrëmjeje, grupi i vallëzimit
me nxënëset e shkollës shqipe në
" Shqipëria
është një shtet europian. Dëshiroi të rrëfehem para juve, të nderuar të pranishëm;
këta fëmijë zgjuan tek unë emocione. Faculeta ime e gjepit, është treguesi më i
mirë se do të ujitet edhe në vazhdim me kulturën e mirfilltë shqiptare. ( Doris
Schlimnat, në emër të shkollës së lartë në
Për
synimet e Shoqatës për integrim kulturë dhe arsim, foli z. Franjicevic nga këshilli
për emigracion në qytetin
" Gjeneratë e re dhe shumë artist shqiptarë që në Gjermani veprojnë dhe jetojnë, për sukseset e tyre u jan mirnjohës vendit mikpritës. Mbrëmja e sontme është realizuar me punë vullnetare me të vetmin qëllim, që kultura shqiptare të prezantohet me profilin e saj të buzëqeshur. Përcjellë falënderim të veçantë, për zotrinjët : Nuhi Gashi dhe Arif Demolli- zyrtarë të MASHT së Kosovës, si dhe mësuesve; Adem Shala, Vitore Pergjoka, Rifat dhe Negjmije Hamiti, të cilët me praninë respektivisht me punën e tyre të mirë në kuadër të shkollës shqipe dhan kontributin e tyre edhe në begatimin e kësaj mbrëmje. ( Jana Kule- Morsch, fragmente nga Referati i saj )
Kosova, Vlora, Flamuri, Isai, Luigji, Hasani, Shkodra, Janina , Prekazi, Ademi, UÇK, Tivari, Manastiri, Kaqaniku, gjuhë e jonë e ëmbël, Shqipëri e bashkuar, besa- besë, shpatë e Skenderbeut, Drenica, shkronjat e alfabetit, shqipet e Bjeshkëve të nemuna, Prizreni , Tetova, Presheva, Çamëria...njëra pas tjetrës radhiteshin në recitalin që u kishte dhënë mësuesja, Vitore Pergjoka- detyrë të cilën e realizuan- recituan me sukses, nxënëset/ nxënësi i shkollës shqipe në Krefeld.
Në vazhdim përformuan njëri pas tjetrit
Fëmijët- artistët e rinjë gjerman; Dea, Leonie, Felicia, dhe Jonas. Këta, me violinë dhe Çelo ekzekutuan pjesë të muzikës Klassike. Skenë e filmit pasoi prezantimin/ përshëndetjen e artistit shqiptar me renome ndërkombëtare Kasim Hoxha, drejtuar të pranishmëve. Dorina Parodini interpretoi ëmbël një këngë operistike, e pasuar prej Grupit folklorik gjermano- grek " Odysseas" që u prezentuan me disa valle .
E përcjellur me kitarë nga Paolo Dinuzzi, këngën: "Moj e bukura Arbëri" e interpretoi bukurë Donika Imeri- nxënëse e shkollës shqipe në Düsseldorf, e mësuesëve Rifat dhe Negjmije Hamiti. Edhe pse e re në moshë, Donika me zërin e sajë shpërtheu/ shkëlqeu si një artiste e mirfilltë, mallëngjeu të pranishmit.
Titujt: "Vajta, kalova", "Moj e bukura More"- (arbëreshe), "Margjelo", u interpretuan nga Ambasadorja dhe Sopranja e kësaj mbrëmje Alma Strazimiri, që kishte ardhur enkas nga Tirana. Me temperamentin e zjarrtë, ngrohtësinë dhe zërin e sajë si pushkë ajo mahniti, i mori dhe i zotëroi për mrekulli ndjenjat e publikut. U shpërblye me duartrokitje frenetike.
Alma
Strazimiri në duet me Dorina Parodini dhe të dyjat të përcjellura nga publiku,
duke e kënduar së bashku " Lule Borën",
bën që atmosfera dhe foajeu i shkollës së lartë në
Intermeco muzikore e interpretuar me violinë nga Migen Begolli dhe Ferdinando Nina me Çello sikurse edhe kënga " Nuk jam më" nga dueti Juna Kule- Morsch dhe Miriam Suarez Argueta (spanjolle) freskuan publikun.
Opinione
Mbëmja e sontme ishte një mrekulli dhe knaqësi e vërtetë. Patëm nderin të jemi në kontakt me një Art solid që e kultivon komuniteti shqiptarë këtu. Ishte jashtë një trivialiteti që e mbytë artin e mirfilltë. Ishte një Art i lehtë që vërtetë më kënaqi fare.( Nuhi Gashi)
Përgëzoj shoqatën e sipërpermendur, artistët, prindërit dhe nxënësit për prezantimin e sontëm të suksesshëm. Pa përkrahjen e prindërve nuk mund të funksionoj shkolla shqipe ndërsa edhe evenimentet nuk do të kishin shumëngjyrshmërinë e ëmbël. ( Vitore Pergjoka)
Kjo është mrekullia shqiptare. Këtë e kemi në gjak dhe ishte mirë që e panë dhe e përjetuan edhe të tjerët sonte. ( Rifat Hamiti)
Unë jam e lidhur ngushtë me: Shqipërinë, përsonalitetet e kulturës, historinë dhe gjeografinë e sajë të mrekullueshme. Andaj, edhe sonte ndjehem shumë e kënaqur që sado pak kontribuova për "Momentet shqiptare", në gjuhën Shqipe.( Miriam Suarez- Argueta)
Organizimin e bëri IKB- ja ( Shoqata për kulturë-integrim dhe arsim), në bashkëpunim me shkollën shqipe të qyteteve Krefeld, Düsseldorf dhe Viersen. Unë jam nga Tirana dhe gati 20 vjet jetoi në Duisburg të Gjermanisë. Ishte ideja që s'më ka lënë të qetë kohë të gjatë. Me këtë u pajtuan edhe miqët dhe miket e mija artiste. Dëshiruam dhe besoi se treguam gjenet- trashëgiminë tonë artistike dhe kulturore. Për Programin e larmishëm punuam dy muaj me radhë.( Juna Kule- Morsch, drejtuese e shoqatës, pianiste dhe soliste)
Këtë eveniment e përcjellën mediat: DW- në gjuhën shqipe si dhe një ekip i gazetes lokale. E moderoi programin Thomas Manecke, ndërkaq Juna Kule- Morsch dhe Kadir Akar në Piano, Migen Begolli- Moysidis me Violinë, Fernando Nina me Çello dhe Paolo Dinuzzi me Bass u kujdesën për faqen madhështore të kësaj mbrëmje muzikore me moton "Momentet shqiptare- vlerë dhe ngrohtësi". Në përfundim, Nikoqiri i ftoi të pranishmit të kuvendojnë dhe të shijojnë së bashku në Koktejin e përgaditur për këtë mbrëmje.
Linku në vijim pasqyron atmosferën dhe realizimin e misionit të artistëve tanë në Krefeld nga këndvështrimi i gazetarit gjerman.