Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Luan Kalana: Arkitektët Shqiptarë në shekuj

| E shtune, 14.12.2013, 07:30 PM |


Arkitektët Shqiptarë në shekuj

të famshëm  në historinë dhe enciklopedinë  botërore,

dhunti e talentit mjeshteror ndërtues i nje kombi

Panorame enciklopedike

Nga Luan Kalana

Mjafton të hedhesh një shikim në internet nëpër kryeveprat dhe mrekullitë e botës,të ndertuar nga dora e njeriut,do te shohesh e do to te dallosh apo dhe do te lexosh,doren e artin e  mjeshtrit ndertues shqiptar si në projekt ashtu dhe në zbatim.

Këtë gjen nuk e gjen  sot në djepin e tyre ne vendin amë,ne Shqiperi dhe  Kosove e vise e tjera,pasi erozionet e luftrave te pushtuesve dhe te sistemit te kaluar ateist i kane djegur e plaçkitur shkateruar  e renuar duke mos gjetur dhe gjurme hulumtuese pasi ato perbenin ne shumicen e tyre ndertesa te kultit fetar,ku ruheshin thesaret e mençurise.

Po le te hedhim nje veshtim te shkurter e fragmentar ne histori e ne per bote,ne arshiva e ne enciklopedite,e pastaj te kthjellohemi per te mesuar se sa talente e mjeshtra kane qene ndertuesit famoze arkitektët shqiptarë.

Autorët antikë i kanë përshkruar pellazgët si ndërtues të dëgjuar të mureve –ledheve mbrojtëse rrethuese të qyteteve të lashta. Shpesherë në literaturën arkeologjike e dëgjojmë shprehjen: 'mure pellazgjike' dmth mure të fortë të ndërtuar nga gurë të mëdhenj, të puthitur aq mirë njeri me tjetrin pa ndihmën e materialit lidhës - llaçit apo diçka tjetër. Pellazgët i falën qytetërimit monumentet më të pavdekshme: Fortesa mbi akropol në Athinë, piramidat ilire në Bosnjën e sotme, Ulpiana dhe sistemi i saj i pabesueshem arkitektonik. Gjeni i diturisë së ndërtimit flet për shkallën e lartë të civilizimit ndër shqiptarët. Shqiptarët përherë e kanë ruajtur genin pellazg në ndërtime: edhe kullat e forta janë ndërtuar aq mirë saqë për t’i bërë ballë sulmeve të armiqve (p.sh. ndërtimi i frëngjive).

Ndërtimi i kështjellës së Krujës tregon për një shkallë të pabesueshme diturisht ndërtimi për shkak se kundër mureve të Krujës u përdorën gjyle të rënda. Po këto gjyle kishin bërë një me tokën Konstadinopolin e famshëm, kurse Kruja e fuqishme arbërore nuk u tund.

Mjeshtëria e ndërtimit shqiptar spikat sidomos në rrethet e Dibrës e të Elbasanit. Gjatë sundimit të Ali Pashë Janinës u ngritën kështjella të fuqishme, ura e ngrehina të tjera arkitektonike. Por ai që la shenja të pashlyeshme në artin e ndërtimit qe arkitekt Sinani, i quajtur nga europianët si Mikelanxheloja i Lindjes. Sinani ndërtoi xhami të përkyrera, arkitektura e të cilave të lë pa frymë edhe sot.

Tjetri ishte  Mehmet Isai  nga Opari, i cili skicoi dhe projektoi përmendoren e pavdekshme të dashurisë dhe arkitekturës - Taxh Mahallin në Agri të Indisë, një vepër gjigande, një nga mrekullitë e botës për të cilën meriton të flitet gjatë.

Arkitekt - inxhinjeri Karl  Gega, shqiptari [1802 - 1860]. Pasi punoi për disa vite si inxhinier, u emërua kryeinxhinier për pjesën e Italisë verilindore, që atëherë zotërohej nga Austria. Ai drejtoi punimet për ndërtimin e rrugëve, urave, kanaleve e pritave malore. Midis veprave kryesore: hekurudha Vjenë-Grac-Trieste; hekurudha e Semeringut. Kjo e fundit mbetet si një nga veprat më të hershme e më të shquara të hekurudhave në Evropë. Në Semering u hap edhe një tunel malor me gjatësi 1430 m, por që Karl Gegës i kushtoi jetën. Ziliqarët hapën fjalë se tuneli i projektuar prej tij do të dështonte, ndaj ai vrau veten para se ai të përfundonte. Pas vdekjes së tij, punimet vazhduan dhe tuneli përfundoi me sukses. Në stacionin e Semeringut, në shenjë respekti për veprën e Karl Gegës, është ngritur një vepër skulpturore.

Po sa e sa të tjerë në breza me ndërtimet në Shqipëri e nëpër botë, me emra të mëdhenj apo të thjeshtë, apo pa emër fare, me ndonjë iniciale a gërmë në ndonjë gur a fasadë muri apo ure.

Tregojnë ndërtuesit e Amerikës sa e sa ndërtime, po rrallë kanë vënë ndonjë emër në fshehtësi, duke qenë modestë, por  edhe se s'i lejon as etika e ndërtimit, atyre u kemi vënë me të vërtetë një emër të madh, pasi ndërtuan vilat e Greqisë, erdhën e po ndërtojnë "kështjellat e Amerikës."

Pak fjalë për Arkitekt Sinanin. U lind rreth viteve 1489-1490 në rrethin e Tepelenës. Deri në moshën 18 vjeç, iu nënshtrua ligjeve të "Devshirmeseë". Pas kësaj u rekrutua jeniçer në formacionet xheniere të ushtrisë osmane. Falë trashëgimisë familjare në fushën ndërtimore, kulturës dhe eksperiencës që fitoi deri në moshën 48 vjeçare, ai u bë i famshëm në fushën e ndërtimeve ushtarake. Per 30 vjet mori pjesë aktive në ekspeditat osmane. Luftoi dhe ndërtoi objekte ushtarake në betejat e zhvilluara në Egjipt, Irak, Rodos, Krime, Beograd, pranë Vjenës, Moldavi, etj. Shquhet jo vetëm si ndërtues i thjeshtë por edhe projektues, organizues e zbatues punimesh në ndërtimin e rrugëve, urave, kalave e shumë objekteve fortifikuese, që ndikonin në fitoret e betejave të ushtrisë osmane. Ai projektoi dhe organizoi punimet dhe ndërtoi për 13 ditë urën mbi lumin Prut në Rumani. Për shpejtësinë e ndërtimit, rezistencën e urës mbi të cilën kaluan reparte të shumta dhe mjete të rënda luftarake, që ndikuan në fitoret e ushtrisë së drejtuar nga Sulltan Sulejmani, Sinani u thirr nga Sulltani dhe u emërua në shtabin qendror për të drejtuar formacionet xhenjere dhe ndërtimet fortifikuese ushtarake. Nën drejtimin e Sulltan Sulejmanit, osmanët ishin nga viti 1520 deri më 1566. Nën drejtimin e arkitekt Sinanit u ndërtuan rreth 400 vepra mbrojtëse të rëndësishme. Për talentin dhe punën kolosale Sinani u emërua kryearkitekt i Perandorise Osmane dhe punoi në oborrin e Sulltanit. Ishte hera e para qa krijohej ky funksion, prandaj dhe u quajt kryearkitekt i parë i perandorisë. Me punën e tij ai i dha tonin edhe vuri themelet e arkitekturës osmane. I ndryshoi faqen Stambollit dhe gjithë perandorisë me ndërtimet e famshme zoologjike të kultit islam: rrugëve, urave, ujësjellësve e shumë ndërtimeve infrastrukturore në tërë perandorinë. Ëndrrën e perandorit Justinian për furnizimin me ujë të Kostandinopojës (Stambollit të sotëm) e bëri realitet arkitekt Sinani pas 900 vjetësh.  Ai projektoi dhe ndërtoi ujësjellësin e parë me 40 çezma. Ndër veprat që i kanë rezistuar kohës dhe që njihen të projektuara e të ndërtuara prej tij janë 400 vepra mbrojtëse ushtarake, 84 xhami të mëdha, 58 xhami të vogla (Mexhite), 7 spitale, 22 mauzoleume, 17 streha vorfnore, 5 rrjete ujësjellësash, 8 ura, 20 hane, 48 hamame, etj. Ndër veprat madhore ndërtimore të papërsëritshme janë: Xhamia Sulejmanie ndërtuar në Stamboll brenda 7 viteve, kushtuar Sulltan Sulejmanit, xhamia Shezade Mehmeti, po në Stamboll dhe xhamia Selimije ndërtuar në Edrene, kushtuar Sulltan Selimit. Këto shquhen për arkitekturën ndërtimore dhe akustikën e mahnitshme.

Arkitekt Sinani vdiq në moshën 97-vjeçare dhe u zëvendësua në detyrë nga dy nxënësit e tij me origjinë shqiptare: arkitekt Mehmet Sedefqari nga Elbasani dhe më pas arkitekt Kasëmi nga Tomorrica e Gramshit.

Për arkitekt Sinanin dhe kontributin e tij në fushën e ndërtimeve dhe të arkitekturës janë shkruar mbi 100 libra. Në to përshkruhen veprat madhore që ai projektoi e ndërtoi. Në këto libra ai cilësohet si themeluesi i arkitektures moderne osmane, Mikelanxheloja i Orientit. Ai ishte i paarritshëm dhe i papërsëritshëm në zgjidhjen voluminoze ndërtimore të xhamive me një akustikë të përsosur. Që në të gjallë të tij, qendra tregtare, pronë e trashëguar prej tij në krahinën e Lopësit u emërtua "Hani i Sinanit". Për nder të tij dhe fshati mori emrin  Sinanaj. Me emrin dhe veprën e arkitektit të madh janë të lidhura veprat më të mëdha botërore. Kushdo që i sheh fotografitë apo videot me to, befasohet me pamjet madhështore, por ai që i shkel ato, është në një ëndërr, një fantazi e intelektit njerëzor që për momentin është e pabesueshme.

Sa e sa te tjere ende te pazbuluar kane lene gjurme te padukshme ne "ikonat" e keshtjellave e te "piaramidave " boterore...le t'i mesojme me vone,enciklopedia dhe studjuesit do ta thone fajalene tyre.

Ndjehemi krenarë e mburremi me këta emra shqiptarësh, "gjeni" të ndërtimit të mrekullive botërore. Le te ecim  në gjurmët e tyre e le ta leme kete dritare te hapur per te mesuar me shumë e per t'i evidentuar,pse jo e per te mesuar per mjeshterine artin e tyre duke e thelluar traditen ,ne përvojë e në shkollat.

Mblodhi e shkroi: Luan Kalana