| E premte, 13.12.2013, 08:45 PM |
BIOGRAFIA
E FAMILJES DHE AUTOBIOGRAFIA PARAQITUR NË ROMAN
Nga Halil Haxhosaj
Mustafë Ismaili,
pas botimit të librit të parë me poezi “Jeta ka një kahe”, “Jeta e re”,
Prishtinë, 2013, botoi edhe veprën e dytë, romanin me titull “Rruga pa adresë”.
Kjo vepër mund të klasifikohet në gjininë e romanit, ashtu siç e pagëzoi
autori, por në indin strukturor gjallojnë edhe disa nuanca të tjera, të cilat
shtrihen në gjerësinë dhe thellësinë e saj, duke e bërë më të pasur dhe më të ngjeshur
artistikisht. Vijëzimet e këtilla nuk qëndrojnë të ndara, madje as të shkëputura
nga tërësia strukturore, por ato ngjeshën, ngjizën, madje edhe kalojnë në proces
të simbiozës artistike. Të gjitha këto, por edhe risi të tjera, e bëjnë vepër
interesante, të mirë dhe të ngjeshur letrarisht. Përveç temës së gjerë historike,
romani trajton edhe tema të tjera, për biografinë e familjes, historinë e saj
dhe të kombit shqiptar, autobiografinë e autorit edhe të tjera linja për të cilat
flitet nga pak edhe historikisht, edhe kronologjikisht, por fatmirësisht edhe
intimisht dhe artistikisht. Mendoj se kjo vepër, gjegjësisht ky libër, në formë
romani është edhe shumë ironik, sepse kritikon jashtëzakonisht padrejtësitë historike,
që u janë bërë shqiptarëve nga fqinjët, në njërën anë, por edhe nga evropianët,
në anën tjetër, të cilët e ndërtonin këtë histori tonën sipas vendimeve të marra
në kancelaritë e tyre. Këtë e bënte dikush nga politikanët, ambasadorët,
ushtarakët e gjeneralët e të gjitha hallkave të historisë njerëzore të Evropës
e më gjerë, apo dikush krejt tjetër, nga tjetër vend dhe tjetër nacionalitet. Autori,
Mustafë Ismaili, nuk e bën këtë kur i drejtohet një personi të caktuar, por të gjitha
hallkave të zinxhirit ndërkombëtar të historisë, që mund të jenë reale e
fiktive, por jo pjellë e shkrimtarit që ka në imagjinatën e tij. Madje, kjo shpërfaqet
në mënyrë retrospektive shumë mirë dhe saktësisht, duke përshkruar përjetimet e
të gjitha reprezaljeve, dhunës, burgosjeve, maltretimeve, madje edhe luftës dhe
gjenocidit të ushtruar nga okupatori i egër serb në të gjitha kohët, e sidomos
në fund të shekullit të XX në Kosovë. Bartës i ndodhive dhe ngjarjeve janë disa
anëtarë të familjes së kryepersonazhit, Tafës, i cili është diminutiv i emrit
Mustafë, që aktualisht është shkrimtari i romanit, Mustafë Ismaili. Kështu,
shikuar në këtë aspekt te ky personazh gjejmë elemente të personazheve të Dymas,
Bajronit e të ndonjë tjetri nga letërsia botërore, të cilat kanë shkruar për
shqiptarët dhe historinë tonë, por edhe të shumë të tjerëve nga letërsia
shqiptare. Andaj, romani i Mustafë Ismailit “Rruga pa adresë”, me intrigë sa
moderne, aq edhe klasike, tregon histori intime, private dhe shtetërore të Kosovës,
Luginës së Preshevës, të viseve shqiptare të Toplicës, Kurshumlisë që nga Mollë
e Kuqe deri në Prishtinë, Fushë Kosovë e më tej. I mbushur përplot me dashuri
dhe politikë, vepra si roman artikulohet në diskursin nostalgjik të planit
personal e autobiografik dhe si diskurs historik e biografik në planin social e
politik.
Vepra “Rruga pa adresë” e Mustafë Ismailit, është një roman që pasqyron fatin e një shqiptari, personazhit Tafës si rrëfimtar, ose të Kosovës në përgjithësi, si “mollë sherri” e historisë së shqiptarëve në Gadishullin Ballkanik, në përgjithësi, dhe atyre të Kosovës, në veçanti. Krejt kjo zhvillohet sipas parimit të gërshetimit të suksesshëm të zhvillimit të konfliktit biografik të familjes e kombit dhe atij autobiografik të personazhit letrar të veprës. Sipas këtij këndi, autori është mjeshtër i rrëfimeve, duke e kombinuar ngjarjen në linja alternative që nuk është e vështirë për t’u arritur. Në këtë aspekt, shkrimtari ka një sens të çuditshëm që nga realja të fluturojë në joreale, por në një aspekt gjykues e kritik. Të gjitha këto sintetizohen nga pena frymëzuese e krijuesit, duke u rrëfyer nga kujtimet e personazhit, Tafës, mbështetur në anët më tragjike të historisë sonë kombëtare, duke filluar që nga shpërnguljet me dhunë nga trojet tona, represaliet, tkurrjet, ndjekjet e përndjekjet, maltretimet dhe masakrat deri në shkombëtarizim. Madje, autori, krearon edhe rrudhjen, grabitjen, tjetërsimin dhe zhvatjen e trojeve shqiptare nga të tjetër, e sidomos nga fqinjët serbë, malazezë, maqedonas, e sidomos grekë. Personazhi i romanit, Tafa, për këto, ndër të tjera rrëfen: “- Neve në kohën më kritike na e kanë futur thikën tejpërtej. Serbët dhe grekët kanë qenë, janë e do të jenë armiqtë më të përbetuar të kombit tonë”. Këtë ai e dëgjon nga rrëfimet e plakut më të vjetër të familjes së shpërngulur nga trojet e tyre të vjetra dhe të vendosur në vise të tjera shqiptare: “Nuk i largohej nga mendja çasti kur ishte vetëm gjashtë vjeç e gjysmë, kur i shpërngulen me dhunë nga Gubetini, fshati i lindjes afër Kurshumlis? s? Toplic?s. Se si i dolën përpara në pragun e shtëpisë xhandarmëria serbe me ato pushkë të holla me tyta të gjata e ia vranë babain, i cili rezistoi e nuk deshi ta lëshonte shtëpinë e lindjes të trashëguar nga babai e babagjyshi. Po ashtu e vranë edhe qenin, i cili i doli në ndihmë babait, duke i kërcënuar xhandarët”.
Gërshetimet e këtilla kurorëzohen edhe në kohërat më të reja të historisë sonë fatkeqe, të terratisur, të përbaltur, e pse jo edhe të mbushur përplot vdekje. Kurorëzimi i tërë kësaj arrihet në mesin dhe fundin e shekullit të XX nga fqinjët tanë grekë e serbë, kur i shpërngulin me dhunë çamët nga Çamëria dhe shumë shqiptarë nga fshatra të tëra të Luginës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit. Pasojat e këtyre reprezaljeve, shpërnguljeve dhe përndjekjeve janë nyjat me tragjike kombëtare të shprehura jo vetëm realisht në historinë tonë, por edhe artistikisht në vepra letrare, artistike dhe të tjera.
Lufta kundër të gjitha reprezaljeve, madje edhe ajo për lirinë e shqiptarëve të të gjitha trojeve shqiptare e sidomos të Kosovës, Luginës së Preshevës e tjerë, nuk u bë vetëm me armë në dorë, por edhe në forma e mënyra të tjera. Kjo shihet dhe shpërfaqet në fillim të kësaj vepre kur Xha Rizahu, për t’iu shpjeguar historinë e familjes së tij i pyet Tafën dhe ... a shkojnë në shkollë, sepse ai do t’i armatosë ata me armën e shkollës dhe të diturisë, e cila kishte munguar, por që në këtë kohë dhe në këto hapësira është më e sofistikuara.
Bashkëdyzimi i shumë rrjedhave, rrëfimeve, pse jo edhe ngjarjeve, madje edhe episodike, ia shtojnë vlerën këtij romani dhe e përforcojnë në tabanin e një vepre me karakter historik. Mundësitë e vështrime, shtrimeve dhe strukturimit të lëndës së përfshirë këtu janë të duar duart, të shtruara dhe të ngjizura artistikisht. Kjo gjë dhe të gjitha synimet e qëllimet e autorit janë interesante e qëllimore për të njohur lexuesin dhe për të joshur shijen e tij. Dhe kësaj ia arrin autori Mustafë Ismaili, nëpërmes personazhit autobiografik letrar, Tafës, së romanit.
Në veprën e “Rruga pa adresë”, gjatë leximit hasen edhe disa elemente të tjera, që korrespondojnë me formën, tematikën, shtruarjen dhe rrjedhën e ngjarjeve, duke u vështruar nga kënde dhe pozita të ndryshme. Kjo mënyrë e bën këtë vepër me një bagazh tjetërfaresh, pse jo edhe me tjetër strukturim dhe shtrim lëndor.
Edhe gjuha e përdorur këtu përkon me të gjitha anët e strukturimit dhe e përmbushë kërkesën e autorit për lexuesin, edhe pse diku-diku ndërtimi sintaksor i fjalive dhe marrëdhëniet e tyre do të ishin me funksionale me një strukturim tjetër të shtrirjes
Thënë në përgjithësi
vepra e Mustafë Ismailit me titull paksa i figurshëm për historinë tonë i një rruge
pa adresë, hyn me sukses në veprimtarinë tonë letrare të pas luftës çlirimtare
të Kosovës dhe shënon një diçka të veten. Andaj, sikur shumë krijues tjerë shqiptarë,
që jetojnë në mërgim, edhe M. Islamili, i cili jeton në