| E enjte, 12.12.2013, 10:25 PM |
In
Memoriam
14 vjet pa vëllain tim
Nga Mustafë RUGOVA
Ne kete dite, por edhe ne secilen dite tjeter te motmotit, Ti po na mungon shume, vellai yne i shpirtit.
Ajo dite dhjetori ishte dita me kobzeze dhe dita me e keqe e kalendarit, per ne familjaret dhe per te gjithe ata qe te kane dashte dhe i ke dashte, sepse pikerisht me kete date Ti vella na e ktheve shpinen pergjithmone. Ike ne boten e pertejme, por dije qe kurre dhe per asnje çast nuk te kemi braktisur nga zemrat tona, çdo çast qe kemi kaluar se bashku eshte i gravuar pergjithmone ne mendjet dhe ne zemrat tona.
Ishe me i mire i te mireve! Te jam perjetesisht mirenjohes per miresine, njerezillekun dhe ngrohtesine qe rrezatoje kudo qe ishe dhe ngado qe shkoje! Ti ishte krenaria e te gjithe neve!
Sa shume
do te doja te te shoh edhe njehere, qe ta shtrengoj doren
Sa shume do te deshiroja te t’i shoh ata sy qe shkrepetinin dhe ta ndiej ngrohtesine e zemres Tende!
Pse bash ti, u dasht te ikesh aq larg per te na lene kaq shume dhembje e trishtim ne shpirt?! Ne çdo mengjes, kur i hapi syte dhe kur kujtoj se te tute jane mbyllur pergjithmone dhe se me ta nuk do ta shohesh kurre me driten e diellit, me behet zemra akull dhe dita nate.
Ti, vella i dashur, kurre sdo t’i lexosh keta pak rreshta, dhe asnjehere s’do te kesh mundesine ta kuptosh se sa i vetmuar, sa i vrare e i pikelluar ndihem, sa shume me mungon sa qe çdo shkronje e ketij perkujtimi eshte e kredhur ne nje det lotesh, dhembjeje e trishtimi.
Me ngushellon vetem fakti se e ka pare me sy Kosoven e Lire!
Prehu i qete e ne paqe, vellau im i shtrenjte.