| E merkure, 11.12.2013, 08:30 PM |
Ukraina,
protestat dhe “vëllai i madh” Putin
Nga Viktor Mërkuri
Nuk ndodh shumë shpesh të shohësh Bashkimin Evropian të fillojë trazira, edhe më e rrallë akoma është të shohësh njerëzit të dalin në barikada për të mbrojtur Brukselin. Sindikatat e vjetra dhe të lodhura mund të zvariten poshtë ekonomis botërore, të zhytura në kursime dhe të rrënuara nga vetë-dyshimi, duke prodhuar atë që disa kanë quajtur : një brez të humbur të rinjsh. Por për qindra mijëra njerëz, kryesisht të rinj në rrugët e Kievit, BE-ja është arsyeja qe definitivisht ia vlen të luftosh për të.
Edhe pse veshtirë për tu besuar, një samit i thjeshtë i udhëheqësve të shteteve të BE-së ka shërbyer si shkëndija për vërshimin më të madhe të frustrimit nacional të parë në Ukrainë që nga ditët e Revolucionit Portokalli të vitit 2004. Kievi është mbushur me ngjyra blu dhe të verdhë, ngjyra e dy flamujve të Ukrainës dhe atij të bashkimit evropian.
Tensionet u ngjallën që kur qeveria ndaloi procedurën e marrëveshjeve me BE-në më 21 Nëntor, duke thënë se ajo donte të përqëndrohet në ringjalljen e tregtisë me Rusinë dhe shtete ish-sovjetike të tjera. Ukraina ka qenë në mënyrë spektakolare “keq-shërbyer” nga elita e saj në pushtet që nga rënia e Bashkimit Sovjetik.Keq qeverisja dhe korrupsioni i shfrenuar i presidentit post-sovjetik Leonid Kuchma ndezi revolucionin Portokalli pothuajse një dekadë më parë.
BE-ja dhe Rusia secila blen një të katërtën e eksporteve të Ukrainës dhe janë shpesh herë përplasur mbi marrëdhëniet me vendin e 45 milionë banorëve i cili është i dyti shtet ish-sovjetik më i populluar, dhe e cila është një rrugë e rëndësishme tranziti për dërgesat e energjisë dhe sidomos gazit natyror.
Kryeministri Mykola Azarov tha në 22 nëntorë se motivimi i Ukrainës për pezullimin e përgatitjeve për traktatin me BE-në ishte "thjesht ekonomik" me qeverinë duke e bërë këtë zgjedhje "të vetëm të mundshme" nën situatën aktuale të shtetit
Tubimi masiv ishte më i madh anti-Rus dhe pro-BE-së pas vendimit të qeverisë muajin e kaluar për t'u tërhequr nga përgatitjet për të nënshkruar një marrëveshje të rëndësishme tregtare me Evropën.Tërheqja nga marveshja me evoropën ka zemëruar mijëra ukrainas të ë pane presidentin e vendit te tyre, Viktor Janukoviç duke u perkulur dhe duke marrë urdhra nga presidenti rus Vladimir Putin për mospranimin e marveshjes , e cila do të dobësonte influencen e Rusis në mbi të.