Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Vladimir Muça: Meçan Hoxha - ''Grabova e bukur...''

| E merkure, 11.12.2013, 08:16 PM |


ARGUMENTA TEKSTUALE HISTORIKISHT TE GJITHPRANUAR

(Refleksione mbi librin “Grabova e bukur me armunë” të historianit Meçan Hoxha)

Nga Vladimir Muça, Shkrimtar-studiues

Libri “Grabova e bukur me Arumunë” të cilin lexuesi e ka në duar që në vitin 1998 është një ekstrakt përkushtimor qytetit mesjtar,popullatës arumune të Grabovës,kësaj treve me një trashëgimi qytetarie që në kohërat ilirike.Me një bindje të bazuar në referenca të mirstudiuara shkencore ky qytet u ngrit që 300 vite më parë në këtë këtë trevë me tradita qytetarie,ndër themelet e fiseve ilire Desareteve.U njehësua me Voskopojën në strukturat e organizimit shoqëror dhe u dogj e u shkatërrua nga ziliqaria e feudëve që e qarkonin.Jo vetëm me fantazinë e tij të pjellëshme,por edhe me punën këmbëngulëse të hulumtimit të atyre themelive të kështjellave,bukurive,arkitekturave mahnitëse,të kishave,urave,gjetjeve e profilizimit të bollëkut arkeologjik me vlerat dhe refleksionet aq domethënëse,si dhe evidentimit me skrupulozizet të etnografisë rrezëllitëse të kulturës grabovare.Këto janë disa nga refleksionet e para që përftohen që në kapitujt e parë të kësaj monografie historigrafike.Ndoshta është e para herë që pas viteve 90 merret një nisëm e tillë për një qytet të një rëndësie sa dhe Voskopoja kozmopolite;ku bashkëjetonin popullsi e kultura nga më të ndryshmet,në gjuhë,zakone,rite fetare,kulturë,jetë shoqërore,me një bashkëjetesë e lidhje martesore pa kurrfarë ngurrimi,tipare këto të një etnie me rrënjë gjenetike të një trungu të përbashkët nga më të lashtët jo vetëm në Ballkan.Dy popuj,arumunë dhe shqipëtarë të cilët kanë pasur të njëjtin persekucione etnike.Arumunët u ndanë në të gjithë ballkanin në enklava ishullore ndërsa shqipëtarët u coptuan në pesë shtete.

Ndaj,siç evidenton hisoriani Hoxha,nër shekuj këto dy etni kanë gjetur mirëkuptim e bashkëjetesë shoqërore gjer në bashkësi gjaku si dy popuj me prejardhje gjenetikisht të njëjtë si indoevropianët e parë.Sipas shmidit Gjergj Kastriot Skënderbeu shkuesirat e lidhjet martesore i bënte dhe i rekomandonte vetëm me ortodoksë arumunë.Në asnjë rast nuk ka pasur lidhje martesore me sllave dhe grekë.

Në këtë libër i vogël në dukje,por i mbarsur me shumë ekstrakte historigrafike,ka një vazhdimësi kohore e llogjike,në paraqitjen e shumë fakteve e referencave të mirëstudiuara,shkencore,mbi shumë dokumente historike,si dhe interpretimin e zbulimeve arkeologjike si dhe në atë  çka ka mbetur në këmbë në etnokulturën e trashëguar brez pas brezi nga para-ardhësit e pas-ardhësit e themeluezve Grabovar e fiseve Ilire të Partinëve Kandaveve e të Desaretëve e më pas në mesje të të Arianitëve.Ngujimet ilirike të Grabovës përkojnë që në vitet 300-230 para krishtit.Skrupuluziteti e pasioni arkeologjik,referencat në studimet e Dyseliezë për qytetin Deapolosit e replika e argumentuar me duar e sy tek ato gjetje domethënëse e bind lexuesin në vlersimet e argumentuara të Meçan Hoxhës ndaj referimit mbamendës të Aleksandër Meksit për ngujimet e Deapolisit të desareteve jo në Gositmë por në Grabovën e  Poshtme.Deabolisi u zëvëndësua me toponimin star-sllav “Grabove” që do të thotë në Shqip “Vendi i shkozës=Grab-shkozë dhe ovë-vend.Një interpretim toponomistik bindës dhe shkencor.Në këtë libër,merr rol kryesor edhe një veçori studimore e Meçanit:që është ngumimi toponomanistik dhe onomanistik i sendeve dhe objekteve i personazhëve historik ngulmetar e kalimtar;përqasja që autori i bën me rrënjët Ilirike-Albano-Shqiptare,e cila përmban çelsin që hap sëndyqet shekullorë të trevës.Me argumenta të tillë autori i heq ndryshkun turk,i çjerrë mjegullnajën byzantine të historigrafisë,zgjon kujtesat historike mbi jetën,aktivitetin shoqëror,kulturor të një etniciteti në vazhdimësi.

Puna konsultuese me një masë të kosiderueshme materialesh arkivore dhe arkeologjike,flet për një punë jo vetëm  përkushtimore,por tregon dhe një përgjegjësi prej historiani të ndërgjegjshëm të bindur plotësisht në atë për të cilën shkruan,me një besim të plotë në vetë-veten.Meçan Hoxha i ka lënë mënjanë interpretimet hamendësore.Ai sjellë vërtetësirat si nga thellësitë arkeologjike,por edhe nga referencat e argumentuara të figurave të shquara të historisë dhe arkeollogjisë,ashtu,siç i ka gjetur në arkivat documentare.Ai len të hapur shtegun e arsyetimit.Më tej akademikët e shkencëtarët le të bëjnë rifinturalut e konturimit të këtij qytetërimi,mbi këto struktura të zhvillimeve historiko-shoqërore ndër shekuj.Me të drejtën time,të një vëzhguesi,mund të them se studiuesi Meçan Hoxha,i apasionuar mbas trevës së tij,ka ndezur një prozhektor me dijet e tija,ka hedhur me sigurinë e historianit dritë mbi mugëtirën mesjetare duke shpërfillur ndryshkun turkoshak që e mbulonte këtë histori.

Vazhdimësia e trashgimisë etnike,ka qenë,nënvizon autori një pandarësi kohore e zhvillimit të një qytetrimi me ngritjet,çbërjet,e ringritjen e tij.Ngjashmëria dhe aftësia gjenetike e dy entive u ka dhënë mundësinë që të integrohen në një bashkëjetesë shembullore.Vllehet grabovar,në çdo kohë e situatë kanë gjetur ngrohtësinë shoqërore në mjediset e kësaj treve,kanë ndikuar potencialisht në zhvillimin kulturor e qytetar.

Faktori i etnicitetit shqiptar ka qenë i ndërsjelltë por dhe vendimtar në momentet historike në këto marrdhënie bashkëpunimi e integrimi.Kjo çoj në rritjen e vendbanimit i cili në shekullin e 18 mori trajtat e plota të një qyteti me mbi 12000 banor.

Grabova u bë kryeqëndra e kësaj treve në zhvillimin me Voskopojën,Shipskën,Nicën,Vithkuqin, Llëngën,Nikolicën.Që në vitin 1431 barinjtë vlleh që nuk pranuan ndryshimin e besimit fetar,u shtynë në veri duke krijuar një vendbanim të ri,me një indetitet të vetin,me karakteristika të veçanta etnokulturore:Grabovën e Sipërme.

Ngulmimi në referencat e dëfterëve turq për organizimin administrativ të zonës së Vërçës,si dhe krahasimtaria kohore,tregon për një punë të mirfilltë shkencore.Edhe ato arumun që ndërruan fenë e bën për mbijetesë etnike nga arumunët e Grabovës së Poshtme.Thellë në shpirt e në rrembat e gjakut vlonte geni vlla i mirëkuptimit e i bashkëjetesës me banorët e tjerë të zonës.Ndaj në momente të vështira jetësore në Vërçë u krijua besëlidhja e vendbanimeve që qarkonin Grabovën.Në ndihmë të saj duke marrë qytetin karvanxhinjtë e rrugë-kalimet në mbrojtje.

Grabova luajti një rol të rëndësishëm si qendra e dytë mbas Voskopojës në një status të veçant me varësi direkt nga Valide Sulltana.

Nisur nga gjaku,zakonet,kultura e jetës e zhvillimi social,Grabova u zhvillua që në shekullin 17 por kryeqendër shembull u bë Voskopoja.Për këtë autori sjell një seri dokumentash të divanit të Sulltanatit,ku evidentohen përparsit dhe të drejtat shoqërore të kësaj popullsie.Statusi i veçant bëri që në aspektin zhvëllimor,kulturor,arsimor e social,Grabova të arrinte stadet e plota të një qyteti me një organizim të drejtimit shoqëror në zanafillat  e një demokracie e atonomie vendore.

Zhvillimi i marrdhënieve tregtare dhe zejtaria e përpunimi arriti që me produktet e saja Grabova ta kapërcej kufijt e Gramshit,duke u shtrirë nëpërmjet katër rrugëve dalëse në Shqipërinë e mesme në atë juglindore,mandej gjer në Maqedoni e Greqi.

Në këtë proçes zhvillimi esnafëria zejtare u nda nga blegtoria tradicionale e bujqësia.Dolën esnafët leshpunues, lëkurpunues, rrobaqepës,kasap, samarxhi, mbathëtar dhe të përpunimit blegtoral e përpunimit të drurit.U zhvillua kultura, arsimi.Një punë të lavdërushme Meçani ka bërë në evidentimin e vlerave kulturore,të cilët vijnë si amalgama bazë të një etnie.Shkolla luajti rol parësor-nënvizon autori-në rritjen e këtyre veprimtarive prodhuese e tregtare të qytetit.Shkollimi i kapërceu kufijt e trevës.Etno-kultura u kthye në art të pikturimeve morale të ikonave,e afreskave.

Me 1720 nën shëmbullin e Akadimisë të Voskopojës u ngrit shkolla për arsimimin e pajisjen me dituritë e kohës të fëmijëve Grabovarë.Shkolla ndiqte traditat e përpjekjen për të edukuar në ruajtjen e traditave zakoneve e folklorin.Shumë fëmijë u dërguan në Voskopojë,Korçë për studime e u kthyen që andej,mjeshtra të një kulture e cila do të rrezonte anë e kënd vëndit,si në arkitekturën ndërtimore por dhe në pasurimin piktoral të objekteve të kultit.

Etno-kultura në këtë libër,e reflektuar në pikturime murale, në ikonografi,afreske,në veshjet e mënyrën e jetës tradicionale,vjen si një letër lakumues i zhvillimit të kulturës grabovare,por dhe më gjerë në fshatrat që rrethonin si:Grabova e Poshtme,Shënepremte,Sojnik,Gribë,Kukur,Kishtë, duke i kapërcyer kufijt krahinor për më gjerë.

Analiza që i bën autori,si dhe evidentimi i artit të afreskave piktorale e ikonografike në një shumi në trevat e Myzeqes dhe të Beratit,Vlorës,Elbasanit,tregon jo vetëm shkallën e lartë të njohurive të autorit por dhe aftësitë analizuese në një përcaktushmëri të mirë-argumentuar. Meçani,thjesht,me ndihmën e mekanizmit të arsyetimit të objektëve shembullenjëse zgjidh ardhjen gjenezike të vëllezërve “Cetiri” në nocione emërtimitete.Një mbiemër,emër që i përkthyer në Shqip,në rastin konkret domethënë “katër” nga ku është dhe mbiemri i vëllezërve “katro”.

Këto piktor të talentuar filluan të aplikojnë artin piktoral në një kohë me vëllezërit Zografi të Korçës.Veprimtaria piktorale e Cetirëve (katrove)arriti në 142 vjet punë në pikturë,një veprimtari jo e pakët,por e lakmueshme për shumë treva e kombe,gjë e cila e nderon Grabovën.

Studiuesi Meçan Hoxha,thjeshtazi,pa pretedime të thella eruditive,por duke u nisur nga konkretja,duke e prekur çdo gjë me dorë,e shkelur me këmbë çdo kënd të trevës duke u marrë shumë me referencat e disa studiuesve të lëna paksa në hije nga historografia jonë dhe ajo sllavo greke.Autori me atë thjeshtësinë e tij me transparencë arrin të ndriçoj rrugën në për të cilën ka kaluar populli shqiptar dhe ai arumun.Pa dyshim autori ja ka arrit qëllimit në saj të veçorisë themelore që duhet të karakterizoj një studiues historigraf që është autentika në analizat toponomistike dhe onomanistike të marra direkt nga dekumente të gjithëpranuara.Ndaj,teksa lexon këtë libër studior,të shfaqet Grabova si një qytet mesjetar,me jetësinë e saj si një qendër e rëndësishme kozmopolite,gravitale e gjithë zonës.

Me lidhjet e drejtpërdrejta me katër daljet ndërqytetse me Elbasanin,Beratin,Vlorën,Myzeqen, Korçën,Voskopojën,Grabova u integrua dhe çoi kulturën e saj me një integritet etnik të lakmushëm.Për një studiues të mirfilltë,nuk ka rëndësi volumi studimor por primare është ekstrakti burimor që mbart në vetvete studmi.Autori i librit “Grabova e bukur me arumunë” këtë studim,zhvillimin e kësaj kulture,e zgjidh me zhvillimin e saj të iniciuar e zhvilluar në vazhdimsi në saj të personalitetëve.Evidentimi i personalitetëve që kanë lënë gjurmë si Andra Shogun në Rumani të cilin George Niku ish-Ambasador i Rumanis e cilsoi me origjinë nga Grabova bashkë me Llazar Silianin,në Bullgari:Marko Kostandin Grabovari,Jovan Grabovari,janë rrjedhoja e një hulumtimi profesional e që i rrisin valenza e besushmërisë në atë çka ka dashë të na thotë autori.

Nga ky këndvështrim përcaktohen dhe vlerat dokumentare si dhe apriorit që rrjedhin prej tyre.Në këtë drejtim studiuesi pasionant Meçan Hoxha,jo vetëm mua por dhe historianëve,akademikëve,u jep një leksion mbi studimin e të vërtetave historike.Libri vjen i këndshëm,vjen si një historigrafi publiçistike.Një stilistik e tillë bën e autorin disi personalizues me veçori dalluese e të pëlqyeshme në kuptushmëri.Ai shkruan pa kalamëndje e postulate filozofike.Ai merr si bazë të llogjikës shkencore argumentin historigrafik ekstraktin e një kombi që është :etnia, emërtimiteti ,etnografia,besimi,gjuha,zakonet .Libri mbyllet me një perspektiv ringjalljeje të qytetrimit grabovar ,ku me një publiçistik të letrarizuar panoramike,evidenton ato vlera të resurseve natyrore,njerëzore,që mbart kjo trevë.Këto resurse kanë qenë,janë,e do të jenë katalizatorët e rilindjeve të reja,ku puna dhe përkushtimi ndaj saj ka qenë suporti bazë i zhvillimit shoqëror të kësaj etnie,aq shumë e lidhur në bashkëjetesë me vëndasit,pas-ardhës të desaretëve.

Nga leximi i vëmëndshëm i librit,nga hulumtimi i studiuesve të huaj dhe vëndas që arrin në 53 tituj,pa mëdyshje,arrij në konkluzionin se autori është një studiues me taban shkencor që çdo studim e mbështet në argumenta tekstual historikisht të gjithëpranuara,e që prek me dorën e gjykimit ekstraktin kulturor,etnografik,thesarin folklorik me veçoritë ndër shekuj.

Mbasi lexova këtë libër me të drejtën time u them atyre akademikëve skolastik,studiuesve fluror:Shikojeni mirë këtë libër “Grabova e bukur me arumunë”.Ai mbart në rrjeshta prizmin e një metodologjie të ndërthurur në shumë fusha!Në mënyrë të thjesht aty mund të shikosh qartë se si mund të rishkruhet një histori.Apologjetë e historisë nuk e kanë filluar punën e tyre nga hiçi.Shkenca,në themelin e saj veçanërisht historia,njohin si moshë mijëvjeçarët.Askush nuk mundet të shikoj saktësisht në atë humbellë kohore të na zbulojë çfarë fshihet në thellësitë e gërrmallave të gjenezave e të shpirtrave të popujve.Gjithesesi,ky libër është një distributor metodologjik,ku populli i asaj treve gjen para-ardhësit,truri të kthjellohet në performanca historike,nxjerrë në dritë rrugëtimet etnike,duke mbushur zbrazësitë e këndvështrimeve tona të kaherëshme.

Nëntor 2013

Email: Vladimir_muça@yahoo.com