Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Dibran Demaku: Abdullah Konushevcit

| E marte, 10.12.2013, 08:22 PM |


Dibran Demaku

 

BËRE NJË EPOKË

(Abdullah Konushevcit)

 

Si ta qetësoj sonte vargun tënd kryengritës

Si t`i qetësoj sonte miqtë për ikjen tënde

Apo ta lë lotin të rrjedh tronditës

Për zhbërjen e një shprese,për këputjen e një ëndrre

 

Krejt jetën e shkove si një metaforë

Rrethuar me miq, rrethuar me shokë

Veç rrallë ndonjëri ty të zgjati dorë

Ani, ti hyre në poezi, bëre një epokë

 

Të vranë, miku im, të vranë në zemër

Dinosaurët,kanibalët, besëprerët

Mbi ashtin tend të shtypur të bënin emër

Ndezur e shuar dritën, ndezur e shuar fenerët

 

Si ta qetësoj sonte vargun-poezinë

Si ta qetësoj sonte gjakun në damarë

A bëmë sa duhet ne për Njeriun

Apo e lam të ikte në vetmi, zemër-vrarë