| E diele, 08.12.2013, 02:57 PM |
MENDIME
MBI KRIJIMTARINË POETIKE TË POETES KOSOVARE EMINE MALIQI-ZAIRI (PESO EMZA)
Nga Agron Mema
=DASHURIA PËR VENDLINDJEN DHE PËRGJEGJSIA PËR LEXUESIN,RRITIN PËRHERË CILËSINË E KRIJIMIT DHE SJELLIN VLERA IDEO-ARTISTIKE LARG SKEMATIZMIT,KLISHEVE DHE STERIOTIPEVE=
-Pavarsisht se brenda një harku kohor prej dy viteve, të botimit të dy vëllimeve poetike ”Aureola në pentagram”2010 dhe”Fëmijët e erës”2012,të poetes Emine Maliqi(PESO),rruga e saj poetike është e gjatë,shumë e gjatë,bashkëudhëtare me vitet e sajë,me zanafillë qysh në bangat e shkollës,aty në vendlindje në Busovatë të Dardanisë(ish Kamanica)e deri tek foleja e re e shtegëtimit në Zvicër ku jeton me familjen që prej 1990-ës.Kur para një muaji më dërgoi dy vëllimet poetike të sajë,u befasova nga ngarkesa e figuracionit të krijimtarisë së kësaj poeteje, pra me shpirtin e poezisë në vetvete, ku Emine të shpie në një botë mitike e mistike,në magjinë që aftësi ka vetëm arti ta kryej,në magjinë reale e ireale.Leximi i krijimtarisë së Emine Maliqit më dha edhe një mundësi për të gjykuar dhe parë me një sy tjetër botimet dhe gjendjen e sotme të poezisë,pasi shohim shumë botime e shkrime të publikuara si me vëllime,shtypin,dhe faqe elektronike,që janë shumë larg standarteve të kërkuara(përjashto emrat e spikatur të krijimtarisë poetike,shumica e krijuesve të rinj ç’do vargëzim e quajën poezi),pra janë shumë larg standarteve bashkëkohore..Prurjet janë të shumta,por cilësia le për të dëshiruar,deri në krijimin e përshtypjes se sundon mania e të shkruarit, pavarsisht se ç’farë shkruan.Por ky shqetsim është ngritur më herët nga ata kritikë të pakët që mundohen të ngrenë zërin në këtë shurdhëri.
Por tek Emine Maliqi(e cila shfaqet me identitetin poetik PESO ,dhe unë kështu do ta quaj pas prezantimit)ndodh ndryshe.Në krijimtarinë e botuar të saj konstatohet,apo më mirë të themi se autorja nëpërmjet shprehjeve,bie parimet themelore mbi të cilat ndërtohet poezia bashkëkohore,duke mbajtur si shtyllë kryesore të komunikimit me lexuesin,figuracionin si monostil të saj,e në mënyrë të veçantë bie në sy përdorimi me nikoqirllëk i metaforave, krahasimit, metonimia, hipologu-kjo sidomos në përdorimin e abstraktes ndaj konkretes,që zë sipërfaqen më të padhe të parcelës poetike të sajë. Por edhe figura të sinekdotës, litotës,apostrofës,,duke i dhënë fjalës një karakter përgjithësues me një pohim të veçantë,por nuk mungojnë as sinonimia dhe ilustrimi me fjalët e rralla poetike..Në krijimtarinë e sajë ,PESO,e ka mprehur penën duke mbajtur fort aleancën afatgjatë të koalicionit me figuracionin letrar,dhe ka krijuar plotësisht individualitetin e sajë poetik.Ajo mundohet dhe arinë të jap përshtypjen se elementi që kërkon me të madhe sot poezia,është që materjali jetësor,të vijë i ndërthurur dhe në harmoni me ndjesitë dhe figuracionin.Në vargun e sajë,si bijë e Kosovës,gatuhen të gjitha frymëzimet me motivet kosovare dhe më tej me të gjitha shqiptare,duke krijuar një lidhje të përjetshme me vendlindjen,me mallin për të,për njerzit e mirë,për rrugën e fëmijërisë,për anën e lumit ku buron poeti për tu derdhur në detin e poezisë sonë të re.Tek PESO,gjejmë poeten që ka breshëruar një stil të vetin origjinal si në problematikë,në motivet me prezencën e sajë,po kështu edhe në rinorizimin e vargut poetik.Lirizmi i sajë shpreh ndjenjën dhe botën e gjërë shpirtërore të heroit lirik,të intelektualit,të njeriut të thjeshtë,të kosovarit të farkëtuar mes ngjyrash historiko-shoqërore,dhe që poezia mban lidhje të ngushta komunikuese edhe me nytyrën,dhe kjo vjen në liriken poetike të PESO,nëpërmjet lidhjes së intimes me shoqëroren,e së djeshmes me të sotmen,duke përzier ndonjëherë edhe lirizmin me përshkrimin narativ,epizmin.Dhe këtë e forcon me ardhjen e natyrës si element poetik me gjithë bukurinë e sajë plot ngjyra..Dhe ky kolor i derdhur mes penës në fjalët dhe reshtat e poezisë,e bën poezinë e peisazhit të PESO tepër frymëzuese dhe emocionuese,aq sa të duket se poetja pikturon me fjalë,ku stinët janë lidhur me detyra jetësore.Kësajë detyre poetja i përkushtohet aq shumë me merakun shoqërues tek besimi i lexuesit.Ndaj u jep rendësi të madhe burimeve njerëzore dhe jetësore,dhe pikërisht frymëzimin e mbështet në të dhëna të padyshimta,të para e të ndjera vet,por edhe ato të që ka dëgjuar nga të tjerë bashkangjiten.Dhe me këto thur vargun magjik, frymëzues e mbresëlënës të sajë.Vendlindja dhe dashuria për të,vjen në këndvështrimin poetik të emigrantes,dhe kjo ndjenjë e kjo botë përshkon fund e krye poezinë e PESO,ku nëvizohet nga autorja ideja se kjo dashuri është më e madhja nga të gjitha,dhe qëndron mbi ç’do dashuri tjetër,se pa të nuk ekziston asnjë,pasi ta vjedhin e përdhunojnë të tjerët.Sepse tek dashuria për atdheun,vendlindjen tënde,është burrëria, nderi, trimëria, atdheu, zemra e gjyshërve dhe prindërve-sinopsi i vëllimit,bota e çiltër e fëmijve,foleja e të gjitha dashurive.Mespërmes poezive vjen qëllimi se nga kjo dashuri sillen vetvetiu edhe urejtjet për shkaktarët deri tek lufta e Kosovës ,si një luftë e drejtë e imponuar nga të tjerët,por e domosdoshme dhe e pa evitueshme për fitimin e lirisë dhe pavarsisë së sajë.Bashkë me problemet e emancipimit të femrës,PESO,është edhe njohëse e thellë e gjuhës letrare shqipe,dhe e përdorë atë me aftësi dhe mjeshtëri të rrallë.Me vargun dhe poezinë e sajë ajo bëhet pjesëmarrse e drejtëpërdrejtë në zhvillimet e sotme duke dialoguar me lexuesin,duke ndier nevojën e këtijë bashkëbisedimi,pasi lexuesi përballet edhe me krijimtarinë e parëndësishme e të pavlerë që mbretëron tregun poetik,ndaj PESO,mer përsipër të bëhet një element distilues e filtërues në mënyrë që tek lexuesi të shkojë poezia e vërtetë,dhe ajo sjell vlerat e sajë të pakrahasueshme duke u bazuar në ndjenja,parime dhe mendime ,duke shkruar,duke u përpjekur...De këtu përdorë edhe një element tjetër,poetja jo vetëm sjell çudinë,por edhe talljen me ngjyrat dhe veprimet negative.Shkurt ,PESO,i diskuton dhe i shoshit çështjet ashtu si i kërkojnë parimet e poezisë,interesat e lexuesit,se vetëm kështu poetja e ka shpirtin e qetë,se kënga shpirtërore e vargut të sajë ka gëzuar mijra zemra lexuesish,por edhe ka qarë sëbashku me ta për hallet dhe brengat e tyre.Por nuk mungon as qëndrimi i prerë i sajë.Ajo vuan shumë për të vërtetën.Për gëzimin dhe ngushëllimin e botës shpirtërore të njeriut,se ajo ka besim të madh tek mendimi dhe gjykimi i tij.Poetja,duke i përjetuar, emocionalisht ka sjellur edhe vlerat e nusërimit të poezisë në pritjen e përhershme e shqetësuese,duke e parë si një pritje të veçantë të poezisë-nuse,si një pjergull e varur në harkun e ylberit jetësor..Mund të them se vëllimet poetike të PESO ,pohojnë orgjinalitet poetik,lirizmin e poetes pa shpërthime të bujshme e të përzgjatshme,por të ngrohtë si një bisedë me vendlindjen dhe njeriun,me mallin e ngrohtë e përvëlues,shpresës për të prekur të arthmen e mirë,ndjenja të cilat shpërthejnë si vullkan e derdhen si lumë nga dinamizmi i brendshëm i vargjeve,me bukurinë dhe fuqinë e sjellur nga antitezat e përdorura,të cilat nguliten fort në zemër ndjenjat,e në mendje idetë.Pra ky zë i dashur poetik,dëshmon për rritjen cilësore të poezisë së sajë dhe detyrës për përpjekje të vazhdueshme për ta ngritur poezinë në kërkesat e kohës.
NGA KRIJIMTARIA E PESO-EMINE MALIQI
1-KANDIL VEGIMI
Kape heshtjen me duar dhe pyete
Pse të bie në mendje ky emër
Si plumb mbi pjatë argjendi
Këput lulet e dëshirave
Kosit afshin si barërat e bregut të lumit
Përbirohu në palcën e mendimeve
Shiko të panjohurën lakuriq
Fito betejën mbi luftën time
Lësho shikimin e ndezur si dy shigjeta zjarri
Mbi drurët ç'do ditë rrëfe sekretet
Për mua dhe veten
Jam patkua i humbur i gjokut tënd
Më var në derë se thonë sjell fat
Shpeshherë ëndrrat urojnë
Zhvishe shpatën dhe coptoje heshtjen
Kjo frikë që të mbështjell si petk
Është pjellë e trimërisë sime
Unë s'i kam armët e shpirtit që mbajnë fre
E humb padashje majën e fillit
Dhe natës ia lë terin
Se dua kandilin e vegimit
2-PETALE TË GRISURA
Shtrihu pa frikë se të mbaj në duar
Shtrihu se petale trëndafilash
Kam mbushur shtratin
Mos i hap sytë
Mos shih në pasqyrë
Preke ëndrrën me duar
Dhe vdis po u desh
Kam frikë se përvidhen gjembat nën petale
Trupin ma përgjakin mos po regjem
Tëmthat më shtrëngon
Unë po dergjem
Përzihen zhurmat shungulluese
Oshëtijnë zemrat si det
Tallazet ngritën e ulën mbi petale
Si deti i shkumëzuar që rrah brigjet
Trupat rrahen në kllapi
"Yllit që ra prej qiellit në tokë
Iu dha çelsi i pusit t'humnerës"
Shtrihu se edhe unë po shtrihem.
3-PARADOKS
Si barkë e çarë e shikoja bregun
Dhe nuk arrija kurrë mbi zall
Pllaquritesha mbi ujrat e tërbuara
Sikur zog krahëvrarë
Këmbë e duar nga lodhja më kërcisnin
Isha në kërkim të ëngjëllit të shfrenuar
Lutesha edhe mbi tempujt e huaj
Si fantazmë maskoja shpirtin e dërmuar
Unë e dija që ai nuk ishte njeri sikur unë
Mëngjeseve të ftohta Dhjetori
Shkruante dy-tri fjalë mbi xhamat e mi të ngrirë
Puplat e bardha i shihja si fluturonin në hapësirë
Më mbante shpirtin dhe mendjen zgjuar
Që me vite patën fjetur
Lëshonte litarët shpëtimtarë mes ujrave të tërbuar
Ishte ëngjelli im i shfrenuar
4-JAM BIJA JOTE
(Jam çikë Kosove,nuse e Luginës)
Dritaret hapur do t'i lë t'i shoh pëllumbat e bardhë
Do të vishem si nuse dhe do të vij
Më dil përpara dhe më merr
Takohemi në kufi
Dua të ulem në prehërin tënd
Aty ku më ranë koë e dorë
Të të puth ballë e sy si dikur
Ty vendi im atëror
Jam skuqur e përgjakur për Ty mijëra herë
Për mrize ta lash vendin më të mirë t' Luginës
Copat e bukës me ty i kam ndarë
Mos më le tash prapa shpinës
Nisi dasmorët e tu
Se mua m'ndalon kufiri
Peshqesh e pajë gati i kam bërë
Mos le të shkelet premtimi
5-TI JE GJAKU IM
Nga frëngji e kullës sime
Që sa vite ta marr ballin
Në nishan
Syrin ma verbon dhe më thërret
Mos harxho plumb mbi ballin tënd
po ruaje për dushmanë
Vie nëpër kokën time
Zëri i plakut flokëbardhë
Me falë gjakun është burrni
Me rujtë besën e dhënë
Është si me qënë vëtë Perëndi
6-HESHTJE
Ti qiell që je me nge
kur do ta ndalësh atë zë
a nuk e sheh dritën se ka qejf
të zhvishet nga petku gri
a nuk e sheh se natës ia ka ëndja
të na derdhë atë dritëhënë mu në sy
Rri nën qiell me yjet
pa gjini e moshë
kjo heshtje e përkryer
mi kujton të vdekurit
të vetmit që nuk luten për lëmoshë
7-DORA
Dora e sajë e hollë
kockë e lëkurë
filloi të shëtisë
si një merimangë e lodhur
mbi pjeshkët në pjatë
në fund u ndal
e tha:
-merre një
Aq shumë ngjante dikur
lëkurë e sajë
me të pjeshkës
sa fishk dëshirën time
për atë fryt të ëmbël
Tani ngjanë me gjethet
e thara të vjeshtës
tek shihemi në sy
nënë e bijë
që për pjeshkat
në pjatën e fëmijërisë
s'kam më uri
8-LËMSH VAJI
Sa të mëdha kafshatat e pikëllimit
s'i bluan më britma
as i bluan heshtja gllënjkat e dehjes
S'u ankova asnjëherë
se gëzimi gjithmonë jetimë mbetet
e trishtimi trashëgohet përherë
Përplaset padashur shikimi në shpellë hutimi
aty asgjë e imja nuk ka mbetur
as fije flokë
as qerpikë
as lot
dua të gëlltisë një lëmsh vaji
që më mblidhet në fyt pa e përtypur
le t'rëzohem si pemë e tharë mbi barë
pa asnjë rënkim nga gurmazi i çarë
9-RINIA IME NË QELI
Shkëputen me dhunë duart nga kulla
si spirancë prej gurve ciklopikë
vija gjaku mbesin mbi shkëmbinj
gjurmët e mia i lashë
vala shpejt do ti fshijë
Me vete marr degë të shelgut lotues
këmbët e zbathura push i hithrave mi ndez
ec krillë e vetmuar mes plimit të krillave
po rini e imja në ç'gozhdë do të varet
Nëpër stinë kujtoja kullën e boshatisur
e tallja mashtrimin tim prej fëmije
mureve t'qelisë gdhendja fytyrën e vashës
ëndrra ime kavall me vrima ik drejt lirie
10-LAKMIA
Lakmoj dashurinë e marinarit
tek zbarkon limaneve
me një të tundur të kapeles në erë
dashurinë e ushtarit të vjetër
armën e re në trup
Dashurinë poeti
e zhvesh deri nën thonj
dhe e ngulfat në koshin e letrës
Lakmoj dashurinë ta prek sa herë dua
t'i futem në dhomë pa trokitur
ta puthmes t'sofrës dhe shtratit
pa pyetur
për të përgjumur e uritur
(Shënimi im:rregullat e drejtshkrimit janë ruajtur sipas orgjinalit të autores.
Emine
Maliqi-PESO,ka lindur më