| E shtune, 07.12.2013, 06:15 PM |
FESTA JONË
E PAVARËSISË, NË ASTI TË ITALISË
(Merr pjesë edhe kryetari i Bashkisë së qytetit, Fabrizio Brignolo)
Nga: Prof. Murat Gecaj, publicist e studiues-Tiranë
1.
Në qytetin
Kënaqësia e bijëve e bijave të emigrantëve tanë, për Flamurin dhe veshjet kombëtare shqiptare...(Asti-Itali, 25 nëntor 2013)
Pas një vizite
tjetër në
Kemi
njoftime, për veprimtari të bukura festive, në këto ditë, nga disa shoqata të emigrantëve
shqiptarë, si: “Migjeni” (Boras-Suedi), “Mërgimtari” (Kiel-Gjermani), “Bijtë e
Shqipes” (Filadelfia-Amerikë), “Iliria”(Congeren-Belgjikë) etj., por kësaj
radhe, për kërshërinë e lexuesve, më poshtë po e publikojmë njoftimin,
pothuajse, siç na e ka dërguar H.Bulçari, nga qyteti
2.
“Në vazhdën
e jetës dhe edukimitë të fëmijëve tanë me
dashurinë për Atdheun tonë, Shqipërinë, në qytetin verior të Italisë,
Pamje nga salla e madhe e shfqajes, “Alfieri”...
Shoqata jonë “AssoAlbania-Piemonte” ka lindur nën kujdesjen e Shoqates simotër “AssoAlbania Italia” të Pistojes. Fillimisht, ata biseduan me Dedë Kolën e ky iu drejtua disa bashkatdhetarëve. Kështu, u krijua bërthama e parë e Shoqatës sonë, me 9 pjesëmarrës, të cilët shumë shpejt u vunë në lëvizje.
Më tej, u hartuan dy programe, i afërt dhe më i largët. Për të parin, meqenëse në bërthamën tonë kemi anëtarë, të cilët vijnë nga institucione profesioniste të kulturës në Shqipëri, nisëm punën për përgatitjen e një shfaqjeje artistike. Dhe ja, rasti më i mirë ishte që atë t’ia kushtonim pikërisht Festës së Flamurit tonë Kombëtar, 101-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Titulli i saj ishte, “Mirëse erdhët nidis nesh!”(Benvenuti tra noi!”, duke synuar që të jetë një festë e përbashkët, shqiptare-italiane.
Fjalen e mireseardhjes, në fillim të shfaqjes, e mbajti sindaku i Astit, Fabrizio Brignolo, i cili e ndoqi shfaqjen në sallë, për 2 orë e 15 minuta. Sigurisht, kjo gjë i befasoi pjesëmarrësit dhe vetë artistët, që një kryetar bashkie, i një qyteti të huaj, të shohë kaq gjatë një shfaqje, aq më teper tërësisht në gjuhën shqipe dhe duke e shprehur hapur entusiazmin e tij, si për shfaqjen dhe për shqiptarët.
Shfaqja u
hap me një gjetje shumë artistike dhe
emocionale, nga ana e regjisorit, si hyrja në sallë e fëmijeve tanë, të veshur
me ngjyrat e Flamurit, me shqiponjat në’e gjoks dhe me shkrimin “SHQIPERIA ose “
Kujtim i paharruar, pas shfqajes festive...
“Tani ju do të shihni një valle popullore, luajtur emocionalisht dhe me mjeshtëri nga fëmijët tanë, në sytë e të cilëve shohim me gëzim, se kenga dhe vallja shqipe do të rrojnë në jetë të jetëve”, ishte teksti i fillimt të dy paraqitësve të aftë të programit të shfaqjes, Vilma Gjyshja-Bjeshkza dhe Marjan Bjeshkza. Ndërsa pjesëmarërsit u shprehën: “Me shfaqje e organizime të tilla, jemi krenarë që jemi shqiptarë!” Sigurisht, kjo ishte vlerësimi dhe kënaqësia më e madhe, si për organizaztorët e iterpretuesit, po dhe për tërë Shoqatën tonë.
Kështu,
tani me kënaqësi pohojmë se shfaqja, e organizuar këto ditë në qytetin
Mund të përmendnim këtu punën e palodhur të disa vetave, për këtë shfaqje. Po, ndër ta, po veçojmë: Kujtim Skenderi, Artan Sadikaj, Eduart Gecaj, Sajmir Spahiu, Genc Velaj e Aranit Murga, pa dashr të veçojme atë të presidentit të Shoqërisë, Dedë Kola.
Miqte e “AssoAlbania-Italia”, duke u shprehur krenarë për bashkëpunimin ndërmjet grupeve, u ndanë çertifikata anëtarëve të “AssoAlbania-Piemonte”. Në emër të tyre folën dhe falënderuan: drejtoresha, Afërdita Shani dhe presidenti, Nikolin Gjeloshi”.
...Në mbyllje të këtij njoftimi të Hasan Bulçarit, regjisorit të kësaj shfaqjeje të bukur festive, për bashkatdhetarët tanë emigrantë, në qytetin Asti, nuk na mbetet gjë tjetër, vetëm t’i përshëndesim dhe t’i përgëzojmë përzemërsisht: organizatorët e interpretuesit, si dhe pjesëmarrësit bashkatdhetarë, në qytetin Asti të Italisë!