Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Lutfi Alia: Kunavia (IX) 1

| E enjte, 05.12.2013, 09:10 PM |


KUNAVIA – 9/(1)

 Ipeshkëvët e tjerë rezidentë ...

...në shekullin XV të Dioqezës së Kunavisë dhe aktiviteti i urdhërit françeskan

- Fshatrat e pjesa jugore, që i u hoqen Kunavisë, kaluan nen zotrimin e Vlladan Komnen Arianiti (vellaj i vogel i Gjergj Arianitit), i cili zotronte Çermeniken, Shpatin, Polis, Mokren, ndersa pjesa tjeter deri ne Vlore dhe Himare, ishin zoterime te Gjergj Komnen Arianitit. si deshmon konti Gjon Muzaka ne biografine e familje se tij, te botuar ne vitin 1515-

EKSKLUZIVE NGA PROF. LUTFI ALIA

Ne vitet e fundit te shekullit te XIV dhe gjate gjithe shekullit XV, Albania kaloj situata te vshtira, pasi i u desh te perballonte dhe sulmet ushtrive te Perandorise Osmane, qe u versulen egersisht për pushtimin e trojeve tona. Dyndjet e hordhive turke, krijuan pasoja të rënda në jetën ekonomike, sociale e politike, si dhe ne ate fetare e kulturore të albanezëve. Sulmet e njëpasnjëshme të barbareve turq, kunder trojeve albaneze, masakrimi i popullates, rrënimet dhe grabitjet e pasurive, krijuan pasoja te renda, të cilat u ndien për shume shekuj nga populli yne.

Pushtuesit turq persekutuan e masakruan dhe kleriket e krishtere, per pasoje shume prifterinj e murgj, sidomos te urdherave benedektinë dhe domenikanë, u detyruan te braktisin kishat e manastiret tona. Per te perballuar kete situate te veshtire qe po kalonte kisha katolike, ne vendin e tyre erdhen françeskanet, qe si tregojne Wading, Gubernatis dhe Da Civezza, moren drejtimin e kishave e manastireve, qe ishin  braktisura dhe njekohesisht ndikuan, qe shume albaneze te veshin frakun e murgut françeskan, madje ne shume kuvende, ata u caktuan priora dhe disa u emeruan ipeshkev, nder te cilet tre vetem ne dioqezen e Kunavise.

Ne shekujt XIV- XV,  Albania kishte 37 manastire françeskane.

Urdheri françeskan u forcua e u perhap gjeresisht ne trojet tona dhe per kete arsye, më 13 dhjetor 1402, Papa Bonifaci IX, nga kustodia e Raguzës, shkeputi Durrësin, Shasin, Shkodrën, Ulqinin, Tivarin dhe themeloj kustoden e Durrësit, ku perfshihej dhe Kunavia, me manastiret françeskane te Shen Martinit dhe te Shen Kiara. 

Në trojet e banuara nga albanezet dhe ku vepronin misionarët françeskanë u themelua Provinca e Maqedonisë, e cila nënkupton shtrirjen e urdherit françeskan ne Albania qendrore.

Murgjerit françeskane, krahas aktivitetit ekleziazik ne propogandimin e ungjillit, luajten dhe rol politik e ushtarak, si rasti i murgut shkodrane Françesku OFM, i cili ne vitin 1405, ishte ne krye te forcave per mbrojtjen e kalase se Shkodres, ku u thyen sulmet e ushtrise turke. Per keto merita, Dozha i Vendikut i a sugjeroj Selise se Shenjte, qe ta emeronte ipeshkev, propozim te cilin Papa e pranoj menjehere, duke e shpallur murgun Françesk OFM, Ipeshkev te dioqezes se Drishtit.
Ne mbrojtjen e trojeve te Kunavise nga sulmet e hordhive turke, u shquan dhe murgu Francesco di Genova OFM, murgu Martini OFM dhe murgu Beninjo OFM, te cilet u vune ne krye te revoltes popullore, se bashku me fisniket e kesaj treve.

Ne fillim te shekullit XV, Kunavia kaloj ne zoterimet e Gjon Kastriotit, qe perfshinte gjeografikisht trojet e Albania (Arberia), me kufij te percaktuara qartesisht nga kronistia bizantine Ana Komnena.

Ne vitet 1415 - 1432 pushtuesit osmane bene organizmin e ri, te shprehur me ndarje administrative te re te territorit, kesisoj treva e Kunavise, u zvogelua, pasi i u hoqen disa fshatra, kesisoj te pjeses jugore, i kaluan Çermenikes; disa fshatra te pjeses veriore i kaluan Matit, fshatrat e pjeses lindore i kaluan nahijes te Gollobordes, trojet e pjeses perendimor formuan nahijen e Shengjergji, ndersa trojet e pjeses qendrore, qe historikisht ishin zoterime qe i perkisnin familjes fisnike Marchaseos-Markezi (Martheseos -?????????z), u la si nahije me vehte dhe kesisoj vazhdon te jete dhe sot e njohur si treva e Martaneshit..

Fshatrat e pjesa jugore, qe i u hoqen Kunavise, kaluan nen zotrimin e Vlladan Komnen Arianiti (vellaj i vogel i Gjergj Arianitit), i cili zotronte Çermeniken, Shpatin, Polis, Mokren, ndersa pjesa tjeter deri ne Vlore dhe Himare, ishin zoterime te Gjergj Komnen Arianitit. si deshmon konti Gjon Muzaka ne biografine e familje se tij, te botuar ne vitin 1515.

Ne lidhje me familjen fisnike Marchaseos – Marthaseos te Kunavise, ka pak te dhena dokumentare. Historianet Ludvig Thalloczy, Milan Šufflaj, Goerge von Hahn, Eqerem Çabej, Karl Hopf, John Fine, Pellumb Xhufi etj, evidencojne dy dokumenta te 5 dhe 6 shtatorit 1304, ku rezulton se familja Marchaseos - Marthaseos e Kunavise, renditet ne listen e 13 fiseve, qe i u njohen privilegjet nga ana e Princi Filippi Anzhù i Tarantos - Dominus Regum Albaniae.

Kjo akt marreveshja e shkruar ne greqisht, e perkthyer ne anglisht nga J. Fine thekson:

 Philip of Taranto granted privileges to 13 Albanian tribues, thus documenting their existaence at this time: Albos, Spatos, Cotarucos, Bischesini, Aranitos, Lecenis, Marchaseos, Turbaceos, Scuras, Buccesseos, Zenevias, Logoroseos, Mateseos ... “  (Acta Albaniae I. 563, 569).

“Filipi, princi i Tarantos i garanton privilegjet 13 fiseve albaneze, kesisoj eshte dokumentuar ekzistenca ne kete kohe e fiseve Albët, Shpatët, Kotarukët, Buzezinjët, Aranitët, Lecenët, Turbacejt, Markezet, Skurajt, Zenevisët, Logoreskët dhe Mateset ...”

Perkthimi ne latinisht i akt marreveshjes te Princit Filippi me fisniket e 13 fiseve albaneze, te cilet i garantojne sinqerisht besnikeri atije, shprehet si me poshte:

“Philippus ilustris Ierusalem et Sicilie regis filius princeps Tarenti despotus Albos, Spatos, Catarucos, Bischesini, Aranitos, Lecenis, Turbaceos, Marchaseos, Scuras, Zeneuias, Bucceseos, Logorescos et Mateseos, fidelibus suis salutem et dileccionem sinceram. Patefacto nobis per nuncios add nos missos vestre bone voluntatis affectu, quo ad fidem et mandata principis incliti domini genitoris nostri Ierusalem et Sicilie regis illustris et nostra cum sincera devocione redire ac in eis constanter perserverare disponitis, nos huiusmodi reversionem vestram gratam habentes pariter et acceptam vos ad fidem et mandata ipsa taliter reduntes benigne suscipimus et vos in illis specialis favoris et benevolencie gracia prosequi pollicemur; offensis omnibus et culpis (de verbo ad verbum ut ssupra no praecedente)”.

Ne kete liste nuk jane perfshire familjet fisnike Blinishti dhe Matranga, pasi ato kishin status special, ndersa familja fisnike Muzaka, keto privilegje i kishte fituar me parë nga mbreti Karli II Anzhù (1285 – 1294), babai i Princit Filippi Anzhù (1294 – 1331).

Historia e ketyre 16 fiseve albaneze, ka mbetur e pa plotesuar, ende enigmatike dhe plot me mistere e kuriozitete, prandaj te gjithe presim te ndriçohen duke zbuluar dokumenta te tjera arkivale.
Ne historine e kombit tone, fiset dhe familjet fisnike kane luajtur rol te rendesishem, qe ne lashtesi.
Sipas E. Çabej dhe M. Šufflay, shtresa e pare e formimit etno-kulturor te ilireve, jane fiset Labeate, Piruste, Sardeate, Batiate, Parthine, Taulante, Amante, Kaone, Thesprote etj, etj.
Po sipas Çabejt dhe Šufflay, shtresa e dyte e formimit etno-kuturor te albanezeve jane 13 familjet, e permendur ne  dokumentin e vitit 1304, ne kete marreveshje ndermjet Filipit – princi i Tarantos, i me fiset: Albos, Spatos, Catarucos, Bischesini, Aranitos, Lecenis, Turbaceos, Marchaseos, Scuras, Zeneuias, Bucceseos, Logoreseos, Mateseos.
Ne fakt jane 16 fise, pasi duhen shtuar dhe familjet fisnike Blinishti, Matrenga e Muzaka, te cilat ishin njohur me parë nga Mbreti Karli I Anzhù dhe nga Mbreti Karli II Anzhù.
Ne shekullin e XIV e sidomos ne shekullin e XV, forcohen e dalin ne plan te pare, familje te tjera albaneze si Kastriotet, Dukagjinet, Zaharia, Topia, Gropa etj.
Sipas Çabejit, shtresa e trete e formimit te kombit albanez jane fiset e tjera, qe konsolidohen ne shekujt XVII – XIX, kesisoj ne trojet veriore dallohen fiset e Hotit, ndersa ne trojet jugore fiset Grisei, Churlisei, Plesei, Corvesei etj. Prijesit e ketyre familjeve fisnike, u nderuan dhe respektuan nga populli, madje i dhane dhe emerat krahinave, qe kishin ne zoterim, si p.sh treva e Kurveleshit, u quajt ne emerin e fisnikeve te te familjes Corvesei (Korvesej) etj.
Roli i familjeve fisnike albaneze, ne historine shtetformuese te kombit tone, eshte me i hershem, se paku i gjejme te dokumentuara ne shekujt IX - XIV.

Ne vitet 1190 – 1255, u themelua Shteti i Arberit, i cili ishte produkt i dinastise te familjes fisnike Progoni, ndersa ne shekullin e XIII – XV, kishte jo një, por disa familje feudale, te cilat filluan te permenden në kronikat e mesjetes si Arianiti, Skura, Topia, Muzaka, Marchaseos, Vrana, Mekshi, Jonima, Piti, Blinishti, Progoni, Kamona, Leti, Stepani, Zaharia, Dukagjini, Gropa, Losha etj.

Keto familje fisnike mbanin tituj të lartë bizantinë dhe europiane e kishin stemat e tyre heraldike.

Dhimiter Progoni kishte titujt gjykatës - iudex dhe princ - princeps arbanorum, çka flasin për pozitën e larte në gjirin e fisnikëve të Albanise, por kishte dhe tituj bizantinë, si Panhypersebast e Megas Arhond (Arkondi i Madh). Ne periudhen e Shtetit te Arberit, fisniket dhe bujarët mbanin titujt bizantinë: sebast o protosebast, nder te cilet, Princi Marchaseos kishte dhe titullin sebast i Kunavise, qe ia kishte dhene perandori bizantin. Ne vitin 1278, kemi disa prijesa albaneze me tituj fisnikerie si Duka Tanush Dukagjini (Dux Ginus Tanusius Albanensis), Duka Tanush Skura (Dux Tanusius Scura), Gijom Blinishti ishte Marshall i Forcave Albaneze, Tanush Topias i ishte dhene titulli Kont (Dominum Tanuchium comitem Thopian), Andrea Muzaka mori titullin “Despote d'Albanie, Matrenga ishte Baron etj”.
Karli I Anzhù, ne perpjekjet per te themeluar Mbreterine e Albanise, ne vitet 1268 e 1271, vendosi dialog dhe beri pakte me familjet fisnike albaneze. Një dekret i mbretit Karli I, i cileson Princat Albaneze  me tituj nderi “inter quos barones Paulus Brana, Sevastus Petrus Leti, sevastus Petrus Messia”, te cileve u jepte pushtet dhe nje autonomi ne zotërimet e tyre. Në dokumentet Anzhuine njihemi me familjet e mëdha albaneze, me tituj princ, kont, baron si Muzaka, Blenishti, Aranitasi, Skura, Marchaseos, Zenebishti etj, për të cilët flet edhe Duselje.
Titujt e fisnikerise te prijesave albaneze, u njohen me pas dhe nga mbreti Robert II Anzhu, i cili u shkruante: “Aux nobles comtes, barons et autres feudataires du royaume d'Albanie – fisnikeve konta, barona dhe feudaleve te tjere te Mbreterise se Albanise”.
Në 4 shkurt 1272 në oborrin Anzhuin në Napoli, shkoj një përfaqësi e fisnikërisë së Albanise (mes tyre dhe princi Marchaseos, perfaqesuesi i Kunavise), si dhe perfaqesues te bashkësisë të Durrësit. Në përfundim të traktativave me Karlin I Anzhu, shpallen bashkimin e "Mbretërisë së Albanise" (Regnum Albaniae) me mbretërinë e Sicilisë nën sovranitetin e mbretit Karl (Carolus I, dei gratia rex Siciliae et Albaniae).

Ne dokumentat e vitit 1304, jane shkruar vetem mbiemrat e fisnikeve, nder te cilet evidenchet dhe Marchaseos - Marthaseos  i Kunavise. Kjo familje fisnike eshte e vjeter, si permendur ne kronikat bizantine, te shjruara ne gjuhen greke, si rezulton dhe emeri Marchaseos, qe eshte konsideruar ekuivalent me Markezi, por ne raste te tjera rezulton i shkruar Marthaseos, i ekuivalentuar me emerin aktual te kesaj treve – Martaneshi.

Ne kronikat e kohes rezulton se Princi Myrsi Marchaseos (Marthaseos), ne vitin 1381 u martua me te bijen e Princit Gjin Bua Spata, dhespotit te Artes.

Karl Hopf, qe ka ndertuar skemen gjeanologjike te dinastise Spata, (Chronique greco –romanes) shkruan se fisniku Marchaseos, u martua jo me Irenen (kishte nderruar 3 burra), por me vajzen tjeter te Gjin Bua Spatos, emeri i te ciles nuk preçizohet ne kronikat e kohes.

Martesa e Myrsi Marthaseos, me te bijen e Gjin Shpata, u celebrua nga ipeshkevi imzot Francesco di Genova O. F. M, ne katedralen e Shen Gjon Pagezorit.

Ne shekullin e XIV, nje pjese e familjes Marthaseos, pas persekutimeve, qe i ben pushtuesit serbe, u detyruan te emigrojne e u vendosen ne Napoli, ku mbajne mbiemerin Markezi. Te njejtin fat, paten dhe pjesetare te tjere te kesaj familje, te cilit pas vdekjes te Gjergj Kastriotit dhe pushtimit turk, u detyruan te emigrojne ne Itali e u vendosen ne Pulja, ndersa disa shkuan ne Bolonja, si shkruajne historianet G. Petrotta, Zef Skiroi, N. Dell’Erba, Dh. Kamarda, G. Valentini etj.

Mbiemeri Marchaseos - Matharesos i kesaj familje fisnike te lashte te Kunavise, i dha emerin treves, si rezulton ne Regjistrat turke te vitit 1467 te Sanxhakut te Albania, ku per here te pare del i dokumentuar emeri Martanesh, qe zevendesoj emerin Kunavia.

Pas riorganizimit te trevave te pushtuara, administrata turke, Kunavine e reduktoj vetem ne trojet, qe ishin zoterime te finsikeve Marchaseos – Marthaseos, qe i dhane emerin kesaj nahije. Emertimi i nje treve, me emerin e fisnikeve, praktikisht ishte zbatuar  ne shume treva te tjera, p.sh principata e Dukagjineve mori emerin e fisnikeve Dukagjini, treva e Hotit, mori emerin e fisnikeve Hoti etj.

Pjestare te dinastise Marthaseos, si konti Dhimiter, konti Nikolla etj, u shquan ne luftimet kunder serbeve (shekulli XIV) dhe kunder turqeve, sidomos gjate shekullit te XV. Ne treven e Kunavise dhe sot ekzistojne toponime me emerat e ketyre fisnikeve si: arat e Dhimitrit, kodra e Kol Grekut dhe Val – Marthaseos, qe ne kronikat e shekullit XIV rezulton i shkruar Val Marches  etj.

Me ndarjen e re administrative, pjesa jugore e Kunavise, kaloj ne zoterim te Kontit Vlladan Araniti, i cili ishte i martuar me Angjelinen, motren e Gjergj Kastriotit. Celebrimi i marteses ishte kryer ne katedralen e Shen Gjon Pagezorit, nga ipeshkevi i imzot Beninjo OFM.

Vlladani e Angjelina kishin nje djale, Muzaka i Angjelines, te cilit i ishte dhene mbiemer, pikerisht emeri i nenes, per t’a dalluar nga xhaxhai i tij Muzak Arianiti i Beratit.

Konti Muzaka i Angjelines ne vitin 1444, u rradhit krah Skenderbeut ne Beslidhjen e Arberit ne Lezhe dhe ishte komandanti i kavalerise te formuar me malesoret e Kunavise. Muzaka i Angjeines, bashke me dy kapidanat e Kunavise Pal Manesi dhe Gjin Manesi, moren pjese ne shume beteja kunder hordhive turke, madje Muzaka dhe Gjini jane martire te rezistences antiturke.

Ne shekullin e XV, ne trojet e Martaneshitt forcohet familja finsike e Manesi, madje ishte zgjeruar shume, sa ne kronikat historike cilesohet vellazeria Manesi (Fratellanza Manesi), e cila pothuajse formonte nje fshat, por u rrenua plotesisht nga turqit, por edhe sot ruhet si toponim Mansi.

Nder anetaret e kesaj vellazerie, shquhen dy kapedanet e famshem Pal Manesi dhe Gjin Manesi. Familja Manesi ishte me prejardhje te lashte, me origjine ilire, si rezulton ne epigramat e gureve te varrit, qe i perkasin shekujve I – II pas Krishtit, ku nder te tjera gjendet emeri Michele Manesi.

Riorganizimi i territorit dhe ndarja e re administrative, nuk e cenuan dioqezen e Kunavise, e cila ruajti emerin e lashte dhe shtrirjen, qe kishte pasur gjate gjithe kohes, qe nga zanafilla.

Dioqeza e Kunavise, ne fillim te shekullit te XV kishte 24 famulli, me katedralen e Shen Gjon Pagezorit dhe kishat: Shen Maria Shumenalta, Shen Gjergji, Shen Gjini, 4 famulli te Shen Nikolla, Shen Mihali, Shen Barbara, Shen Andrea, Shen Anastasio, si dhe Manastiret e Shen Trifonit, Shen Martinit, Shen Kiara etj, si dhe shume te tjera, qe ende nuk i njohim, sidomos kishat ortodokse.

Ne shekullin XV, nje pjesë e famullive te Albanise ishin te ritit katolik, si deshmon Princi Gjon Kastrioti, ne nje leter te vitit 1407, derguar Senatit te Venedikut ku i u shkruan: “kisha katolike ka 800 vjet, qe ndodhet ne trojet e mia”, por shume ishin te rritit ortodoks, sidomos mbizoteronin ne Kunavine lindore. Kjo rrethane i sherbeu Princit Gjon Kastrioti, te ruante marredheniet me kishen ortodokse, si rezulton ne nje dokument i vitit 1422, me te cilin Gjon Kastrioti, me te bijt Stanishi, Reposhi, Kostandini e Gjergji, i dhuruan Manastirit te Hilandrit ne Malin Athos, dy katundet Radostusha dhe Trebishti, qe ne ate kohe ishin troje te Kunavise.

Struktura dy kishtare ne Kunavia, nuk mori forme te prere, qe te krijonte ndarje e kunderpozicione ne baze te perkatesise fetare. E njejta situate ishte per gjithe Albanine, pasi ortodokset nuk arrijten te krijojne nje komunitet politiko – fetar te veçante, qe t’i kunderviheshin komunitetit katolik.

Bashkjetesa e te dy riteve te krishtera nder albanezet, i dedikohet kultures se tolerances fetare, nje virtyt i popullit tone, i manifestuar me dinjitet dhe ne vitet, kur nje pjese e popullates u konvertua ne myslimanë. Këtë fakt e ka evidencuar qartesisht M. Šufflay, i cili shkruan: “Në Kohën e Mesjetes, nuk gjejme gjurme te fanatizmit fetar ndermjet albanezeve”.

Shkurt, folësit e gjuhës albaneze, nga veriu ne jug, nga pikpamja etnike, nuk kishin dallime  midis katolikeve dhe ortodokseve. Kjo veçori ndikoi në unifikimin e popullit dhe lindjen e emërtimit të përbashkët etno-kulturor, qe çoj ne konsolidimin e kombit te albanezeve, pavarësisht nga feja.

Murgjerit françeskane te urdherit te minoreve, qe sherbenin ne Manastiret e Shen Martinit dhe te Shen Kiara ne dioqezen e Kunavise, ndikuan pikerisht ne krijimin e kesaj bashkejetese ndermjet malesoreve te ritit katolik ma ata te ritit ortodoks. Kjo tolerance fetare, sherbeu si terren per organizimin e malesoreve ne kryengritjet kunder pushtuesve turq dhe ne mbrojtjen e krishterimit e te pavaresise te trojeve te kesaj treve.

Princat Marchaseos te Kunavise dhe Imzot Francesco di Genova OFM, organizuan kryengritjet antiserbe dhe kryengritjet antiturke nga fra Beninjo OFM dhe fra Martini OFM.

Pas tre ipeshkeve françeskane, dioqeza e Kunavise u drejtua nga prifterinj te urdherit domenikan, kesisoj, ne vendin vakant pas vdekjes te Imzot Progano, ipeshkev u emerua At Peregrino Blasii.

Imzot Peregrino Blasii. Ishte i urdherit Domenikan. Me parë kishte  sherbyer rektor ne kishen e Shen Nikolla ne Boccanesi - Milano. Ne 13 janar 1432, Papa Inoçenti VIII, e shpalli Peregrinon ipeshkev te dioqezes se Kunavia. Pas komunikimit te kesaj detyre, Imzot Peregrino shkoj ne Kunavi ku filloj sherbimet e ipeshkevit ne katedralen e Shen Gjon Pagezorit, por bula e Papes, qe e shpallte ipeshkev, arrijti ne 21 tetor te vitit 1433. Kjo vonese, nuk e pengoj Imzot Peregrino te ushtronte funksionet e ipeshkevit ne Dioqezen e Kunavise, e cila ne kete periudhe perfshinte 24 famulli.

Gjate viteve 1430 - 1432, malesoret e Kunavise u bashkuan ne kryengritjen e pergjitheshme anti-turke te udhehequr nga Andrea Topia, qe perfundoj me çlirimin e Kunavise nga zgjedha otomane. Ndofta, luftimet qe u zhvilluan ne kete treve, ishin arsyeja, pse u vonua komunikimi i emerimit te Imzot Peregrino. Veshtiresite e krijuara nga lufterat dhe inkonveniencat rrethanore, ndikuan qe emerimi i tij ipeshkev, te arrij ne tetor 1433, me leter te firmosur nga Kardinal Ursini (Cardinalis de Urisinis manupropria), sekretar i Propogandes Fide, i cili shkruan:

 «Quibus supplicibus annuens die Mercurii 21 octobre 1433, non obstante lapsus termini de bulis expendiendis, dominus noster iterum pronuntiavit dictum Peregrinum et dominisi cardinalibus - De cujus promotione hae supplices exstant litterae - Obl. 66,7  ».

Duke pranuar lutjen tuaj, diten e merkure 21 tetorit 1433 dhe pse ka kaluar afati i shpalljes te bules te derguar, me ane te ciles Zoti yne Papa, e emeron te quajturin Peregrino ipeshkev te Kunavise, si dhe zoterinjt kardinala  »

Kuptohet, se ne te njejten bulë, te Papes, qe e shpalli Imzot Peregrinon ipeshkev te Kunavise, jane dhe emerimet e disa kardinalave. E lidhur me Imzot Peregrino, asht dhe nje leter tjeter, e cila eshte lutje e drejtuar Papa Inocentit VIII, me kerkesen te lehtesohej dioqeza e Kunavise, nga detyrimet, sepse popullata ishte ne gjendje ekonomike te veshtire, sa nuk arrinte te paguante te dhjeten e kishes. Nje pjese te kesaj letre, po e prezantoj si eshte e shkruar ne origjinal:

Beattissime Padre. Cum devotus orator vester Perigrinus electus Cunavien literas super provisione de persona sua facta per Sanctitatem Vestram Cunaviense ecclesie, quae in partibus Albaniae et sub dominio Turcorum, existit atque in libris cancellariae taxata non reperitur, propter eius paupertatem gratis pro Deo nequiret facere expediri et, dum ad partes Albaniae pro recuperandis pecuniis accederet, antequam illas recuperare et ad Curiam redire posset, tempus expeditionis dictarum literarum elapsum existat, pro parte dicti electi, qui pauper est nec pro faciendo fieri provisionem de novo expansas facere posset, humiliter supplicat, quatinus dictas literas, quae in cancellaria taxataae et examinatae et signo correctoris, prout est moris, signatatae sunt, absque provisione de novo facienda expediri mandare dignemini amore Dei et de gratia speciali”.

“Shume i Lumturuemi At. I u pergjerohemi me devotëshmëri dhe i u lutemi, per Peregrinon  ipeshkevin e emeruar ne Kuanvia nga Ju Shenjteri, i cili per varferine e tij, nuk ka qene ne gjendje te plotesoje detyrimet, qe ka dioqeza e Kunavise ne Albania, e cila ndodhet nen sundimin Turk; prandaj kjo dioqeze, ne librin e Kancellerise Apostolike, rezulton se nuk i ka shlyer detyrimet, ndersa Ai (imzot Peregrino: ndr) ndodhet ne Albania, duke u perpiekur te rikuperoje te ardhurat e dioqezes. Nderkohe, ka kaluar dhe afati brenda te cilit bula duhej ta kishte shpallur ipeshkevin e emeruar, i cili eshte i varfer, e nuk eshte ne gjendje te perballoj shpenzimet ………… prandaj ju lutem perulesisht e per hir te Zotit dhe me dashamiresine tuaj, te shtyni afatin e bules se siper-permendur, te firmosur e te vulosur nga korrektori, sipas rregullave te kancelarise apostolike, kesisoj te shmanget nje detyrim i ri …..…  « 

-Per ZSH-në, nga Italia, 4 Dhjetor 2013-

Vijon në numërin e ardhshëm …  «  Kunavia 9/(2)  »