| E enjte, 05.12.2013, 07:08 PM |
PROTESTUESIT
UKRAINAS: PO EUROPËS, JO RUSISË
Nga Frank Shkreli
Për disa
javë tani me mijëra demonstrues në kryeqytetin
Si ish-agjent i policisë së fshehtë sovjetike KGB, Putini e shikon Ukrainën si edhe të gjitha shtetet që dikur ishin pjesë e perandorisë komuniste sovjetike, si copa territoresh të perandorisë së vjetër ruse që i takojnë asaj dhe pa të cilat Kremlini nuk mund të vazhdojë së funksionuari. Është e qartë se Ukraina gjëndet në prak të vendimeve historike për të ardhmen e saj, por njëkohsisht mund të thuhet se edhe mund të ketë ndikim të dukshëm edhe për të ardhmen e Europës. Bashkimi Europian i ofron Ukrainës, e cila vuan nga një ekonomi e shkatërruar post-komuniste, tregje të pasura si dhe fonde financiare nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, ndërkohë që edhe Rusia i ofron asaj përfitime të njëjta. Putini i bën presion Kievit haptas për të mos iu bashkuar Europës, pasi Ukraina ka një popullësi të madhe ruse, në radhët e të cilëve Kremlini gëzon përkrahje dhe ushtron influence të konsiderueshme. Por analistët perëndimorë janë dakort se nëqoftse Ukraina nuk bëhet anëtare e Bashkimit Europian, ajo gradualisht do humbasë pavarësinë dhe sovranitetin e politik dhe ekonomik dhe do të jetë në mëshirën e regjimit të Vladimir Putinit.
Republikat e ish-Bashkimit Sovjetik, për më shumë se dy dekada tani, kanë gëzuar pavarësinë dhe sovranitetin shtetëror duke zhvilluar marrëdhënje politike dhe ekonomike bazuar në interesat e tyre kombëtare me vende të ndryshme të botës, por Kremlini nën udhëheqjen e Putinit ka bërë ç'mos për t'i penguar këto vende që të integrohen në Europë, madje duke përdorur edhe kërcënime e shantazhe ekonomike dhe ushtarake, siç është kërcënimi për të prerë furnizimet ruse me gas për ngrohje gjatë stinës së dimërit.
Ndërkohë që
vihet re një intensifikim i protestave dhe si rrjedhim edhe i dhunës së egër
policore kundër demonstruesve paqësorë, zyrtarët amerikanë dhe euorpianë i
kanë bërë thirrje qeverisë së Ukrainës, që sipas Sekretarit amerikan të Shtetit
Xhon Kerri, të "dëgjojë zërat e popullit ukrainas, i cili dëshiron të jetojë
në liri, me mundësi ekonomike dhe në begati". Por edhe në mbështetje të kërkesave të protestuesve
anë e mbanë Ukrainës, kryediplomati amerikan u shpreh për gazetarët në Bruksel
se, "ne qendrojmë pranë shumicës dërmuese të ukrainasve, të cilët e
shohin të ardhmen e vendit të tyre në Bashkimin Europian". Në këtë ndërkohë ministrat e jashtëm të Natos nepërmjet një deklarate,
dënuan përdorimin e forcës së tepruar nga forcat policore të Ukrainës.
Ndërsa Kryetari i Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso tha në fillim të
javës se Bashkimi Europian është gati të nënshkruaj marrveshjen me Ukrainën.
I shpejtë ishte edhe reagimi i Kongresit amerikan ndaj dhunës së përdorur nga policia ukrainase kundër demonstruesve paqësorë. Nepërmjet një deklarate të Komisionit të Helsinkit të Kongresit të Mërkurën, kryetari i këtj Komisioni, Senatori Benjamin Cardin, i shtetit Mariland, u shpreh se ishte shumë i shqetësuar për dhunën e ditëve të fundit në rrugët dhe sheshet e Kievit. "Brutaliteti i përdorur nga policia për të shpërndarë protestuesit paqësorë dhe rrahja e dyzina gazetarëve, përbëjnë shkelje serioze nga Ukraina, të angazhimeve të saj në mbështetje të lirisë së fjalës dhe të tubimeve paqësore." Senatori Cardin shprehu gjithashtu shqetësimin e tij në lidhje me lajmet që flasin për zhdukjen e më shumë se një dyzinë protestsuesish, fati i të cilëve nuk dihet.
Cili do të jetë vendimi eventual i Ukrainës për antarësim dhe integrim në Europë, dhe sido që ta shikosh këtë vendim -- pro-ose kundër -- i një vendi prej 45-milionë banorësh do të jetë një pikëkëthesë për agjenën integruese të Bashkimit Europian, për marrëdhënjet e Europës dhe të Perëndimit në përgjithësi me Rusinë, si dhe për zhvillimin politik dhe ekonomik të vendeve të rajonit, por edhe të pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit të tyre kombëtar.
Ukraina, si dhe çdo shtet tjetër, përfshirë edhe ish-republikat e tjera sovjetike, kanë të drejtën e vet që të zgjedhin dhe të përacktojnë rrugën e vet të zhvillimit dhe të asociimit me cilindo shtet ose grup shtetesh, pa presion dhe ndërhyrje nga jashtë, të llojit të luftës së ftohtë të periudhës komuniste. Siç ka thënë para pak kohe Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel, "Lufta e Ftohtë duhej të kishte marrë fund për të gjithë", por jo siç duket për ish-agjentin e KGB-së sovjetike, presidentin rus, Vladimir Putin.