| E marte, 03.12.2013, 08:58 PM |
Vangjush Saro
Fabula
Bregu dhe Dallga
Në një mot që s’është fort i qetë,
dallga po përplaset me potere
përmbi Bregun që vjen era det
edhe thotë urtë si përherë:
“Ç’ zhurmë
bën, o Zot! Sa
Dhe fjalë pa fund përcjell me jehonë;
s’kam parë kurrë të tillë “llafazan”(e),
edhe gjumin natës ma trazon,
qetësi në qoftë, a furtunë...”
I përgjigjet Dallga: “Ç’të bëj unë,
ndërsa errërat më shtyjnë për tek ti:
qiellin të marr a detin përsëri?”
Dhe Bregu:
“Qetësohu! Rri.
Por të paktën heshtim, si t’ish përrallë;
Se na shkoi jeta zhurmë e fjalë...”
Monologu i flluskës së sapunit
Dëgjoj që përgojohem me raste.
(S’e kanë për gjë të thonë…“Flluskë sapuni”.)
Nuk e kupton, njeri i mjerë, që për ca çaste,
je i lumtur brenda meje dhe te unë?…
Nuk e di që mund ta shohësh veten mbret
dhe të njohësh adhurim e dashuri,
a të jesh bash më i madhi si poet,
i velur në lëvdata e lavdi?…
Mos më truaj pra, se nuk i dihet,
edhe pse pak çaste ylberoj,
unë mund të ndrij një rrugë në hije;
kur ti s’e ke ndër mend, të fus në lojë;
dhe dalldis a gjen atë që do...
Fundja, çfarë ka se ëndërron;
çdo gjë nga ëndrrat fillon,
apo jo?
Buçja
Në një komunë të humbur diku,
buzë një rruge me qenie soj-soj,
një buçe mjaft e hedhur,
e përdredhur,
ia nguli sytë dikujt që s’e vështroi;
dhe duke e bërë bishtin hark,
lehu për
ata që
“As më thoni, ç’është ky fodulli,
që më rri kaq ftohtë edhe larg;
mua që këtu jam...ylli,
dhe po çmend pyll e bulevard!”
I tha dikush: “Ai është leopard...”
Loti
-Ç’bën ashtu,
tek rend ti tatëpjetë?,
iu keq Lotit Mollëza sqimatare -
Ç’ne kaq miq,
që përmbi mua shket?
Ma shkërmoqe tualetin fare…
Zu të fliste Loti, i hutuar;
por ndërkaq ish Buza që e treti.
Dhe kështu...asgjë nuk tha pothuaj.
(Fundja, ç’mund të thosh ai i shkreti!)