Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ramiz Selimi: Pasdite kulturore-letrare në Linz

| E marte, 03.12.2013, 07:55 PM |


Pasdite  kulturore-letrare në Linz, e krijuesve shqiptarë dhe austriakë

“Guri rëndë peshon në vend të vet”

Nga Ramiz Selimi

Me këto vargje të poetit shkodran Ragip Dragusha, të shkëputura nga poezia “Breshka” po e fillojmë këtë tekst. “Ti n’shtëpi tande me ken e g'zueme, e na si qiftja me u shpërnda. Dit për dit kam m'e t'kujtue, se ti mallin mue ma hjek. Tuj ndej bashkë e kam kuptua "Guri rand në vendin e vet”.

Poeti shkodran Ragip Dragusha

Lëvizja e Grave shqiptare me kryetaren e saj  zonj. Edvana Gjashta, si dhe zonjat  Majlinda Saliaj e Luiza Iskurti po e japin një kontribut të madh në ruajtjen e vlerave kombëtare me organizimet e tyre kulturore. Për nder të festes së 101 vjetorit të pavarësisë shoqatat organizuan një mbrëmje kulturore-letrare në Linz të Austrisë. Në  një ambient të këndshëm poetik, në pranin e shumë adhuruesve të artit krijues, në Sallën “Volkshaus Franckviertel” të Linz-it, u mbajt kjo mbrëmje kulturo-letrare, me autorë shqiptaro-austriakë, e organizuar nga shoqatat “Lëvizja e Grave Shqiptare” në bashkëpunim me shoqatën“Aleksandër Moisiu” nga Vjena.

Në këtë pasdite u promovua edhe antologjia me autorë shqiptarë nga Austria “ Ilirykum” në gjuhen Gjermane

Një fjalë rasti e mbajtën kryetarët e shoqatave zonja Edvana Gjashta dhe kryetari i shoqatës “ Aleksandër Moisiu” zoti Besim Xhelili. Ata ju uruan mysafirëve festen e madhe kombëtare 101 vjetorin e pavarësisë së shtetit shqiptarë. Besimi përgëzoi sidomos Shoqatën e Grave për misionin e saj të rëndësishëm në promovimin e vlerave kombëtare. Në ngjarje të tilla nuk mungon asnjëherë humanistja shqiptare zonja Fatime Blakaj, si dhe skulptori Destan Gashi me piktoren Barbara Gashi ishin aty.

Duhet lavdëruar organizatorin për organizimin e ngrohtë dhe të saktë të kësaj mbrëmje me programin e tyre tejet të pasur, ku ndihmuan grupi muzikor i shoqatës “ Dardania”. Prezent ishin një numër i madh  krijuesish shqiptarë  nga  e gjithë Austria. Ishte një mbrëmje poetike, publicistike dhe me ekspozime, ku ishin shumë krijues dhe dashamirë të muzës poetike, pikturës dhe publicistikës nga autorë që jetojnë në Austri.

Kryetari i shoqates “Aleksander Moisiu” zoti Besim Xhelili

Të pranishmit në këtë mbrëmje i përshëndeten moderatorët zonja Kamberi dhe zonja Qerimi të cilat bënë hapjen e programit duke ju dëshiruar mirëseardhje të pranishmëve. Poezitë dhe publicistikën e tyre e lexuan Z. Majlinda Saliaj,  Kurt Gastenschnigg, Dan Kosumi, Bajram Krasniqi, Hazir Mehmeti, Ramiz Selimi, Driton Murati, Vehbi Haliti, Haxhi Morina, Mergim Osmani, Brahim Krasniqi, Anton Marku, Besim Xhelili dhe Ragip Dragusha.

Si gjithnjë në takime të tilla veçohet interpretimi bravuroz dhe emocional i poetit shkodran Ragip Dragusha, kësaj radhe me dy poezi “ Faleminderit Vjena” dhe poezinë “Breshka”.  Autori austriak dhe përkthyesi i shumë autorëve shqiptarë në gjuhen gjermane Kurt Gostenschnigg  lexoi disa herë poezi dhe fragmente. Ai  u prit mjaft mirë nga publiku. Për tinguj të melodive klasike në prapavijë, gjatë recitimeve dhe pikave muzikore të parapara ishte enkas njeriu i përcaktuar . Pas çdo poezie kishte një pikë muzikore klasike ose popullore. Ishte një kombinim i  mirë festiv. Që të dy anët e sallës ishin të mbuluara me piktura nga piktorët austriak. Piktura të një kualiteti të lart, që secili dëshiron ti ketë në dhomat e tyre. Në fund për të gjithë të pranishmit u shtrua një koktej falas nga Shoqata e Grave Linz

Poeti Mergim Osmani dhe Kurt Gostenschnigg