| E diele, 01.12.2013, 12:00 PM |
Njëzetvjetori i Vdekjes së Këngëtarit e Kompozitorit Arbënesh Tomislav Ivçiq
Nga
Sylejman Morina
Abneshi i
Zarës është një fidanishte muzikantësh të talentuar, kjo është një dhunti
hyjnore, prandaj edhe thënia e kompozitorit dhe shkrimtarit arbnesh Shime
Deshpalit, nuk duket e rastësishme kur thot, ” Të gjithë fëmijët kur lindin
qajnë, por fëmijët arbnesh kur lindin këndojnë”. Talenti muzikor i arbneshëve
kaherë është dëshmuar, duke i kaluar kufijtë e Zarës, Kroacisë dhe më gjerë. Është
e gjatë lista e këngëtarëve dhe muzikantëve arbënesh të cilët e dominojnë skenën
muzikore të Zarës dhe shpërblehen në festivale të ndryshme muzikore në Kroaci.
Sivjet
ishte 20 vjetori i vdekjes së këngëtarit të popullarizuar të muzikës
argëtuese e kompozitorit të shquar Tomislav Ivçiq, vëllai i këngëtarit të ndjerë
Vedran Ivçiqit dhe gjysmë vëllait Gjani Marshanit këngëtarit shumë të njohur
dhe diplomatit të Republikës Kroate. Vdekja nuk i lejoi të krijojë karrierë politike,
si deputet i zgjedhuar i Kuvendit të Kroacisë në zgjedhjet e vitit 1993. Tomislavi,
ka lindur në janar të vitit 1953 në Zarë, ndërsa u nda nga kjo botë, pas një fatkeqësie
komunikacioni më 1993 në Zagreb. Për 40 vjet jete la një trashëgimi të pasur
muzikore. Por, shkuarje e tij nga kjo botë
në kohën kur pritej që krijimtaria e tij muzikore të pasurohej e
begatohej dhe publikut t’i ofrojë krijime të reja, la një boshti të madhe. Në këtë
përvjetor, familja e Tomisllavit(gruaja Slavica, djali Ivani, vajzat Izabela, Kristina
) lansuan një video në jutube me kujtime, fotografi e incizime nga jeta
familjare me babanë e tyre, tani të ndjerë. Ishte ndër këngëtarët më të mirë të
Kroacisë e Jugosllavisë, në shekullin e kaluar, kompozitor, shkrues tekstesh
dhe këngëtar: Mbi 200 këngë, ku shumë prej tyre ishin hite, e më të njohura janë:“Këndojmë
sonte në konobë”, ”Bepo Bagulin”, ” Kthehu birë”, ”Sonte është festa e jonë”, ”
Kalelarga”, ”Helm nga buzët tua”, 23 albume të cilat janë shitur në 2, 5
milion kopje. Ai mbahet në mend me këngën në gjuhën angleze
Stop the War in
”Ndal
luftën në Kroaci”, ku i drejtohet me lutje
fuqive evropiane të mëdha për ta penguar agresionin barbar serb në Kroaci. Kjo këngë ishte popullarizuar
shumë, ajo ishte emituar nga qendrat më të mëdha televizive botërore, si: CN.BBC,
ZDF etj. Ndërsa në Australi ishte bërë hit ishte e renditur në vendin e shtatë në
top listën muzikore të atjeshme. Edhe
pse ka kaluar shumë kohë nga ndarja e tij nga kjo botë, këngët e tija ende
mbeten të popullarizuara nga publiku, disa janë ende hite si: “Kalelarga”, ”sonte
është festa e jonë”. Në muajin mars në Zarë
ishin organizuar dy koncerte për nder të
përvjetorit të 20 të vdekjes së këngëtarit
të madh
Zaras .Njëri sallën e njohur të objektit historik”Arsenal” e
organizuar nga këngëtari arbnesh Kreshimir Peroviq, si edhe ish miqve tjerë arbnesh
e kroat një koncert falas me këngëtarët e njohur zaras, të cilët kishin emituar
këngë nga repertori i Tomisllavit. Moderimin, dhe përshkrimin e jetës dhe
krijimtarisë së të ndjerit e kishin bërë
yjet e kinematografisë kroate, arbneshët
artistja Dorisë Pinçiq dhe
aktori Dushko Modriniq. Por, edhe strukturat e qytetit të Zarës kishin
organizuar koncert në sallën e Teatrit
Popullor Kroat, me këngëtarët e njohur të përcjellë nga trupa e qytetit të Zarës në arazhmanin e dirigjentit Tomoslav
Koshta, të përkrahur nga arbneshët Damir Marushiqi maesto dhe anëtarit të orkestrës
së qytetit Marin Peroviqit. Qytetarët e
Zarës dy koncertet i
kishin përcjellë me pjesëmarrje të madhe të publikut, që kishin dëshmuar
se dinë t’i çmojnë vlerat e vërteta
kulturore.
Fjala Konobë. Shqip tavernë - Pijetore jo shumë e madhe në bodrumin a në katin e poshtëm të një ndërtese