| E enjte, 28.11.2013, 08:38 PM |
Engjëll Koliqi
Të gjitha qenieve arbërore, në trojet tona dhe nëpër botë, kudo që ndodhen, shumë urime dhe përgëzime për Festën tonë Kombëtare - 101 Vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë dhe Ditën e Flamurit. Nuk guxoj ta harroj legjendarin Adem Jasharin, pa ia uruar ditëlindjen.
Gëzuar, me një poezi të shkruar sot!
NË KËTË DITË TË MADHE
Shumë mrekulli
Kanë ndodhur për farën time
Për mbarë popullin shqiptar
Në këtë Ditë të Madhe
Të 28 Nëntorit
Më 1443
I Madhi Gjergj i Kastriotëve
Në Krujë ka ngritur flamurin
Shqipja Dykrenare ka valuar
Hordhitë turko-osmane i ka tmerruar
Mbas shumë shekujve të tmerrit
E të gjakut
Ismajl Bej Qemali
Erdhi nga Stambolli
Organizoi popullin
Bashkë me Dom Nikoll Kaçorrin
Me Luigj Gurakuqin
E me patriotë të tjerë
Në Vlorën Historike
Legjendare
Gjithmonë Krenare
Aty në Vlorë
Ngriti Flamurin me Shqipen Dykrenare
Të Lirisë
Të Mvetësisë
Të Pavarësisë së Shqipërisë
Në vitin që kurrë s’harrohet
1912
Pikërisht në ditën e sotme
Më 28 Nëntor
Një tjetër 28 Nëntor
Në një vit të tmerrit
Në Kosovë
Lindi Njeriun e Madh
Në Prekazin Legjendar
Të Drenicës së dëshmuar
Adem Jasharin
Legjendar
Krenar
I lirisë së Kosovës
Nismëtar
28 Nëntori
I pari
I dyti
I treti
...
Me të drejtë
Natyrshëm e presim
28 Nëntorin e Madh
Të Ribashkimit Kombëtar
Duam të jemi krenarë
Pa të keqen e askuj
Zotshpie në trojet tona
Të gjithë t’i nderojmë
Me të gjithë mirë të rrojmë
Me padurim presim
Në këtë Ditë të Madhe
Një tjetër 28 Nëntor
Nënëloke Shqipërisë
T’ia vëjmë kurorën
-
Gëzuar
Gëzuar
Gëzuar
!!!