| E merkure, 27.11.2013, 08:55 PM |
Gëzuar
Shqiptarë festat e Nëntorit
Nga Luigj Palushaj
O sa mire me qëne Shqiptar..., ja fillova me këto fjale të bukura e të arta sa për nje cast u ndjeva mire me këto fjali magjike, që më ngjallë krenari dhe mburrje, sa mire me qëne Shqiptra, po nuk ka më mirë jo...
O flamur gjak, o flamur shkabe, o vend e vater o nëne e babë,
Lagur me lot, djegur me flake, flamur i kuq flamur i zi, janë këto disa vargje te Nolit, që të na rikujtojn sa do pak dashurinë qe kemi ne Shqiptaret për flamurin kuq e zi.
Me Skënderbeun u lavderove, dhe në furtun i fundemi i shove, thot Noli...
Është familja Kastrioti që e ngriti e bëri stem te pa lekundeshme, të pa vdekshme, u bë simbol i familjës Kastrioti, po këtë simbol të kësaj familje e kemi ne Simbol te Kobit, Flamur i Kombit.
Lavdërim ju bë po keti flamuri po nga Skënderbeu, po ky trim, mbret, ky hero yni kombetar ngriti flamurin ne Krujë me 28 nëntor 1443, ky flamur u ngrit dhe valoj lirshem, për të mos u ulur më kurrë sa të jetoj e rroj populli Shqiptar.
Me Malon prap lart veprove, yll i pa vdekur për liri, vazhdova prap me këto fjal të shënjeta të Nolit, u ngrit lart dhe me Malon po me 28 nëntor 1912, u shpall Pavarsia e Shqiperis në Vlore, dhe një here si në kohën e Gjergj Kastriotit ju vu gurthemeli i shtetit Shqiptar, kësaj here duke u çliruar nga pushtuësi gjakatar shekullor Turk.
Para kësaj ngritje 1912-ës po ky flamur u ngrit nga Ded Gjo Luli në Deçiq të Malsis se Madhe, ky trim u urt dhe i mençur e ngriti me 6 prill te 1911-ës, ishte rrugë e motiv për Shpalljën e Pamvarsis këto kryengritje trimërore Malsore ishin hap i fuqishëm drejt 28 nëntorit të 1912-ës.
Sa shpesh pastaj për dhe u shtrive, me zjarr e zi u ndeze u nxive, e si të mos shtrihet, ku shqipnjës ju coptuan krahët, Kosova, Plava, Guci, Ulqin, Cameri, Preshevë, Medvegj, Bujanovci..., mbetën jashtë saj, padrejtësisht e pa vullnetin e dëshirën e tyre…
Është fest e muaj i shënjet e tham dhe më lart, pra, të festojm se shqipës dy krenare ju bashkangjit për të mos ju shkeputur kurre Kosova.
Përiudh e
re ideal i ri, jo mëkëmbje jo terror, jo burgje e vrasje, jo ndarje prej foles së vjetër këto nuk i
doroj populli shqiptar Kosovar, që i ushtroj
regjimi shovenist serb...
Vazhdojm me festat e nëntorit, me 28 nëntor 1955 lindi komandanti legjendar Adem Jashari. Një ndër themëluesit e Ushtrisë Clirimtare te Kosovës.
Është feste vazhdojm me ditët e datat historike të nëtorit...
Po me këtë date 28 nëntor 1997 duel në sken për here të pare , para popullit, para botës Ushtria Clirimtare e Kosovës, po ata burra ata gjith luftetar të denj te liris, sakrifikuan cdo gjë vetëm e vetëm që Kosova ta fitoj lirine, sot e kemi Lirine sot e kemi Pamvarsin, në saje të këtyre djemve e vashave e gjith qytetarve të Kosovës...
Përpjet e pri e Shqiperinë, perlitja shpirtin dhe fuqine,
Diell per vellan, yrnek për feqine, per botën ënderr e qiell i ri.
GËZUAR...