| E merkure, 27.11.2013, 11:15 PM |
Nga
Sanxhaku shqiptar, në Fierin “serb”!
Nga Gani MEHMETAJ
- Sikur të kisha mundësi apo mbështetje financiare, do ta hapja një shkollë shqipe në Sanxhak. Vitin e parë le të jetë me njëzetë nxënës. Vitin e dytë do të shtoja numrin në dyzetë vogëlush e vogëlushe, derisa të konsolidohej e të rritej në qindra nxënës në të gjitha klasat e shkollës fillore. Pastaj do të vazhdoja me një shkollë të mesme profesionale apo të përcaktimit tjetër. Natyrisht shkolla apo shkollat do t’i kishin të gjitha kushtet e mësimit, do të bëheshin model për qytetin: me objekte moderne, me kabinete mësimi, me kushte të shkëlqyeshme, duke i joshur kështu fëmijët shqiptar të Sanxhakut, me thotë miku im, koleg i profesionit. Ai propozonte që për ata të cilët do të udhëtonin të kishte edhe një internat.
Në këtë mënyrë, vazhdon, miku im idenë për pengimin e shkombëtarizimit të shqiptarëve, do të ndjehej prania jonë në ato territore, të cilat i kemi braktisur njëqind vjet dhe, gati askush nuk është kujdesur t’ua dërgojë një abetare, apo t’ua shpërndante një thes miell të varfërve të atjeshëm- bashkëkombës tonë, pjesa më e madhe e të cilëve janë në kufijtë e ekzistencës.
Një shekull atyre ua mësuan me dhunë gjuhën sllave, ua imponuan qenien sllave, një kohë të gjatë ua ndaluan deklarimin shqiptarë, duke i detyruar të thonë kinse janë myslimanë, boshnjakë, apo “sanxaklinj”. Ata pavarësisht këtij presioni të tmerrshëm e masakrave edhe më të tmerrshme, edhe në kohën më të re, po bëjnë përpjekje të ruajnë identitetin kombëtar.
- Sikur të
kisha mundësi, - ia pret kolegu tjetër, duke e tumir idenë e tij, me shkolla të
tilla, nuk do të kufizohesha vetëm në Sanxhak, por edhe në territoret tjera
shqiptare, ku po bëhet preson i madh për shkombëtarizimin e shqiptarëve. Popullata
shqiptare e Sanxhakut ka bërë thirrje të vazhdueshme, prej të mbytura që ta
ndihmojmë, mirëpo nuk e ndihmuam që nuk e ndihmuan. Ata edhe tash shprehin pakënaqësinë
publike për trajtimin që ua bënë
Në pjesën më të madhe ne as që e prezantojmë gjendjen e tyre, mjaftohemi me ndonjë shkrim, me ndonjë pamje filmike nga arkivat që i nxjerrin në youtube. Kur i shikon ato pamje të dhembë zemra se si para 100 vjetëve Pazari i Ri, kishte shumicën shqiptare.
Dëshpërohesh edhe më shumë me pafuqinë tonë kur e ndjek ndonjë reportazh, nga Sanxhaku, sepse në vend të mobilizohen institucionet tona (në Shqipëri e në Kosovë) për hapa konkret politik në parimin për minoritetet me të drejta të barabarta, sepse Serbia s’ta fal po e patën vetëm një serb, kërkon të drejta të barabarta me shumicën shqiptare, kurse në shumicën shqiptare jashtë territorit tonë nuk e përfillim fare.
- Sikur ia mbani shumë gjerë, na e ndal pak turrin miku tjetër. -Ne jo vetëm që s’bëjmë përpjekje t’i kthejmë shqiptarët jashtë kufijve, por po i humbasin ata që i kemi brenda dy shteteve shqiptare. Në vend të shkollave në Sanxhak apo në shumë territore tjera, na kanë mbirë shkolla serbe e turke gjithandej territorit shqiptare, duke i përpjekur të shkombëtarizojnë shqiptar.
Mungesën e angazhimit tonë, e papërgjejgësinë për shtresat e rrezikuara sociale, e vazhdojmë bisedën, në kafenë e një institucioni informativ të Kosovës, e shfrytëzojnë në dëmin e shqiptarëve shoqatat islamike e institucionet shtetërore të vende arabe e të Turqisë, përmes shërbime të fshehta, duke ua cytur në mënyrë militante e me joshje të tjera radikalizmin fetar, të cilin shqiptarët nuk e patën kurrë. Shtetet arabe dhe qarqet e Ankarasë janë duke e bërë punën e Serbisë, pati deklaruar një lider shqiptar në Maqedoni, sepse, tha ai më përgjegjësinë e njeriut që kishte punuar në institucionin, ku vinin të dhënat e fshehta, islamikët në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Luginën e Preshëves, e kanë qëndron në Beogradi. Askush nuk e përgënjeshtroi liderin shqiptar, që u përpoq ta alarmoj botën shqiptare.
- Kemi dy shtete shqiptare, ma prêt miku im, ndërsa nuk i pengojmë dot të huajt që varfërinë tonë të skajshme ta shfrytëzojmë në mënyrë të pamëshirshme: nxisin mos durim fetare, e mohojnë kombin, e shkombëtarizojnë periferinë e qyteteve tona dhe zonat e varfërisë së skajshme, duke i kthyer në turma të frikshme apo grupe fatkeqësh - mish për top në Siri, Afganistan e gjetiu.
Në mënyrë të vetëdijshme në përgatitjen e këtyre grupeve morën pjesë edhe institucionet tona, duke filluara nga Kuvendi i Kosovës, përkatësisht deputetët e këtij kuvendi, të cilët u përpoqën ta fusin një ligj mesjetar-shaminë nëpër shkolla, apo mësimin islamik, sepse dukej që i kishte mitosur ndonjë organizatë e fuqishme e këtij përcaktimi. Në mënyrë të vetëdijshme për regrutimin e vehabistëve e grupeve islamike radikale, sikurse alarmon miku ynë, Xhejms Rubin, vazhdon miki im, morën pjesë përfaqësues të te dy partitë më të mëdha shqiptare të Kosovës e të Shqipërisë, herë duke flirtuar me ta, herë duke i shikuar nëpërmjet gishtërinjve. Të shkon mendja që kishin biznese të dyshimta, apo financime.
Nuk e
shpjegoj do si i pret votat e shqiptarëve kandidatit për kryetar të Gjilanit,
ndërsa u premton islamikëve se vogëlushet e tyre do t’i dërgojë në shkolla me
shami. Ai e shkel ligjin e kushtetutën me një deklarim të këtillë dhe askush
nuk i
Në debatin e kafenesë u numëruan edhe një varg lëshimesh që s’i kap lapsi. Nisëm ta harrojmë idenë fillestare për Sanxhakun shqiptar.
Në vend që
ne të hapnim shkolla shqipe në Sanxhakun shqiptar,
Natyrisht
me disa qindra “serb” në katundin deri tash të panjohur të