| E diele, 24.11.2013, 07:30 PM |
Kah po rrëshqet
z. Ahmet Qeriqi?
(Reagim ndaj shkrimit: Luftëtarët në Siri nuk janë terroristë, ata po e luftojnë terrorizmin shtetëror të diktatorit, Asad, shkruar nga Ahmet Qeriqi)
Nga Fazli Maloku
Nderimet e mia z. Ahmet Qeriqi!
Jemi mësuar të lexojmë shkrimet e juaja, qofshin ato analiza, kritika apo shkrime të natyrave të ndryshme mjaftë përmbajtësore, të peshuara mirë e të argumentuara me fakte konkrete. Veprimtaria e juaj shumë dimensionale atdhetare e paraluftës, gjatë luftës por edhe pas luftës, është një kapital i çmueshëm për t'iu lakmuar. Them se kulminacioni i gjithë kësaj është veprimtaria e juaj gjatë luftës së shënjt të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kur ju drejtuat për mrekulli, radion "Kosova e Lirë, radion e parë shqiptare të UÇK-së, në rrethanat e jashtëzakonshme, me shumë sakrifica, nën breshërinë e predhave të artilerisë dhe raketave të avionëve millosheviqian, s'bashku me stafin e juaj të shkelqyer si, Martin Çuni, Nysret Pllana, Nezir Myrtaj etj, e cila ishte më shumë se çdo armë tjetër e luftës. Edhe pas luftës, ju vazhduat po me shumë sakrifica, ta mbani gjallë dhe të frymojë sot e kësaj dite, Radio Kosova e Lirë, me zërin e saj ëmblematik dhe përgjithësisht me përmbajtje të pasur kombëtare. Por, gjatë rrugëtimit të Radio Kosova e Lirë, kuptohet nën drejtimin t'uaj, për mendimin tim keni bër edhe disa rrëshqitje të pajustifikueshme.
z. Qeriqi, ka vite që Radio Kosova e Lirë, programin e saj ditor e hap fillimisht me "thirrjen e ozanit" e pastaj me këndimin e "Hymnit Kombëtar"?! As njëherë gjatë emisionit në periudhën sa zgjati lufta nuk ndodhi kjo?! A mund të na e shpjegoni z, Qeriqi, pse ndodh kjo tani?!
Tani të ndalemi tek shkrimi i juaj i cituar më lartë, i plasuar në faqen e juaj të interrnetit, shkrim ky tepër skandaloz dhe tërsisht i çthurur!
z. Qeriqi, ju fillimisht i kritikoni mediet si ato të shkruara edhe elektronike, se janë duke bërë luftë verbale kundër islamit?!
Citoj: "Lufta verbale kundër islamit në Kosovë e mbështetur fuqishëm nga mediet me prejardhje titiste, komuniste ( sa e di unë, as njëherë dhe në as një peridhë, gjatë sundimit titist, nuk është penguar predikimi i fesë islame në Kosovë, bile është favorizuar në të gjitha mënyrat karrshi veprimtarisë edukativo-arsimore, qëllimi dihet!)" A nuk është kështu z.Qeriqi?
Ju vazhdoni ti akuzoni në mënyrë paushalle mediet në Kosovë, citoj: " Një luftë të pandërprerë kundër islamit në Kosovë bëjnë, Portali Eksepres, Koha Ditore, Jeta në Kosovë, me nënportalet e tyre në interrnet, si Koha net, KTV, telegraf etj, sigurisht se këto mediume paguhen shumë mirë nga Athina e Beogradi..." duke mos afruar as edhe një dëshmi të vetme! Bile ju e dini se edhe kush i financon?! Apsurditet! Tani mund të iu shtrohet pyetja z. Qeriqi, juve që i jepni vedi të drejtë ta mbroni islamin në Kosovë, kush ju financon?
Ju z.Qeriqi,
i jepni vedi të drejtë ta akuzoni edhe kreun e Bashkësisë Islame në Kosovë kur
shkruani, citoj: "...se pas një fushate të tillë të tri katër gazetat e
portaleve, dorëzohet kreu i klerikëve të Kosovës.Këtë më së miri e dëshmon
deklarata e fundit e BIK-ut, lidhur me pjesëmarrjen e disa shqiptarëve islam në
luftë kundër regjimit diktatorial të Bashar Al Assadit në Siri." Cila do të
ishte deklarata e juaj, z. Qeriqi, po të ishit Myftiu i Kosovës?!
Përgjigja e juaj është, citoj: " ...Tashmë dihet fare mirë se disa shqiptarë, jo vetëm nga Kosova, por edhe nga të gjitha trojet e Shqipërisë po luftojnë në Siri, jo për ti bërë myslimanë sirianët, sepse ata janë muslimanë shumë ma të vjetër se ne, por për të luftuar një regjim kriminal, diktatorial..." Dhe për habinë time duket se kjo pjesëmarrje e gjithanshme e shqiptarëve në këtë luftë qytetare në Siri, ju gëzon dhe ju bën më krenar që jeni shqiptar myslimanë?! Është kështu z. Qeriqi? Ju në një mënyrë ju bëni thirrje shqiptarëve myslimanë që ta rrisin sa më shumë këtë numër të këtyre "luftëtarëve"! Nuk mund të ju kuptoj z. Qeriq,i si nuk keni fare dhëmbsuri për këta djem shqiptarë, për prindërit, vëllezërit, motrat e tyre? A do të ndjeheshi krenar z. Qeriqi, nëse nesër djali apo vajza e juaj, do ti bashkoheshin këtij grupi "ushtarësh", për një "luftë të shenjt" në Siri?
z. Qeriqi, ju vet e pranoni se në Siri bëhet një luftë qytetare për pushtet, mes rivalëve fetarë: shiite e sunite, kur shkruani, citoj:... "Në Siri pakica shiite, sundon me zjarr e hekur shumicën sunite. Kjo është aq e qartë si drita me diell..." Këtu jemi në dakord dhe jemi të një mendimi. Por nuk e kuptoj, çfarë kanë shqiptarët islam të Shqipërisë në këtë mes?!
Ju e dini z. Qeriqi, se ne shqiptarët në rrugën tonë historike kemi pasur drejtues shteti të tri sekteve fetare: Gjergj Kastrioti-katolik, Ismail Qemali-musliman, Fan Noli-krishter dhe Enver Hoxha-ateistë, dhe as një herë shqiptarëve nuk u shkoi në mendje ta bëjnë një luftë qytetare fetare. Ky është njëri prej virtyteve më të larta njerëzore që e kemi dhe që na lakmon bota përparimtare. Bile kjo mirret si model se si duhet edhe popujt tjerë të kenë tolerancë fetare siq kemi ne shqiptarët, a po jo z. Qeriqi?
Ju shkruani,citoj: ..."Në Siri, kundër Asadit po luftojnë më shumë se 500 evropianë, në mesin e tyre edhe krishterë..."! Po sa milionë banorë i ka Evropa z. Qeriqi? Çfarë ka të bëj kjo me ne shqiptarët?! Asgjë fare. Krahasimi që ju bëni me intervenimin e NAT-os kundër forcave millosheviqiane në kosovë dhe luftës që zhvillohet në Siri, është kulmi i apsurditetit!! Ja çka shkruani, citoj:..."ashtu sikur është luftuar edhe nga NATO-ja regjimi kundër satanit, Millosheviq, që dhunonte gra, masakronte fëmijë dhe synonte të shfaroste të gjithë shqiptarët në Kosovë...!!" Ju sa shpejt harruat z. Qeriqi, se NATO-ja nuk intervenoi vetëm për këto shkaqe qe ju u referoheni, por se këtu në Kosovë bëhej luftë e pakompromis mes dy ushtrive, Ushtrisë Çlirimtare Shqiptare të Kosovës, të cilës edhe ju i përkisni nga njëra anë, e cila synonte çlirimin e tokave shqiptare dhe bashkimi i tyre me Nënlokën Shqipëri, përballë ushtrisë fashiste, kriminele e pushtuese të Serbisë. Vetë gjeneralët serbianë në Gjygjin e Hagës si dëshmitarë të kriminelit Millosheviq, në pyetjen e gjykatësit, se kush e fitoi luftën në Kosovë? deklaronin: Aviacioni i NATO-os dhe këmbësoria e UÇK-së. Prandaj nuk ishte kjo vetëm një ndërhyrje humanitare e NATO-os siq thoni ju z. Qeriqi?!
Ju z. Qeriqi
gaboheni rëndë kur mundoheni me krahasu luftën aktuale në Siri me atë të Spanjes.
Kjo është një apsurditet në vete. Citoj:..."
Ju z. Qeriqi
gaboheni rëndë kur shkruani, citoj: "...Qeveria e Kosovës, Ministria e
Brendshme dhe policia nuk duhet të bien
pre e propogandës së medeieve, por duhet të bazohen në fakte relevante, sepse të
burgosësh një luftëtar idealist, jo vetëm që nuk e mposhtë atë, por e bën hero...!!"
Unë them se ju ndër të parët do të duhej ta përshëndesnit aksionin e policisë,
edhe pse të vonuar, që me guxim i hynë punës dhe arrestuan të dyshuarit, të cilët
edhe mund të jenë të implikuar në organizata terroriste që mund të veprojnë në shtetin
tonë të brishtë. Ju jeni në dijeni aq sa edhe unë për kërcënimet që ju bënë publikisht
nga si vëllezërit e tyre, në rastë se nuk do të lirohen menjëherë të arrestuarit!