| E diele, 24.11.2013, 11:57 AM |
Një takim
emocionues
Nga Përparim Hysi
Më ra zilja e celularit. Një zë i njohur. Fliste miku im, Fuat Memeli.
- A ke mall të takosh një mik të largët?
- Jo, jo,- iu përgjigja pyetjes së tij pak shpotitëse. Dhe shtova: - I kam bërë lanet ata që kanë mërguar në moshë të vonë !!! Kuptohet që kjo qe një shpoti dhe aq. Lamë dhe vendin e takimit. Është bërë pak simbolik ky vend dhe,mes nesh, në konfidincialitet e quajmë: tek klubi i Babushit. Për ta bërë dhe pak të njohur,Babushi, nuk është kush tjetër veç Profesor Murat Gecaj, ky mik kaq altruist dhe i kudondodhur. Ky, Babushi, nuk është se është pronar i një klubi, por është si "zbulues" i këtij klubi të vogël, pak si i fshehur nga sytë e botës. I vogël, i vogël, por tek ky klub (klubi i Babushit) gjen mishërimin e vet ajo fjala popullore: ferra e vogël, fsheh lepur të madh. Dhe, kështu ndodhi me të vërtetë. Si në atë poemën e Kadaresë "... një nga një ata vinin" dhe vazhdon: " në xhep një kartë...", po këta "ilegalët" që vinin tek klubi i Babushit, nuk ishin të tillë. E përbashkëta e tyre: janë të gjithë krijues dhe e dyta: të ftuar të Fuat Memelit që, më shpejt po kthehet në Amerikë,se sa ka ardhur prej andej. Për t'i rënë shkurt: ky qe një takim malli mes miqësh.
***
Për të shuar
paksa kërshërinë e lexuesëve, le t'i bëjmë të njohur pjesëmarrësit e këtij
takimi. Profesor Murat Gecaj nga Tropoja, Poeti dhe prozatori i veçantë,
Vullnet Mato, poetja elbasanase , me origjinë nga Dardha, e mrekullueshmja Lida
Laze. "Ambasadorja shetitëse" ( atributi është bërë nga unë), Kozeta
Zavalani, piktorja dhe poetja Flutura Maçi, " Lisi mbi shkëmb" (përsëri atributi është imi), i miri nga Floqi,Fiqri
Shahinallari. Në takim, të ftuar të veçantë
të Fuatit qe dhe një korçar tjetër,shumë
i gjindshëm,si Guri Piçi ( të më fali në kam gabuar në të dhënat e tij) dhe ajo "qershiza mbi
tortë", motra e Fuatit ( mos gaboj quhej Ervehe). Pra takimi qe si një takim
krijuesish dhe nuk
"Dollibashi"
i gjithë këtij takimi kaq emocional, pa dyshim që qe Fuat Memeli, por ne,
krijuesit, zumë e demonstronim në fushat tona. Vullnet Matoja
tregonte "fijet" që e lidhnin me Korçën. Paska marr nusen
andej dhe nuk i thonë shaka: qe nga "fshati i gruas".
Këtu, për
kaurkat, nuk lëshova pe unë,se "kaurkën" e kam rrëmbyer nja dhjetë vjet
më parë se Vullneti dhe e hodha në "tuç"
këtë fterriotin që,veçanërisht, të çmënd jo vetëm në ato që shkruan, por me ato
fotografitë që përciell nëpër blogjet internetike. Babushi që emrin e ka
mysliman dhe është katolik,tutje nga Nikaj-Mërturi i Tropojës, tregon për "odisenë
" e tij me Katerinën. Dardharja nga Elbasani,Lida Lazaj,
zuri e recitoi një poezi aq të ndjerë; Kozetë "ambasadorja" na çoi që nga Evropa, në Azi dhe më tej akoma: në Afrikë.
Ku ta kishe mëndjen? Në Kore të Jugut
apo në
Epo mbreti do të dëfrehet,- ndërhyra unë,- dhe i paça fatin atij që do të rrëfehej diku,në Marok.
Fiqua i
mirë (Fiqri Shahinllari) jepte e merrte, sa në sulm dhe aq në "mbrojtje",se
ajo dreq shtëpi botuese "Vllamasi", i kish dalë nga fjala dhe nuk po
i nxirrte librin e tretë.Se dy i "kaparosi"
Fiqua. Mysafirja krejt e "panjohur",
piktorja dhe poetja Flutura Maçi as që hapte
gojë. Nuk fliste me gojë, por dora i punonte: sa hap e mbyll sytë ma
***
Fuati është sa agronom,aq dhe fotograf. Sa poet,aq dhe muzikant. Me aparatin e tij ne fiksuam sa e sa poza. Atmosfera u bë ikandeshente kur, po Fuati, rrëmbeu fiizarmonikën dhe klubi u kthye në Korçën e viteve të dikurshme. Serenatat korçare të kënduara, en bloc,arritën kulmin e tyre me zërin alto të motrës së Fuatit (ardhur enkas nga shtëpia). Ajo, duke rrëmbyer ndonjë oktav mbi zërat tanë, u bë "qershiza mbi tortë". Mandej unë "filorusi" ( mua më doli nami,se Babushi atje ka studiuar) i këngëve ruse të kohës sonë si "Mbrëmjet e Moskës" e të tjera,e çova mjedisin në ato kohët tona të dikurshme. Kënga bullgare "Jorgjicë,Jorgjicë" ( korçarët e quajnë si të tyret,se aq popullore është) e ngrohu aq atmosferën,sa erdhën dhe nga tavolinat e tjera. U afrua duke na përshëndetur një person,pak si sarhosh e gaztor, që në rrethet letrare, paraqitet me "Guri i Naimit". Ky qe "kripa me karar" në këtë atmosferë kaq festive. E, ndërsa ne "bluanim misër e hanim grurë",dora e artë e piktores Flutuar Mapi,sakaq, e bëri portretin e motrës së Fuatit. Pastaj edhe të Babushit. Guri, ky mysafiri i veçantë, tregoi një ndodhi me policë të dehur.
- Pinin tre policë, bre. Pinin sidozot ne, këtu. Pinë e pinë dhe kur përballë kishin pasqyrën që tregonte seç po bënin.
-
- Vemi,- ia kthyen një gojësh.
U ngritën të tre në këmbë dhe, kur shohin se dhe ata "tre matan" u çuan. Epo tek u ngritën dhe "ata", lëre le të vinë këtu.
Natyrisht,
nuk kishe si e mbaje të qeshurit. Guri qe , gati më i shkurtëri,por më "shiku" kur dëftente. Për të thyer
(pati shumë pauza me batuat të kripura), Kozeta na recitoi një poezi të Vasil
Tabakut dhe,sa mbaroi atë, i mbrriti dhe poezia ime "Takim me SHën Pjetrin".
Atmosfera u bë dhe më e ngrohtë. Askush
nuk donte të largohej. Dhe në gjithë këtë
event kaq të bukur, momenti më prekës qe ndarja. Fuati dhe pas tij Fiqua do
rimarrin rrugën për në Amerikë.
Duket
sikur kjo dhimbje na u induktua nga pak secilit. Tek femrat pati dhe lot.