| E diele, 24.11.2013, 11:31 AM |
Rrustem
Geci
R E F U G J A T Ë T
Ikëm të mundim që të keqen
Ikëm t´i këpusim edheprangat
Ikëm se s´pamë rrugë tjetër
Ikëm se na plasi edhe kënga
Vrasës komunistë të regjimit
Na rrahën, na fyen e na shanë
Me ato anije si vuajtja jonë
E dimë ne...s´i prekëm matanë
N´ atë kohë të mundimshme
Të tragjizmit më të shëmtuar
Shqipërinë gati na e çmendën
Me varfëri dhe me skamje
Ikëm ta mbyesim të keqen
Që e keqja... të mos godasë
Por dosja jonë prej refugjati
Shpirtin ma bën të më plasë
Për Shqipëri zemra më dhemb
po për largësi kishim nevojë
Ikëm se s´patëm rrugë tjetër
e ç´ferr kemi ngrënë matanë! ...
poezi nga libri; "Shqipëri në çdo shtëpi"