| E premte, 22.11.2013, 09:00 PM |
Disa vlerësime interesante të nxjerra nga interneti, lidhur me armët e Sirisë
Nga Reshat Nexhipi
Sqarim
Në shkrimin e parë, prezentova vlerësimet e autorëve prosocialistë, kurse në këtë të sotmin, të atyre prodemokratë, duke u shërbyer vetëm me inicialet e emrave të tyre, për shkaqe që mund të merren me mend. Kjo është një. E dyta. Emnusi i përbashkët janë termet banalizuese, ofenduese nga ana e autorëve të dy palëve. socialistët, piktorin e ngrenë në qiell, kurse doktorin të kundërtën, gjë që vlen edhe për autorët demokrat ndaj doktorit. Ofendimet e tepëruara i largova, por jo çdo gjë, sepse humbej kuptimi i vlerësimeve të tyre.Kërkoj falje për këtë.Prezentoj vetëm opinionet e autorëve,pa ndërhyrë në objektivitetin e tyre.
Renditja e vlerësimeve
Qëllimi i kryeministrit, ndoshta ishte i mirë, por, mënyra e veprimit, ishte e pa qëlluar sa duhet, të cilën, disa, madje e quajnë tinzake, për shkak se, sipas tyre nuk paska përfillur fare as kryetarin e shtetit, as ministrat, as edhe zgjedhësit e vet të cilët gjatë protestave dukeshin si bagëti pa çoban-shkruan autori me iniciale S.R. dhe tregon rastin e njeriut në plazhë që kishte bërë nevojën në ujë dhe kur e pa që i dolli në sipëprfaqe, nga turpi u mbyt. Kryeministri, duhet të marrë shembullin e tij dhe, mbasi humbi betejën, duhet pa tjetër të dorëzojë armët-mendon autori në fjalë.
xxx
Protestuesit duhet ministrat t i paditin në gjyq, për traumat që fituan disa ditë me rradhë para hundës së tyre, duke i lutur të sqarrojnë çështjen dhe të thonë ,,jo,, kurse ata mblidhnin supat, ose ndonjë prej tyre, si me shaka, në vend të përgjigjes zinte veshin me dorë-shkruan ky shakaxhi me iniciale K.N. duke treguar rastin e Hrushçovit i cili në një rast paskësh thënë që ,,Sido që të kthehesh, bytha mbetet prapa,, gjë që, sipas autorit vlen edhe për rastin në fjalë që, citoj ,,Kushedi sa të flasin socialistët, fajtorin nuk do mund ta mbrojnë dot, sepse populli shqiptar nuk ha kashtë, por është vlerësuar si një ndër popujt më më intelegjentë në Evropë dhe më gjerë,,-shkruan ky autor.
xxx
Referati që lexoi piktori duhet të jetë lamtumirës, sepse, fund e krye ishte kontradiktor, mashtrues dhe si i tillë ofendues për qindra mijë protestuesë, duke i trajtuar për budallenj që nuk kuptojnë gënjeshtrën-shkruan autori me iniciale S. K. dhe shton, citoj ,,Sikur Kryeministri të thoshte ,,Jo,, turma do ta zhvishte lakuriq dhe do ta digjte si miu para ministrisë, pra nuk e bëri këtë nga patriotizmi, si ,,dashamirës,, i popullit, por nga shkakuse filluan t i dridhen brekët në foltore,,-shprehet në këtë mënyrë banale ky autor.
xxx
Evropa, nuk do pranojë në gjirin e saj një shtet me qeveri që mashtroi popullin e vet, Amerikën,Naton dhe tërë botën- shkruan autori me inicialet F.G. dhe shton, citoj,,Kur jemi te Amerika, duhet të kujtoj lexuesët që Doktori, Arvizun, e priti në kalë, piktori do ta përcjellë në gomar, njësoj si paraardhësin e tij, ose ish kryetarin e shetit tonë, emrin e të cilit, duke falenderuar Salës, e njihte tërë bota, kurse tani, si tradhëtar i PD-së dhe aleat i PS-së, emri i tij,po zbehet, gjë që vlen edhe për ca të tjerë që tradhëtuan doktorin dhe PD-në,, konkludon autori i këtij reagimi.
xxx
Shqiptarët dhe ministrat humbën besimin te kryeministri,prandaj paskëtaj do përcjellin me kujdes çdo veprim të tij dhe do kërkojnë llogari edhe për çështje më të vogla, gjë që ai, si mendjemadh që është, nuk do t i përballojë dot dhe do lëshojë fronin,, shkruan ky autor dhe shton: ,, U lumtë ministrave dhe deputetëve të PS-së që patën guxim të mos pajtohen me ,,Po,,- në e shefit të tyre të premtuar në kokë tëvet ,, thotë ky autor, por pa treguar për cilët njerës e ka fjalën. Ky autor, për dallim nga të tjerët, paraqitet me pseudonimin ,,Gjakovari,,
xxx
Si nuk u ndodh një shqiptar i mençëm të vepronte si ai që i drejtoi gishtin diktatorit serb,në parlamentin e Beogradit, duke i thënë se me veprimet e tij do bëjë marzillëke tëpa para, do shkatërrojë Jugosllavinë, gjë që edhe ndodhi-shkruan autori me iniciale F.G. por pa thënë kush ishte ai njeri dhe në çfarë rrethana ia ka thënë atë?
xxx
Pajtohem plotësisht me konkluzionin e Artan Hoxhës se o Ambasadori i Amerikës gënjen o kryeminisatri ynë dhe se, sipas meje (L.N) nëse është kjo kështu siç thotë Hoxha, atëhere shkakëtarët kryesorë për këtë masskarallëk dhe për ftohjen eventuale të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane janë që të dy që punonin nën rogoz, pa përfillur institucionet e vendit tonë, prandaj dhe duhet të përgjigjen, i pari para ligjeve amerikane, i dyti para faktorëve kompetent të Shqipërisë-është vlerësimi i ekzagjeruar i autorit të fundit të këtij shkrimi.
Ps. Opinioni im.
Historia jonë e nëntorit u pasurua edhe me një ngjarje historike të lavdishme.
Çdo e keqe, ka edhe ndonjë të mirë-thotë populli.E keqja, në këtë rast, i mbetet të majtës, sepse ajo e krijoi,edhepse pa qëllim të keq, kurse e mira i mbetet palës tjetër dhe popullit shqiptar nëpërgjithësi, posaçërisht organizatorëve të protestave të cilët ,,e shpëtuan vendin nga ,,Çernobili,, i dytë,, siç thotë, me të drejtë ose jo, nuk e di, një nga autorët e lartpërmendur. E keqja ishte që, çdo shqiptar, brenda dhe jashtë vendit, gjatë ditëve të protestave e ndjente vehten të turpëruar para botës, ashtu siç e ndjente edhe me vjedhjet masovike në Korçë. Mos flasim për traumat e qindra mijë shqiptarëve nëpër rrugët e qyteteve të vendit.Shkurt:pa marrë parasysh kush sa fajtor është, një është e padiskutueshme që Shqipëria humbi mjaft imazhin që kishte në kohën e kualicionit të mëparshëm, sepse vazhdimisht po bëhet gazi i botës,sidomos me rastin e fundit, i cili krijon përshtyjen e gabuar ose reale që në vendin e shqiponjave, siç thotë populli,, Njëri i bie ziles,tjetri kombores,,për shkak të moskordinimit që ekziston midis elitave partiake të vetë kualicionit të majtë,nga njëra anë dhe këtij me kualicionin e djathtë nga ana tjetër.
Kjo është një. E keqja e dytë për të majtët është që mund të shkakëtotohet përçarrje midis përfaqësuesëve të partive të ndryshme, për shkak të,siç thashë, moskonsultimit dhe mostransparencës midis tyre për çështje madhore, gjë që do jetë pengesë për hyrjen e Shqipërisë në Evropë etj. Dhe, e keqja tjetër për PS-në është që tani më bota u bind për shkaqet e humbjes katastrofale të PD-së në zgjedhjet e qershorit dhe që me veprimet e tilla të pamatura, çdo ditë i ritet imazhi i PD-së dhe sidomos i liderit të saj historik, në kohën e të cilit nuk ndodhnin gabime të kësaj natyre, sepse çdo gjë të rëndësishme e bënte në mënyrë transparente dhe bashkërisht me kryetarin e LSI-së. Gjë që e ka pranuar edhe z. Meta në një emision televiziv.,,Nëse nuk frenohen veprimet e tilla të pa kontrolluara, mund të ndodhë që populli i zhgënjyer që votoi të majtën, të dalë në rrugë me parollat ,,Kthehu o doktor të na shërrosh, se piktori na vdiq për së gjalli,,-shkruan një nga autorët e lartpërmendur, me shaka ose seriozisht, nuk e di.
Por, t i kthehem titullit, anës pozitive pra të kësaj çështje. Historia jonë, e muajit nëntor, u pasurua edhe me këtë ngjarje të v.2013, përveç asaj të vitit 1444 në Lerzhë, 1908 në Manastir dhe 1912 në Vlorë. E them këtë sepse, shqiptarët, të bashkuar si pothuajse kurrëndonjëherë në historinë e tyre, nga çdo parti, gjini, moshë, nxënës dhe studentë etj.,i thanë stop diktaturës, gjegjësisht sjelljeve të vendimeve prapa shpine, pa konsultime paraprake me institucionet shtetërore dhe me zgjedhësit, fenomen ky madhështor i protestuesëve i cili, me siguri, do t iu shërbejë si model vendeve të tjera ku sundon diktatura, pra do hyjë edhe në analet e historisë të tyre. Përndryshe, një nga autorët e shkrimeve të lartpërmendura, këtë ngjarje, e krahason me atë kur shqiptarët, kështu të bashkuar, rrëzuan përmendoren e diktatorit ?!
Vendosa shenjat, sepse këtë vlerësim e konsiderroj për të ekzagjeruar.