| E enjte, 21.11.2013, 08:11 PM |
Rrustem
Geci
Te varri i fëmiut tim
Sa herë kthehem në atë kohë
goja më merret nga ato krime
nga ajo barbari serbe, dhe nga
ato pushkatime të qëllimshme
Zemra të v ockëla të lirisë
ju s´ishit një, as dy, por 2 mijë
që gjenocidistë serb ju vranë
sikur të ishit burra të mëdhenj
Ilir , Shqiponja , Gresa , Astrit...
ju shtyheni vetë të më pyesni
ku ishim ne kur juve ju vranë
ç´bëmë ne, që ju të mos vriteni
Zemra të vockëla të lirisë
mos i mëshoni dheut me duar
mos qani, qetësohuni,.ndaluni
se mëmën mund ta çmendni!...