| E enjte, 21.11.2013, 08:10 PM |
Takim me
Shën Pjetrin?!
Nga Përparim Hysi
Zbriti Shën Pjetri e më dha biletën
Biletën ma dha për në Parajsë
Ma dha se më pa me mikeshën
Mikeshën e bukur: gurelmaz!
Gurelmaz dhe sytë si shkëndija
Dhe
trupin e
Dhe si mos e kisha unë xhan?!!!
A kini puthur buzë tërë lëng?
Të tillë m'i kishte mikesha
Të vdisje, o miq! Të vdisje në vënd!
Parajsë mbi Parajsë që gjeta.
E gjeta dhe nga Parajsa nuk zbres
Sa të kem mikeshën përbri
Jam mirë dhe atje do të vdes
A s'bëhem për dashurinë fli?!!!
Tiranë, 17 nëntor 2013