| E enjte, 21.11.2013, 08:59 PM |
HISTORI E TRE MARTIRËVE
-SHFLETOJME HISTORINE E TRE MARTIREVE TE RENE PER CLIRIMIN E KOSOVES
OPINIONE NGA TRYEZA E RRUMBULLAKET MBAJTUR NER SINGEN TE GJERMANISE-
Nga Ramiz
DËRMAKU
Bashkimi i Intelektualëve Shqiptarë në Mërgim (BISHM-im) në bashkëpunim me klubin shqipëtar“KOSOVA“, në Singen të Gjermanisë( Republika
e Badenwürttembergut) u mbajtë tryeza e rrumbullakët ne të cilën morën pjesë të gjithë përfaqësuesit e partive politike që veprojnë në mërgim; Gjermani, Zvicër, Austri, Itali etj . Pjesëmarrës të kësaj tryeze ishin ;
1.Emil Kastrioti – Emin Fazlija, Kryetar i Besëlidhjesë Kombëtare Demokratike Shqiptare- BKDSH.re,
2. Salih Çeku, sekretar i Kryesisë së Lidhjesë Demokratike për Gjermani ,
3.Musa Bajraktari – Kryetarë i Partisë Republikane (PR-ne) për Gjermani,
4.Dedë Hajdari – Kryetarë i UDSH.së,
5.Fazli Veliu – Krytar i Lëvizjes Popullore të Kosovës,
6. Ramiz Kukleci – Kryetar i Bashkimit të Intelektualëve Shqiptarë në Mërgim-(BISHM-i)
Tryezën e udhëhoqi z. Halil Jahaj, anëtarë i Kryesisë së Bashkimit të Intelektualëve Shqiptarë në Mërgim. Fjalët përshëndetëse dhe refratin lidhur me qëllimin e organizimit të kësaj tryeze e mbajti z.Agim Çela, kryetar i klubit shqiptarë“ KOSOVA“në Singen."Klubi Kosova – Albanischer Verein e.V." në Singen të Gjermanisë është një shoqatë e organizuar kulturore, artistike e humanitare që punon qysh nga viti 1990 si institucion i regjistruar në organet e shtetit Gjerman dhe punon e vepron në baza të planprogramit dhe statutit që ka si në aspektin kulturor-artistik ashtu edhe në atë humanitar e politik. Gjatë këtyre viteve sa punon e vepron ky klub ka dhënë kontribut të madh duke filluar që nga aspekti kulturorë, arsimorë, sportiv, humanitar dhe politik.etj. "Agim Qelaj, Salih Çeku dhe Agim Ramadani, ishin njerëz shum dimenzional kur kihet parasysh që ata posedonin edhe aftësi të mëdha organizative si në artin luftarak po ashtu edhe në aspektin intelektual e artistik..
Agimi Çelaj, Salih Çeku, dhe Agim Ramadani, ishin njerëz të qiltër, të drejtë dhe shumë të vendosur, trima, humanist, demokrat por mbi të gjitha ishin atdhetarë. Ata ishin një penë e mpreht e kauzes kombëtare, ata tërë jetën punuan për drejtësi , edhepse jetuan ne kohë të keqe. Që nga fëmiria e deri në ramjen e tyre në altarin e lirisë jetuan në robëri, por, qëndruan të pa përkulur. Kaluan shumë rrugë të vështira por kurr nuk e ndërpren aktivitetin kombëtar.. Agimi erdhi në Gjermani në vitin 1995- Singen , ndersa Salih Çekaj, Komandant i Brigadës 134 të UÇK-es, dhe akoma pa u stabilizuar mirë filluan veprimtarin e tyre e për riorganizimin e diasporës shqiptare në baza të mirëfillta kombëtare. T ë tre ishin organizator të të gjitha demonstratave që mbaheshin në Gjermani e Zvicër, etj .Këtë veprimtarë ia arritën qëllimit në vendet ku banonin e vepronin ti bashkojnë mërgimtarët tanë.. Agimi arriti ta unifikonte mërgaten e Singenit me rrethinë. Organizoi tryezën e rrumbullakt në Singen , ku muarën pjesë të gjitha subjektet shqiptare që vepronin në Evropë. Me zgjedhjen e Agimit kryetar të klubit "Kosova" në Singen, ky klub u shëndërrua në një çerdhe të ngroht ku takoheshin, organizoheshin dhe tuboheshin mërgimtarët shqiptarë.
Nëse ne sot pyesim .., kush ishin ata ? :
Kush i dha gjak gjuhës sonë, kush ia ngriti dinjitetin dhe ia shtoi krenarin kombit tonë, kush janë ata që ia ringjallën e e lartësuan kombin tonë, kush janë ata që i formuan dhe i aftësuan gjeneratat e reja, për ta mbrojtur me dinjitet atdheun, kush i formoi, aftësoi dhe motivoi brigadat ushtarake të UÇK-es, kush u shqua për vendosmëri, trimëri, korektësi, tolerancë, demokraci, dhe për pavarësin e Atdheut , kush hyri në historinë tonë kombëtare-luftarake europiane e botërore, dhe sa të duam pyesim vehtën bashkatdhetarë të nderuar prapë të dalin emërat e emrat e Agim Qelës , Salih Çekaj dhe Agim Ramadanit ". Nga diskutimet e shumta që u paraqitën gjatë asaj j tryeze ne po i shkëpusim disa mendime të referuesëve të tryezës.
Emil Kastrioti – Emin Fazlia - BKDSH-re, Gjendja e vështirë ne të cilën po kalon Kosova, kërkon nga ne një syqeltësi, unitet, organizim, dhe përkushtim. Çdo mosëmarëveshje e jona shkon në dëm të çështjes sonë kombëtare pra në favor të armikut tonë shekullor.
Salih Çeku - LDK-së, Kërkohet që urgjentishtë subjektet tona polituike t’i koordinojnë punët në mes vete, dhe të japin maksimumin drejtë zgjidhjesë së çështjes sonë kombëtare shqiptare. Çdo formë e organizimit e cila do t’i bashkojë shqiptarët do ta ketë përkrahjen dhe mbështetjen e Lidhjesë Demokratike të Kosovës. Ata që mendojnë ta bashkojnë kombin nga diaspora janë në iluzione. Më pas citoi Hasan Prishtinën:“ Më mirë një krismë në mal se një thesë fjalësh në Parrlamentin e Beogradit“. Shoqe, shokë, miqë, motëra, vëllezër sot janë ditët e fundit që ne të bashkohemi, pa marrë parasysh përkatësin fetare, partiake , krahinore etj. sepse vetëm të bashkuar mund t’i realizojmë qëllimet tona pra çlirimin e Kosovës nga robëria shekullore serbe. Sot Ushtria Çlirimtare e Kosovës UÇK-ës, po marëshon me hapa gjigantë drejtë forcimit e konsolidimit të saj për çlirimin e Kosovës. Prandaj, ne më pak duhet të flasim e më shumë duhet të punojmë. Dhe për çdo gjë që ju intereson sa i përket UÇK-es, dhe zyres së LDK-së në Shtuttgart ju më pyetni mua.
Fazli Veliu – LPK-së, tragjedia jonë më e madhe është se ne nuk e përkrahim realitetin .
Ramiz Kukleci – Kërkohet nga shqiptarët kudo që gjindemi dhe kudo që veprojmë t’i mobilizojmë të gjitha forcat tona mendore, intelektuale dhe materiale që kemi për çlirimin dhe bashkimin e të gjitha trojeve shqiptare ne një shtet të vetëm në Ballkan.
Si konsatim i përgjithshëm i cili u pranua nga të gjithë të pranishmit ishte organizimi i një tryeze tjetër ku do të marrin pjesë të gjitha subjektet shqiptare, e ku do të bisedohet rreth problemeve dhe zgjidhjes së drejtë e të shpejtë të çështjes sonë kombëtare. Por nga ky takim nuk u mbajtë as takimi tjetër, sepse martirët e kombit dhe strategët e artit luftarakë; Gjenerali i UÇK-së, komandanti i Brigadës 121 Agim Çelaj- (Coli) dhe Salih Çekaj – komandant për mardhënje dhe politikë –Shkuan nëShqipëri për përgatitjen e një ushtrie të Kosovës, dhe me suksesë i realizuan detyrat dhe obligimet që ia kishin vënë vehtes. Por, vetë nuk u kthyen kurrë.., jo për ta mbajtur tryezën.., por për t‘i shijuar frytet e kësaj Lirie që po gëzojmë ne sot.
Flitet se dikush i vrau nga pusia në pabesi? Këtë s’mund ta besojë askush. Dhe nëse kjo është e vertetë, atëherë pse nuk flitet haptazi. Pse heshtin shokët e tyre të luftës, të cilët ishin afër tyre kur u vranë!? Është e pabesueshme që askush të mos dijë të vërtetën se si dhe në ç’farë rrethanash janë vrarë dy komandantët më kryesorë të betejës më të lavdishme të luftëtarëve shqiptarë kundër ushtrisë serbe gjatë luftës së fundit, siç ishte ajo e Koshares. Dhe nëse janë vrarë nga pusia, shtrohet pyetja se kush i vrau ? ! Ata që dinë më shumë për vrasjen e tyre duhet ta thonë të vërtetën ashtu siç ka qenë dhe pa ngurrim. Historia e një populli duhet të shkruhet drejt. Andaj u bëj thirrje të gjithë atyre që kanë informata rreth mënyrës së vrasjes së S. Çekajt, Agim Qelajt dhe Agim Ramadanit ta thonë fjalën e tyre publikisht, sepse mbajtja fshehtë e të së vërtetës nuk sjell asgjë të rëndësishme në historinë e luftës së Koshares,dhe të UÇK-ës, përkundrazi e dëmton shumë atë, sidomos në aspektin politik të saj. Sa më gjatë që të heshtet e vërteta rreth këtyre aq më i rëndë do të bëhet kujtimi për këta tre komandantë të UÇK-së. Shpeshherë dëgjohet se Salihu është vrarë me një plumb në qafë prej një gjuajtje anash. Por dikush ua kishte frikën, se ata do mbeteshin heronjë e komandantë të gjallë, por ata kanë mbetur dhe do të mbesin gjithëmon fytyrat më të ndritura të kombit shqiptarë.
LAVDI U QOFTË
-Per ZSh-ne nga Gjermania, 18 Nentor 2013-
-Sistemoi e percolli per botim, Baki Ymeri-