| E enjte, 21.11.2013, 08:26 PM |
Luan
Kalana
Shqipëria, mëmëdheu
“Ti, Shqipëri, më jep nder, më jep emrin Shqiptar” - Naim Frashëri
Cila Nënë ty të lindi,
kusht ty të pagëzoi,
cilët ty ta vunë emrin,
të thërasin bota ALBANI.
cila është mosha e shqiptarit,
skalitur me numra të artë,
Aq sa mosha e kësaj toke.
Cila tokë të ka gatuar,
cili djep të ka përkundur?!
Më të lashtat Arbërore,
fole shiponjash ,Shqipëri.
Cila vatër të bekoi, të rriti?!
shkruar legjenda në mure
derdhur lumenj gjaku për liri,
e pavdekshme gjithnje nuse..
Sa e vjetër është kombësia?!
Gjuhë e folur e parë e botës,
Ku flitet shqip,më e madhe se Iliria.
Sa do të rojë shqiptaria..?!
kur gjithë kombet do të vdesin,
një mbi tokë, do të mbesi,
Mëmëdheu i Tokës,Shqiperia…