Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Agim Gashi: Lamtumirë Sokol Olldashi

| E enjte, 21.11.2013, 08:34 PM |


AGIM GASHI

 

LAMTUMIRË SOKOL OLLDASHI

 

(Sokol Olldashit)

 

Dy fjalë dhimbjeje po ti shkruaj

N´këtë ditë t´fundit në këtë botë,

Që po të ndan nga fëmijt e nëna

E po të merr e lumja tokë.

 

Sot po qajnë e mbar familja

Lot po derdhin tanë shoqria,

Qan Kosova e Ilirida

Sot po qan e gjithë Shqipëria.

 

Demokrat dhe shpirt shqiptari

N´zemrat tona do t´jesh gjithnji,

Sokol Olldashi o burr i dheut

N´Ty kishte shpresë Nëna Shqipëri.

 

Lamtumirë po t´thotë atdheu

Lamtumirë ajo nënë e shkreta,

Lamtumirë gruaja me fmijë

Sa e shkurtër për Ty qe jeta.

 

21.11.2013

Düren