| E marte, 19.11.2013, 08:54 PM |
HOTI I
VENDIT
NË TRUALLIN ETNIK TË AUTARIATËVE
Nga Ramiz LUSHAJ
1.
Hoti i
Vendit, djepi historik i fisit të Hotit e, tashti, fshat i vogël komunar, nja 5
km larg liqenit të Plavës, shtrihet në një nga luginat juglindore të krahinës
etno-historike të Plavë-Gucisë, në një sipërfaqe të mbetun së vonit vetëm në rreth
20 mijë ha toka vrrini e bjeshktare.
Kujtesa historike qyshse nga Mesjeta e Hershme ia njeh disa emra etno-gjeografik: Hoti i Tarës e i Limit, Hoti i Stratiotëve, Hoti i Vendit, Hoti i Plavës, Hoti i Kunjit; ia njeh disa organizime etno-historike: mal, fis, bajrak; ia njeh disa (ri)organizime administrative me karakter politik-shoqëror-ushtarak-ekonomik-kulturor: Malet e Hotit (prej shek.VIII), Hoti i Stratiotëve (shek. IX-XI), Kontea e Hotit, Kapedania e Hotit, bajraku i Hotit, fshati komunar i Hotit.
Në shekuj
jete të përballjeve me vështirësi historike Hoti i Vendit u rrudh së tepërmi
etnikisht derisa mbeti në një nga pesë gropat e mëdha pasakullnajore të Plavë-Gucisë,
në pellgun e Jasenicës me rrethina, në një nga krye/qëndrat e tij të kahershme.
Në kohëra ma të afërta u përqëndrue pothuaj krejtësisht në një pjesë hapësinore
të këtij pellgu, përgjatë dy faqeve të luginës të bukur lumore të Hotit, e cila
niston me 1050 metra lartësi mbidetare.
2.
Krahina
komunare e Plavë-Gucisë, njësi etno-gjeo-administrative e sotme e së cilës është
edhe Hoti i Vendit, nëpër mijëvjeçarë ka pasë shtrirje territoriale etno-historike
të madhësive të ndryshme. Në kohën e ilirëve Autariatë, të Perandorisë Romake,
si dhe para, gjatë e pas Mesjetës, në fillimet e pushtimit otoman, shenon disa
periudha përkohore që sipërfaqja i arrinte deri në tre apo katër herë ma e
madhe nga ç’është në ditët e sotme (486 km2 ).
Kjo
krahinë etnike shqiptare herëpashere, qyshse në lashtësi, njihej me emra të ndryshëm.
Në shek. XIV
përmendet si “Zhupa e Plavës”, në shek. XV, në ato fillime të pushtimit otoman
rregjistrohet si “Vilajeti i Plavës”, në vitet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit
dokumentohet si “Kazaja e Gucisë”, në kohën e aneksimit zyrtar nga
Prej
hejcekurit krahina e sotme e Plavë-Gucisë mbante e mbronte në identitetin e vet
etno-gjeografik dhe njihej e përcillej në traditë etno-historike, edhe si “Bjeshkët
e Nemuna të Vizitorit e të Komovit”.
Vargmali
i Komovit, pjesë e Alpeve Shqiptare dhe në hapësirën e Bjeshkëve të Bekuara (Nemuna),
shtrihet në mes dy lumenjëve: kah lindja e tij në rrjedhën e epërme të Limit (komuna
Plavë-Guci) kah perëndimi në rrjedhën e Tarës (komuna Andrijevica), shtrihet
pothuaj në mes dy maleve: kah jugu e juglindja deri kah mali Kollata e Keqe (2.534
m. ma i larti në Mal të Zi) në kufi me Shqipërinë Londineze dhe në veri deri
kah mali Bjelasica (2.193 m) në kufi me komunën Beranë.
Në lashtësinë
pellazgo-ilire, edhe në anë të vargmalit të Komovit me rrethinat lumore,
banonin, jetonin e luftonin Autariatët, një nga fiset ma të fuqishme në historinë
e kombit shqiptar e të kontinentit europian, paraardhësit genetik të fisit të sotëm
të Hotit të Vendit.
3.
Pikërisht
në masivin malor të Komovit nja 40 km i gjatë e 30 km i gjërë, në rreth 2.000 m.
lartësi alpine, burojnë dy rrjedhat e vrullshme ujore të Opasanicës e të Verushës,
të cilat bashkalidhen ndërveti e formojnë lumin e kthjelltë Tara, me histori e
bukuri natyrore të rrallë.
Në uljen
kuotore 470 m. lartësi mbidetare, lumi Tara, bash në hymje të shtetit federal të
Bosnje-Hercegovinës, ndërmjet fshatrave Shqepan Pole e Hum, ujëlidhet me lumin
e Pivës. Aty ndryshon emrin në “
Drina, si
vazhdim i Tarës, në bashkësinë lokale Megjegjë afër Vishegradit të Republikës
Serbskja, e kryen bashkimin e tretë, në lartësi 300 m. mbi nivelin e detit. Bigohet
me lumin Limi që vrellon nga Vermoshi i Kelmendit të Gurit e liqeni i Plavës,
ujë-ecën nëpër tri komuna të shtetit malazez: Plavë-Guci, Berana e Bjello Pole
dhe në tri komuna të Sanxhakut Shqiptar, nëpër Prijepolje, Sjenica, Nova
Varosh, gjersa në Priboj kapërcen kufinin për në Vishegrad.
Drina, si
lumë i bashkuar, prapë e ruan emrin e vet ilirian teksa shtegton, kryesisht si
vijë kufitare, në mes Republikës Serbskja të B-H dhe Sanxhakut Shqiptar, Serbisë
e Vojvodinës, ku – tek kjo e fundit, derdhet në lumin Sava e, prej këndejna, në
Danub e në Detin e Zi aziatik.
Dy
lumenjtë Tara (Drina) e Limi, si rrallkund në botë, burimojnë nga i njëjti
vend, nga vargmale të Komovit me rrethina e, pasi nistohen në drejtime të ndryshme
nëpër Mal të Zi, Sanxhak (Serbi) e Bosnjën lindore, bashkohen prapë sëbashku në
afri të Vishegradit, në ultinën e atyshme me 300 m. lartësi mbidetare.
Edhe
natyra i bashkon lumenjtë e lindur në tokën e vet shqiptare, po sllavët i duan
shqiptarët etnik të ndarë në disa shtete në Ballkan.
Këta dy
lumenj në hartë e në realitetin gjeofizik japin edhe konfiguracionin e një llampe
gjigande. Kjo do me thanë se në “gjeneratorët” e historisë etnike mijëravjeçare
shqiptare duhen ndezë dritat e të vërtetave historike të fshehura, të manipuluara,
të ridimensionuara që të ndriçojmë aq sa dijmë, aq sa mundemi, sa ma shumë e sa
ma mirë në të gjitha kohërat e për të gjithë brezat.
4.
Hapësira
gjeo-fizike ndërmjet lumenjve
Gjeografi
e historiani emblematik i Antikitetit, Straboni, qyshe në shekullin e parë të mijëvjeçarit
të parë të erës sonë, tek vepra e tij e shquar “Geographica”, shprehimon
realitetin historik se Autariatët ishin “në një kohë njerëzit më të mëdhenj e më
të fuqishëm ilirë”.
Akademiku
austriak Karl Ludwig Patsch na jep dëshmi për praninë etnike të fisit ilir të Autariatëve
në këtë trevë. Ai, ndër të tjera, e lidh “qenësinë e Autariatëve” me emrin e “lumit
Ky
autoritet i lartë shkencor, studiues edhe i historisë së Autariatëve ilirë, I
ka përcaktimet e themelta pasi ishte një akademik i katërfishtë: ballkanolog,
sllavolog, boshnjakolog, albanolog. Ishte një nga studiuesit ma të mëdhenj të historisë
mbi e nëntokë të B-H, themelues e drejtor për 14 vite (1904-1918) i Institutit
Ballkanik për Bosnje-Hercegovinën, nga viti 1893 deri më 1918 kreu disa
ekspedita arkeologjike të jehonshme në B-H (1893-1918), etj. Në vendin e vet
ishte antar i Akademisë së Shkencave të Austrisë, antar i Institutit
Arkeologjik Austriak, profesor i historisë sllave e i arkeologjisë në Universitetin
e Vjenës,etj., gjersa u vra në vitin 1945. Njëherash, ky akademik i njohur,
ndihmoi në Muzeun Kombëtar të B-H (1898) e në atë të Shqipërisë Londineze (1922),
i botoi disa vepra shkencore edhe për ilirët në Ballkan, për B-H, etj.
Arkeologu
i njohur shqiptar, prof. dr. Neritan Ceka dokumenton se “fisi i madh ilir i
Autariatëve banonte në luginën e lumit
Ky fakt
ka dy rrënjë shkencore: Është botuar në veprën shkencore mbarëkombëtare “Fjalori
Enciklopedik Shqiptar”, punë dhjetëvjeçare kolegjiale redaktuese e botuese e
Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë. Tjetra: Autori është shkenctar,
antar i Këshillit Shkencor në Institutin e Arkeologjisë në Tiranë, Institutin e
Arkeologjisë në Berlin, dhe Institutin Koldeway-Gesellschaft në Gjermani, autor
i disa librave shkencor për Ilirinë, etj.
5.
Vepra
shkencore akademike “Historia e Popullit Shqiptar”, botim ma i fundit i
Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë (2002), tekst zyrtar mësimor
për shkollat shqipe, dëshmon se Autariatët ilirë ndodheshin “në viset e Bosnjës
së brendshme”. dhe i përkasin kulturës kombëtare iliro-shqiptare të Glasanac-Matit.
Në ecje
drejt kësaj të vërtete historike topografia e fiseve ilire jep shpjegime të qarta.
Në Bosnjën
Jugore, në brigjet e lumit Neretva deri në bregdet, ishte fisi i madh i Daorëve.
Në Bosnjën e Epërme, përgjatë lumit Bosnja, shtrihej fisi ilir i Dasaretëve, ndërsa
në brigjet e lumit Vërbas, banonte fisi ilir i Breukëve, prej të cilëve u shkëput
edhe një degëzim tjetër, ai i Kolapianëve e u vendos në brigje të përtejme të lumit
Në kryerrjedhë
fillestare të Limit, prej nga Vermoshi alpin e në anë të lumit Piva, jetonin
Ardianët. Në afri të Limit, nga liqeni i Plavës deri në Vishegrad, ishin fiset
dardane: Dardanët Alpinë ( Malësi e Gjakovës, Junik, Deçan, Peja, Rrozhaja, etj.);
Skirtonët – përgjatë rrjedhës së lumit Valbona (degëzim i Dasaretëve, paraardhësit
e fisit të Ponarëve), pirustët, etj.
Pra, në mes
shtrirjes etnike gjeo-fizike të këtyre fiseve ilire, pikërisht në viset e
brendshme të Bosnjës, krahashtrirë në dy anët e Limit e të Tarës (Drina) e Piva
dhe deri në thellësi kah Sarajeva, drejt brigjeve të lumit Bosnja, ishte fisi i
madh ilir i Autariatëve, paraardhësit e fisit të Hotit të Vendit.
Autariatët,
të cilët i përkasin kulturës kombëtare iliro-shqiptare të Glasanac-Matit, arritën
të formonin një mbretëri gati perandorake, të ngrinin një qytetërim të madh si
Piramidat në Visoko, të ndërtonin 100 kështjella e mijëra tumule, të ishin ndër
tregtarët ma të fuqishëm në brigjet e Adriatikut e të Jonit, të luftonin deri në
rrjedhën e fundit të Danubit, në ishujt e Greqisë, në Itali, në Bullgarinë e
sotme, në Dalmaci.