| E marte, 19.11.2013, 09:03 PM |
Antiamerikanizmi
shqiptar dhe procesi i demontimit të armëve kimike të Sirisë
Nga Gazmend Topi
Vendimi i
vështirë i kryeministrit Rama per t’i thënë jo ofertës amerikane mbi demontimin
e armëve kimike të Sirisë, sikur i qetësoi shpirtrat e trazuar të shqiptarëve. Për
ditë të tëra ndjenja e frikës kishte kapluar mendjen e shumicës së njerëzve. Për
këtë, të gjithë fajsuam mungesën e transparencës. Mungesa e një debati, me
protagonistë specialistë të armëve kimike shërbeu të krijohej një situatë e
paprecentë paniku. Padyshim, kjo situatë do të mbahet mend gjatë, pasi janë refuzuar
shumë para të nevojshme dhe Shqipëria humbi një rast për të qenë protagoniste e
politikave të mëdha. Gjithashtu, kjo situatë do të prodhjë debate të madha, ku
do të përfshihen politologë, ekonomistë,
psikologë, sociologë, etj. Në këtë kontekst
edhe unë desha të ngre një pikëpyetje mbi orienimin apo simpatitë gjeopolitike
të shqiptarëve, pasi mendoj, që proamerikanizmi shqiptar ka marrë një goditje të
fortë këto ditë. Momenti historik,
interesi kombëtar i kërkon shqiptarëve, që pa asnjë lloj ekuivoku, të gjithë së
bashku të paraqesin qartë një orientim
properëndimor dhe sidomos proamerikan. Për
shqiptarët, nuk duhet të përbëjë më cështje
për diskutim fakti qe Shtetet e Bashkuara
janë aleati më i natyrshëm dhe
partneri më strategjik i tyre. Oferta për t’u bërë pjesë apo
protagoniste e politikave te mëdha botërore, e ardhur nga Departamenti i
Shtetit, padyshim e vendosi para një prove
te vështire politikën dhe shoqërine shqiptare. Politika ka sfidën apo detyrimin
të prodhojë politika të përgjegjshme, të orientuara nga interesi kombetar dhe të
performojë në mënyrë dinjitoze në marrëdhëniet ndërkombëtare. Ndërsa shoqëria duhet të dijë të tregoje vlera dhe cilësi që karakterizojnë vetëm
kombet e qyretëruara. Në fakt, as politika dhe as shoqëria nuk performuan mirë në
raport me situatën e fundit. Politika nuk bëri asgjë për të qenë transparente
me publikun dhe shoqëria nuk qe e prirur të mirëbesonte prononcimet e aleatëve
amerikanë mbi parrezikshmërinë e procesit të demontimit. Në gjykimin tim, nëse
do te ishin më të informuar mbi shkallën reale të rrezikshmërisë së procesit të
demontimit të këtyre armëve dhe më të ndjeshëm ndaj të mirave që sjell partneriteti strategjik me
amerikanët, shqiptarët do ta përcillnin me ftohtë situatën e nxehur
artificialisht ose me keqdashje. Duke manipuluar ndjenjat njerëzore, duke
nxitur panik, qarqe të interesuara për t’i bërë keq Shqipërisë bënë këtë diversion
të rrezikshëm, i cili synonte corientimin e shqiptarëve dhe rritjen e ndjenjës
antiamerikane.
Diskutimet
e nxehta në ambiente të ndryshme shoqërore, apo statuset e shumta në rrjetet
sociale, dëshmuan qartë dy tendencat kryesore që shfaqnin shqiptarët në pikëpamjet e tyre së fundmi. Për
shkak të rolit parësor që kanë amerikanët në politikat globale dhe për rrjedhojë
edhe në cështjen që po diskutojme,
perceptimi i shqiptarëve për amerikanët
shkonte paralel me mënyrën se si ata perceptonin procesin e demontimit. Nga njëra
anë, ishin ata qe kërkonin të sensibilizonin opinionin publik mbi shkallën e
lartë të rrezikshmërisë që paraqet procesi i demontimit të armëve kimike dhe njëkohësisht,
pavarësisht se nuk shpreheshin fare hapur “kishin një mbetje qejfi ndaj
Shteteve të Bashkuara”. Në anën tjetër ishin ata të cilët duke vënë theksin tek
përfitimet politike dhe ekonomike argumentonin se ky proces, gjithashtu mbart në
vetvete detyrime që rrjedhin nga të qenit vend
anëtar i NATO-s dhe mik i Shteteve të Bashkuara. Gjithashtu, ajo që binte
në sy gjatë këtij debati, ishte fakti se mungonin prononcimet e zyrtarëve të lartë
të shtetit, si dhe një ballafaqim publik i ekspertëve të armëve kimike. Ne këto
kushte, informacioni mbi rrezikshmërine
reale të demontimit të arsenalit kimik te Sirise, për të mos thëne zero, ishte
i pamjaftueshëm.
Padyshim,
në një mungesë të tillë transparence, krijohen hapësira të mëdha për spekulime
dhe subjektivizëm. Ata që mund t’i shfrytezojnë, apo mund të jenë të prirur të spekulojnë
me keto hapësira janë disa flukse që kanë humbur ose vazhdojne të humbin
ndikimin në Shqpëri. Ketu është vendi që të përmend dy më kryesoret. Së pari do
të përmendja atë kontigjent njerëzish që kanë jetuar dhe punuar ne regjimin e
Enver Hoxhës dhe që nuk clirohen dot nga reminshencat e antiamerikanizmit. Problemi këtu, qëndron në
faktin se ato mund të ndikojnë shtresa të caktuara shoqërore, duke kultivuar të
ashtuquajturën “amerikanofobi”. Së dyti, janë flukset serbe dhe greke të cilat
natyrshëm xhelozohen nga influenca e jashtëzakonshme që kanë amerikanët në Shqipëri.
Raportet
gjeopolitike ne Ballkan kanë ndryshuar. Të tjerë faktore influencojnë ngjarjet
kryesore politike dhe ekonomike te rajonit. E gjithe kjo situatë e vendos
Shqiperinë në një dimension tjetër dhe rruga e saj drejt Perëndimit është e
pakthyeshme. Në këto rrethana, edhe me një frenim të vogël të Shqipërisë flukset që përmenda më lart do ta shijonin
si triumf të madh. Ne nuk kemi asnjë cast kohe për të humbur. Jemi nisur të fundit
dhe kemi detyrimin të sillemi në mënyre të përgjegjshme për të rikuperuar
distancat.
Të sensibilizohesh
dhe të dish të kërkosh të drejtat e tua është një vlerë që përcillet vetëm nga
popuj me një koshiencë të caktuar. E vërteta është e hidhur, por është një e vërtetë.
Dhe nuk ka të vërtetë me të madhe se fakti që ne shqiptarët nuk jemi aq të ndjeshëm
ndaj fenomenit protestë.Të ishim sensibilizuar edhe për cështje të tjera që shqetësojnë
Shqipërinë, besoj se disa standarde do t’i
kishim arritur edhe më parë. Por në fakt nuk i kemi arritur. Ne nuk kemi
protestuar ndonjë herë për atë që quhet e drejtë themelore e njeriut, të drejtën
për të jetuar në mirëqënie. Ne nuk kemi protestuar ndonjëherë për defektet e
sistemit politik ne Shqipëri, defekte që cenojne të drejtat themelore të njeriut,
të drejtën e votës. Ne nuk kemi protestuar ndonjë herë për nivelet e larta të korrupsionit
dhe për kulturën e pandëshkueshmërise. Ne nuk kemi protestuar ndonjë herë për
normat e larta të papastërtisë së ajrit që thithim. Si këto mund të numërojmë pafundësisht.
Por edhe nëse kemi ndonjë masë të vogël të kulturës për të protestuar, duhet të
dimë të vendosim prioritete dhe të mos biem pre e manipulimeve kolektive. Të gjitha
këto që përmenda nuk konvergojnë aspak me atë tablo që na paraqet fushata kundër demontimit të armëve kimike. Pra, në rastin e
fushatës sensibilizuese për parandalimin e demontimit të armëve kimike shqiptarët
paraqiten një popull, i cili e ka bëre të zakonshme këtë lloj sjelljeje. Por në
fakt ky definicion nuk përputhet me realitetin objektiv. Duke përdorur elemente
psikologjike si frika dhe duke luajtur me ndjenjën e mbijetesës, flukset arritën t’i mashtrojnë njerëzit,
duke i vënë në panik . Dhe kjo bëhet vetëm në emër të antiamerikanizmit.
Për të mos
u zgjatur më shumë me këto argumente le
t’i rikthehemi thelbit të problemit. Ajo që më shqetëson në fakt është perceptimi
i shqiptarëve në raport me të mëdhenjt e botës. Në fund të fundit janë këto
shqiptarë që do të votojnë qeveritë e ardhshme.
Nuk e di se c’mund të ndodhë nëse shqiptarët në të ardhmen perceptojnë pozitivisht qasjet lindore të gjeopolitikës. Të gjitha
studimet prestigjoze të historise dhe gjeopolitikës më japin të drejtën të them
me bindje të plote, se qasjet e tyre
politike janë në antagonizëm të plotë me
interesat tona kombëtare. Ndërsa amerikanët kanë kontribuar konkretisht në trealizimin
e interesave tona kombëtare. Prandaj ne,
shqiptaret duhet të mos ngutemi raport me miqtë dhe të tregojmë se dimë t’i
respektojmë. Në fund të fundit edhe nëse duhet të refuzojmë ndonjë politikë të caktuar,
duhet të tregohemi të matur, të dimë të parashtrojmë
dy argumente bindës, dhe jo bëjmë zhurme
si ajo që kemi bërë këto ditë.