| E hene, 18.11.2013, 09:10 PM |
MOS MË THUAJ
MOTËR, SEPSE NUK TË BESOJ
-Rrëfime nga lufta 1999-
Nga Dedë Preqi
Nëse
dikush do të na quajnë njerëz të etshëm, të uritur apo të pa ngopur, është e vërtetë,
sepse etja e jonë ka qenë e gjatë dhe me shekuj, jo si etje fiziologjike, por
etje biologjike, që e ka domëthënjën e
etjes për liri, ndërsa të urritur kemi qenë gjithmonë, sepse armiqtë na
kanë okupuar dhe na kanë ndarë si popull pothuaj i veqantë, dhe për atë kemi
qenë gjithmonë të uritur për njëri-tjetrin për të qenë një ditë të bashkuar. Por,
nëse dikush do të na quajnë njerëz amoral,
sadistë, apo të dyshimtë, nuk di si do ta pranojmë, dhe duhet të distancohemi
nga njerëzit e tillë edhe pse i takojmë racës
së njejtë, sepse jemi me origjinë ilire e dardane, që rrjedhim nga një popull
shumë i lashtë dhe fisnik, me tradita të mira dhe të dlira, si dhe me tradita të
njohuara morale, kulturore e njerëzore,
megjithatë, apo ndoshta përshkak të asaj, na mbante fisnikëria dhe bujaria e
asaj natyre, të cilën nuk e kishin të tjerët.
Nëse
flasim në përgjithsi, natyrisht çdo lloj i njerëzimit ballafaqohet me natyrën e
vet të vuajtjeve, nga luftat e ndryshme, torturat, apo problemeve tjera për të mbijetuar,
do të thotë se impresioni i bërë nga çfarëdo që ka të bëjë me mënyrën e jetës,
mund të ngritet, apo zbehet nga kontrasti i saj, por edhe si fantazmë në mes
interpretimit dhe prapaskenës së jetës në përgjithsi. Nëqoftëse, e nxjerrim një
analog, vuajtja e njeriut është e ngjajshme me derivatën e benzinës, nëse një sasi
e benzinës derdhet në një rezervuar të zbrazët, kjo do ta pushtonte rezevuarin
plotësisht kur ndezët, pa marrë parasysh se sa i madh do të ishte ai, kështu
edhe vujatjet njerëzore sa do të vogla,
do ta mbushin rezervuarin e vogël, apo të madh shpirtëror, për këtë madhësia e
vuajtjes njerëzore është absolutisht relative.
Shqiptarët
përjetuan shumë luftëra të tmershme të imponuara dhe të kurdisura nga armiqtë e
ndryshëm, që datojnë edhe më herët se nga përballja e luftrave
shumë vjeqare të Gjergj
Kastriotit, kundër hordhive barbare osmane dhe deri vonë në luftën e fundit të UçK-së,
kundër diktaturës sllavo-serbe, së cilës i priu komandanti Adem Jashari, me çrast populli shqiptarë përjetojë
tragjedi të rënda kolektive e kombëtare, ku jeta e tyre u përkeqësua më të madhe, e cila arriti ta dërmojë brendinë shpirtërore
dhe fizike të popullit shqiptarë. Dhe nga kjo shtypje e padurueshme u krijue UçK-ja,
nga vetë populli shqiptarë i Kosovës dhe nga gjitha trojet shqiptare kundër
pushtuesit serb, dhe kjo ishte një menquri dhe sakrificë e popullit shqiptarë,
me ç‘rast fillon një etapë e re, përmes së cilës shqiptarët mund t’ia arrijnë qëllimit
të tyre, deri te çlirimi nga zgjedha e fundit serbo-sllave.
Në këto
beteja të luftës së UçK-së, kundër pushtuesit serbo-sllav, ranë më shumë se 2000
mijë ushtarë të UçK-së, mbetën afro 1700
invalid të luftës çlirimtare, me qindra fëmijë jetimë, rreth 20 mijë civil të ekzekutuar
dhe me qindra varreza masive e mijëra të zhdukur, prej të cilëve janë edhe 1750
veta të pagjetur. Luftën e UçK-së, e mbështeti Aleanca më e fuqishme e botës
NATO, e cila e gjunjëzojë okupatorin e shqiptarëve, duke e dëbuar prej
Kosove egërsirën e famshme serbe.
Mesazhi më
i qartë i gjithë kësaj kauze ishte një përpjekje e pa reshtur paqësore, që shqiptarët
tregonin pa ndërprerë dhe me devotshmëri për tu çliruar njëherë e përgjithmonë nga
konflikti shqiptaro-serb, në krye të sëcilës
ishte krimineli Millosheviq, i cili urdhëronte edhe vrasjen e fëmijëve shqiptarë,
duke mos i kursyer edhe të vegjlit në djep. Prandaj, përjetimet e shumta
dramatike e prekën sedren e ngurtë dhe durimin shpirtëror të shqiptarëve, duke
ditur se pavarësia e tyre nuk do të arrihet përmes pazareve të ndryshme
politike serbe dhe ndërkombëtare, por vetëm me luftën heroike, si domosdoshmëri
absolute për tu pavarësuar nga kjo zgjedhë e rëndë kriminale.
Pse janë dalë
të ashtuquajtur disa njerëz jashtë esencës së vet shqiptare dhe u bënë dhunues
të motrave të veta???
Kjo do të
thotë se, disa shqiptarë të tjetërsuar në tradhëtarë të kombit vet, kërkuan
dashuri dhunuese me motrat e veta, që u krahasuan me përdhunuesit e okupatorit
serb, të cilët i shpërdoruan dhe i dhunuan nënat dhe motrat shqiptare, gjatë luftës së fundit të vitit 1999.
Me gjithatë e vërteta është e dhëmshme, sidomos kur flitet për plagët fizike e psiqike, të cilat ishin të tmershme,
por edhe dhunimet, që konsiderohen të rënda për sëcilin popull të botës,
poashtu edhe për popullin shqiptarë, sepse moralin shqiptarët e konsiderojnë pjesën
më të ndieshme të qenjës së tij morale dhe qenjës njerëzore. Prandaj, dhunues të
këtij akti barbarë i konsideruam dhunuesit serb, të cilët ishin edhe dhunuesit
shekullor të lirisë tonë kombëtare dhe të qenjës tonë njerëzore, dhe nuk na
shkojë mendja se do të bëhën edhe disa
shqiptarë „argatë“ dhe bashkëpunues me okupatorin serb, që do të thotë edhe
më keq, dhunues të motrave të veta shqiptare.
Si do të pajtohet
jeta me fatin e shumë femrave të reja shqiptare, të cilat u dhunuan nga të dyja
anët, apo si do të kthehen në jetë ato femra dhe nëna shqiptare, të cilat u
dhunuan edhe para syve të fëmijëve e familjarëve të vet dhe si mund të shërohen
këto femra të dhunuara, të cilat janë sot të traumatizuara nga dhunimet barbare
të paramilitarëve serb dhe të disa shqiptarucave, që bartnin uniformën e çlirimatërëve,
duke i dhunuar jo më shumë se motrat dhe nënat e veta shqiptare, duke përbuzur
moralin dhe dinjitetin e femres shqiptare. Është shumë e turpshme dhe jo njerëzore
për gjithë ata që dinë dhe kanë dëgjuar rrëfimet e këtyre femrave shqiptare, për
abuzimet dhe dhunimet e tyre, që të mos shkruajnë gjithë ato skena ç’njerëzore
dhe abnormale, ku femrat shqiptare i përjetuan ato abuzime të llahtarshme, të cilat
nuk mund të mëshihen dhe harrohen pa dalë para opinionit dhe drejtësisë njerëzore,
që të marrin dënimin e merituar.
Ishte
fundi i majit 1999, e tërë Kosova e përjetojë një luftë të pabarabartë dhe të tmershme
nga poshtuesi shekullor sllavo-serb, të cilin vetëm fuqia e NATO-s, e dëbojë nga
teritori i Kosovës, përndryshe kurrë vendi jonë nuk e kishte përjetuar lirinë dhe
pavarësinë e saj. Populli shqiptarë i Kosovës, në këtë kohë ende nuk ishte
kthyer në tokat dhe pronat e veta të djegura dhe të shkatërruara nga okupatori
serb, prandaj kjo kohë shënonte fillimin e kthimit të tyre dhe vetëm disa që ishin
në vendet perëndimore ishin më të fuqishëm të ndërmerrnin ndërtimin dhe rindërtimin
e vendit dhe t’ia fillojnë jetës pësëri, sidomos në krijimin e kushteve të ndërtimit
të shtëpijave, sëpaku të sigurojnë kushtet e para të ekzistencës dhe banimit në
tokat dhe pronat e veta. Poashtu, edhe rrëfyesi i këtij shkrimi GJ.S, që jetonte
e punonte në Zvicërr, për të siguruar një kulmë mbi kokë për anëtarët e vet të familjes,
të cilët i kishte të strehuar në një fshat afër Gjakovës, menjëherë filloj ndërtimin
e një shtëpie të re, në qytetin e vet, sepse e gjithë prona e tij dhe shtëpia që
kishte më herët, ishin të bëra shkrum e hi nga serbët e vendit.
Gj. ishte
një aktivist i dalluar ndër bashkëatdhetarët në Zvicërr, sidomos në grumbullimin
e mjetëve dhe dhënjen e trepërqindëshit, që organizonin shqiptarët për ta
ndihmuar popullatën e Kosovës, i cili menjëherë pas luftës u kthye nga Zvicërra,
duke marrë disa ditë pushim dhe filloj ndërtimin e shtëpisë së re në pronën e
vet, pothuaj në qendër të Klinës. Nga gëzimi që ishte çliruar vendi dhe gëzimi për ta siguruar familjen e vet me një kulmë mbi
kokë, e kishte shtruar para punishtes një tavolinë të mbushur plot me lëngje,
duke shprehë dëshirën kush të kaloj
atypari të gostitët, pse jo edhe me një gotë raki rrushi, për të përgëzuar
lirinë e vendit dhe për të përuruar ndëtimin e shtëpisë së re. Për çdo ditë e më
tutje, vërehej edhe më shumë prezenca dhe lëvizja e njerëzve në qytet, që kalonin edhe atypari, por ajo që nuk e lë të qetë
GJ, ishte bredhja e përditshme e një nënëloke, që shoqërohej me një vajzë të re,
e cila sa herë që kalonte për afër punishtës së re, ndalej dhe i përgëzonte punëtorët, duke u uruar punë të mbarë. Një ditë prej ditësh, me gjithë respektin që tregoj
nënëlokja, pronari Gj, i luti që të shërbehen me ndonjë lëng, me ç’rast nënëlokja
u afrue, duke e marrë një langë, ndërsa vajza e re, i kaloj disa hapa më largë dhe
nuk dëshoroj të afrohej afër punishtës. Rrëfente GJ, unë në shenjë respekti i thash, motra ime,
urdhëroni edhe ju një lang, ajo më shikoj me një urrejtje të vrazhdë dhe nuk e
dëshironte shërbimin tim, duke më thënë: „Mos më quaj motër, sepse nuk të besoj“.
Edhe pse
e çmoja si bijën time, ajo kishte një bukuri të rrallë ndër femra shqiptare dhe
vetëvetiu e krijonte përshtypjen e një vajze të re, por dukej më e vjetër, e
humbur, e munduar dhe e vuajtur, dhe
fjalët e saj më prekën në shpirt, por më vonë e kuptova gjendjen e saj pas një bisede
të gjatë me nënëlokën, e cila ofshante dhe nuk mundi ti përballoj lotët, duke
rrëfyer ndodhitë e luftës dhe gjitha vuajtjet e kësaj vajze të re, që nuk i
kishte akoma 17 vjet, të cilën e dhunuan jo më pak se 14 përsona, një ditë kur
kalonim te ura e Kramavikut, kur na ndaluan
disa përsona me uniformë të çlirimtarëve dhe përveq vajzës t‘ime, i muarën
edhe shumë të tjera, që gjindeshin në traktora, duke marrë rrugën për Shqipëri.
Ata nuk ishin serb, por ishin njerëzit tanë, të cilët i muarën kinse për ti
mbrojtur, duke i dhunuar dhe ç’nderuar vet, atëherë kujna ti marrim hak për këto
të zeza, në rend të parë duhet ta pastrojmë vetëvetën, sepse serbët nuk i
kishim asgjë, prandaj më duhet të shkoj përçdo ditë te mjeku me vajzën time,
por vështirë e ka që të shërohet nga traumat dhe vuajtjet fizike, jo vetëm kjo,
por edhe shumë të tjera femra shqiptare, të cilat pësuan si është ma keq, u
dhunuan dhe poshtëruan pa mëshirë në këto troje, nga gjitha anët, rrëfente nënëlokja.