| E diele, 17.11.2013, 07:13 PM |
Thani
Naqo
Gjer
tani, kjo gjë, s'ka ndodhur me mua.
Më të bukur,
se ç'ishe, të bëra me vjersha,
Më e
bukura e ëndrrave të pa treguara.
Hija ime
ty s'të ndjek më nga pas.
Për
hatrin tënd pa gjumë lashë fshatin,
Edhe qentë
më donin e lihnin plot gas!
Shikoje,
në pëllëmbët e tua e ke.
Puthe, të
përzjejmë për të fundit herë frymën,
Që unë mos
plakem e ti të mbetesh e re.
Edhe unë ty
do të t' fshij pak e nga pak
Mos më shfaqesh
më nëpër vjersha,
Në gjumë të
thellë edhe qentë në fshat...
1978-2013