| E shtune, 16.11.2013, 08:06 PM |
U
THEMELUA SHOQATA KULTURORE “LIDHJA E PRIZRENIT”
-Me seli në San Zenone degli Ezzelini të Provinces së Trevisos
Nga Beqir
Cikaqi
Migracionit
shqiptar në Itali iu shtua edhe një Shoqatë Kulturore Shqiptare, me një emër
shumë domedhënës për historin e popullit
shqiptar, ështe kjo Shoqata Kulturore LIDHJA E PRIZRENIT. Ishte kjo idea e një grupi
bashkëatdhetarësh që bashkëpunuan në mes veti, duke e gjetur edhe mbështetjen e komunes së San Zenones degli Ezzelin(TV). Kështu shoqatave shqiptare të deritashme që vepronin
në Provincen e Trevisos( ILIRIA; DARDANIA; BESA; RINIA; etj ) iu shtua edhe kjo
Shoqatë.
Në themelimin
e kësaj shoqate rol të pa kontestueshëm
dhanë doktoresha e gjuhës Hedie
Xhyheri, me origjin nga Vlora dhe prof. i historisë Bashkim Bekteshi që vie këtu
nga Dibra, të cilët përzgjodhen emërtimin, si
dhe pregaditen statutin e të gjitha
dokumentet e nevojshme për regjistrim pran organeve kompetetnte vendore. Nuk
duhet mohuar edhe edhe kontributin e z. Xhemajli
Papaj, e sidomos ndihmesen e pakersyer
nga kryetari i Komunës së San Zenone z. Luigi Mazari dhe drejtues tjerë të komune si, z. Natalino Pelizari dhe Xhulio Rek. Duhet falemenderuar komunën që do të mundeson për
shoqaten LIDHJA E PRIZRENIT të sgurojë lokalin
me të gjitha nevojat e duhura edhe ate gratisë. Në një shkollë ku mund te
zhvillohet edhe mësimi i kursit të gjuhës shqipe për fëmijët shqiptar.
Shoqata
LIDHJA E PRIZRENIT, është jo partiake, jo fetare, qëllimi i saj nuk është fitimi
por solidariteti shoqëror. Shoqata ka këto qëllime: të njohë me traditat dhe
kulturen shqiptare; të forcojë intergrimin, ndërmjet njohjes dhe ballafaqimit
me kultura e tjera; të njohë kulturen, artin dhe historin shqiptare; të nxisë njohjen
dhe mësimin e gjuhës, letërsisë dhe historise shqiptare. Për të realizuar këto
qëllime Shoqata propozon: të mundësojë dhe të realizojë intergrimin kulturor
dhe shoqëror të njerëzve; të organizojë mbrëmje me temë kulturore shqiptare; të
organizojë kurs për gjuhën dhe letërsinë shqiptare për fëmijë të moshave 7-14 vjeq…
Shoqata
ka Këshillin drejtues, deri në zgjedhjet
e rregullta, në mesine tyre edhe nje vendor(italian), në përbërje: - Dokt.Hedi Xhyheri, kryetare
- Prof. Bashkim
Bekteshi, nënkryetar
- Xhemajli
Papaj, antar
- Enrico
Panziera, antar dhe
- Gentiana
Xhyheri
Këshili
drejtues me 10 nëntor 2013, organizoi një takim me bashkëatdhetaret që jetojnë jo
vetëm në San Zenone, por edhe më gjerë.
Në këtë takim parveq
bashkëkombasëve që jetojnë në këtë
lokalitet, merrnin pjese edhe drejtues të shoqatave si motra ne Rajonin e Venetos, mësues të shkollës shqipe
të MP, aktivist të devotshëm të mërgates
së këtueshme shqiptare, si z. Selim Musaj, z. Refki Tafaj, z. Hamit
Kurti, autori i këtijë shkrimi, Agim
Mulosmani, Besnik Besimi, Muhamet Murtezani, etj.Të cilët zgjodhen fjalët më meritore drejtuar themeluesve të shoqatës së re .
Drejtuesit
e shoqatës LIDHJA E PRIZRENIT, i
njoftuan të pranishmit për aktivitetin
fillestar, ndër të tjera, se
Urojmë, që këta aktivist entuziast dhe të dëshmuar të Shoqatës LIDHJA E PRIZRENIT , të ken suksese dhe jetë gjatësi të pa kufizuar.