| E shtune, 16.11.2013, 06:03 PM |
Poezi
rumune
Dumitru Tâlvescu
MAGJI STUHIE
(Farmec de vânt)
Ndryshe
po rrahin erërat, ja
Trishtimi
është një hap i gabuar
Muaj
me rradhë fytyra e saj s’ka buzëqeshur
Fshihen
ngadalë, kujtimet e bukura.
Nganjëherë,
vetëm një reze dëbon brengat
Fjala
mugullon nga fjala
Drita
e bardhë, shpërthen
Nga
fjalitë
Që
veshin, pastaj
Fjalë
të vjetra me kuptime të reja.
Vetëm
rruga është e pafatshme
Dredharake
mes shpatijeve
Varfënjak
I
trishtë e i pambrojtur
I
rrahur nga erërat, në pambarim.
KUJTIME TË GËZUARA
(Amintiri vesele)
Kam
fuqi për përkëdheljen e
Gjurmave
të puthjeve të motshme
Të
harruara si në një libër në raft.
Mund
ta kundroj feksin e lumturisë
Shikimin
tënd dukshmërisht të rrudhur .
Kur
koha të magjeps ironikisht
Shëmbëlltyrat,
me hije, ndjehem
Se
jam fitimtari i ditës shterpe
Mes
iluzioneve pronar, por më kot
Kaloj
një vit pastaj dhe tjetrin...
Në
albume s’duket se jam ai që isha!
DET I TRISHTË
(Mare trist?)
Rëra
e zezë, guacat e bardha, breg i shkëputur,
Nga
gjerësia, natë e ditë, i heshtur
Vala
e azdisur shpërndan pëshpëritje
Ndaj
tjetrit që vjen, qoftë ditë a natë.
Një
tjetër faqe në librin e detit
Në
kapituj, fryti i pafajësisë
Me
risi marine
Duke
patur aroma fine.
Në
breg, letra e shishe të zbrazta
Gjurmë
hapash
Kujtime
të braktisura
Tufë
të azdisura të rinjsh
Puthje
e hije të vjedhura
Dhe
shënime
Të
zalisura në mendime
Për
kohët e shkuara
Që
këngëtojnë...
I
vetmuar, poeti kundron detin.
I
rritur mbi poema
Pregadit
shtigjet
E
një lindjeje pa frikë
Se
do të bashkohet horizonti.
PËRMALLIM
(De dor)
T’i
dëgjova shputat, me veshët
Shihja
gjurmët e hapave tu duke parë
Si
po presin lindjen e rrugës së drejtë.
Qesh
i mallkuar nga to, të pres
Të
rrjedhin së bashku hapat tu
Së
bashku me dëgjimin tim
Në
një kohë iluzore e të rëndë
Gjithmonë
të paparashikueshme.
NOSTALGJIA E TË DASHURËS
(Nostalgia iubitei)
Të
fshijmë si në shkollë buzëqeshjet e gjata
Të
kulluara mbi duar, në faqe e në lotë
Rrëshqitja
e butë e ngrohtë e përmallimit
Të
pakaluar në kujtime e mungesë vuajtjesh
Hija,
thirrja, e përhirta e ngjitur në retinë
Hapat
e saj të kundruar vetëm përpas
Trupi
i ndezur në fustan të kuq, rrugës së shkretë
Ku
as zemra nuk po troket,
Ajri
i saj prej një vere me erëtimë bajamesh
I
degdisur mes gërshetave mënjanë
Hapi
e zëri i saj dhe sytë
Të
zhytur në kundërmim sorkadhesh, të dehin
Përfytyrimin
e saj drejt rrugës së kujtimeve
Ku
as vendi e as gjendja
S’mund
të ndalojnë përgjasimin
Në
thellësi duke ulëritur...
FLUTRA NË STOMAK
(Fluturi în stomac)
Ja
nisjet e të njëjtave emocione
Krenare
e me gjeste të ngadalshme
Që
i kundrojnë bashkëshortët.
Mendimet
e mira mbështeten mbi supe
Me
gërsheta duke e mveshur zemrën
Në
mesditë, buzëqeshin me ëmbëlsi
Sytë
e njerëzve ende po shndrisin.
LOJË
(Joc)
Je
fshehur si në një zgërbonjë!
Sytë
kundrojnë me një vështrim sorkadhesh
Puthja
e kullosës kur vjeshta po degdiset
E
proshk perëdnimin duke i thënë të shkojë
Gjëmime
të ditës, të ngjitur mbi kuaj të bardhë.
PËRMALLIM
(Dor)
Heshtjet
e larta ku janë?
Të
degdisura fushave apo në pushim?
(Apo
po çapëlojnë nën therra?)
Vetëm
mendimet më kthehen në shtëpi
Përzjerje
iluzionesh e fërgëllimë shpresash.
Dita
po derdh brenga të përhirta
Shpirtërat
duke i shoshitur me vështirësi.
Sa
ëndrra po lind moj dashuri
Dhe
sa përmallime më kërkojnë mua?
PRITJA E DIMRIT MË DYSH
(Întâmpinarea iernii în doi)
Stuhia
i ngriu buzëqeshjet, ëndrrat
E
lëvarura në fushë kah bregu i ditës
Po
mbledh dëborën te këmbët.
Shikoja
se si po zhyteshin horizontet
Fijet
e dëborës duke recituar hymne
Dhe
ngrenin harfe e ngrehnin kordha
Pranë
puthjeve tona të nxehta...
Shkrihej
me mahnitje dëbora
Pranë
mahnitjeve tona...
Dhe
atëherë isha!
Kurse
qielli në terrin e tij buzëqeshte.
PAVDEKËSI
(Nemurire)
Koha
po ngatërrohej me ditët
I
gëlltiste pa i përtyrur
Kujdes
vetëm ndaj netëve
Nga
to shpresonin një gjest përgjasimi
Duke
e zbutur dhe etjen me ëndrrat e tyre.
TRANSFORMIM
(Transformare)
Prekja
e saj e bardhë
Me
gishtërinj të gjatë.
Shikimi
i saj i qartë
Mbi
mendime vetëm heshtje të vonuara
Lind
përmallime ndërmjet iluzionesh.
Zëri
i saj po zbret mes degëve
Si
një lojë nërmjet mështeknave
Dhe
mbaron në gjethishte
Ngadalë
e qetë. Unë poashtu.
DUKEN KUAJT E BARDHË
(Apar caii albi)
Trile
të gëzuara, po lind sërish pylli
Mes
drurëve, duke mbëltuar mahnitjen
Mes
mendimeve me fije të bardha
E
bashkuam perëndimin mes reve.
Në
lëndina ku sutat e zeza pjellin
Vijnë
kuajt e bardhë e kullosin së bashku.
TË KËRKOJ
(Te caut)
Fjalët
e pathëna buzëqeshin mes shikimesh,
Sytë
tu s’e mashtrojnë flatrimin e kuajve të bardhë,
Ata
janë të lumtur duke kërkuar në dritën e daljes,
Ku
t’i kullosin përherë të rinjtë mendimet e tyre,
Duke
ëmbëlsuar iluzionet kur faniten perëndimet.
Ngjyra
e tyre është vetëm një paqartësi,
Përndryshe,
sytë tu e miklojnë pyetjen time inerte.
PAQARTËSI
(Incertitudini)
Të
jesh prore pranë, jo brenda, mahnitje e madhe!
Thuajse
stinët nuk ekzistojnë fare për ty!
Artist
i përgjumur me metafora në penë.
Qartësinë
e dëborës mos e prek
Lëri
rrugët e palindura si vend fluturimi,
Dhe
hartën e hapave që do të vijnë,
Mendime
degdisëse të panumërta, dhe ato të qarta,
Gurrë
psherëtimash, prekja e rëndë e shikimeve të saj.
Thuajse
s’do të vijnë ditë të tjera të bardha,
Fërgëllimë
shpresash shpeshtake të palindura,
Drejt
buzëqeshjes së palindur, shkrepje shpeshtake,
Kah
buzëqeshja e palindur e shikimit,
Sytë
më shumë se shikimi,
Në
lartësi duke u ngjitur, duke heshtur e harruar,
Vendin
ku po tubohen ëndrrat.
Unë,
ai gjithmonë pranë teje e jo brenda,
Kërkoj
përgjasimin në dhembjen e tij
Kuptimin
e stinëve të paplleshme,
Flatrimin
e zogjve memecë kah altaret e vjetra
Prej
nga vestalet mbledhin vetminë si një jehonë.
LOJË
(Joc)
Po
rrejdhin gjërat
E
gjendjet nën shtypje,
Era
pjek e shpërbën
Degët,
si do kamxhikë
Siç
po i pëlqen asaj, dhe
Asgjë
përreth nuk hesht,
Thuajse
dimri po kthehet.
MUZG
(Amurg)
Muzgjet
janë bakërzuar më kotë,
Nuk
ka kurreshtarë që t’i shohin.
Tani
koha po fshihet nën shtratin e kullosës,
Duke
u degdisur nëpër tufishta, trishtime që pyesin
Për
kuptimin e tyre brigjeve, kur humnera i gëlltit
Duke
i thithur me mëri, si një pasqyrë e thatë.
Atje rrinë të fshehura ngjyrat e natës,
Duke
luajtur tinëzisht, me yje në psherëtimë.
Madje
dhe kujtimet ndalen një çast, në mendime
Para se të hidhen në valë, pranë degëve.