| E enjte, 14.11.2013, 08:11 PM |
NË PANAIRIN E LIBRIT NË TIRANË KËTYRE DITËVE DO TË MUND TË GJENI EDHE DY LIBRA ME PUBLICISTIKË TË AUTORES ELIDA BUÇPAPAJ
Voal-online
- Në stendën e Shtëpisë Botuese Onufri, e cila ka ekskluzivitetin e botimit të librave
të Ismail Kadaresë, qëndrojnë edhe "Tirania e Tranzicionit" dhe "Traumat
e Tranzicionit" - të Elida Buçpapajt.
Librat përfshijnë
periudhën e ngjarjeve 2011-2012-2013 të mbushur me ngërçe dhe kriza në politikën
shqiptare ndaj të cilave autorja mban një qendrim kritik dhe antikonformist, ndryshe
nga opinionistët e Tiranës të cilët janë në kthyer në zëdhënës të politikës dhe
oligarkisë financiare, duke tradhëtuar interesat e opinionit publik dhe
profesionin e tyre. "Traumat e Tranzicionit" Libri ka edhe një kapitull
me blogje të botuara si statuse në Facebook dhe kapitujt ndahen midis tyre me
poezi të autorëve me famë botërore, të cilat Elida Buçpapaj i përkthen
zakonisht gjatë pauzave të punës si gazetare.
Libri i
parë ka si redaktor Akademik Mark Krasniqin. Parathëniet e librit i kanë shkruar
shkrimtari i shquar Jusuf Buxhovi dhe një nga zërat më të fuqishëm të elitës në
Shqipëri Dr.Përparim Kabo.
Për
librin e dytë "Traumat e Tranzicionit" është redaktor Skënder Buçpapaj,
ndërsa parathënia është shkruar nga gazetari i shquar shqiptaro-amerikan Frank
Shkreli, ish Drejtor i seksionit shqip dhe ish Drejtor i Divizionit të Euroazisë
në Radion Zëri i Amerikës.
Librat
janë botuar të sponsorizuar nga dy shqiptaro-zviceranë, ndaj të cilëve autorja
shpreh mirënjohje dhe respekt të thellë.
Ndërsa fton
lexuesin që t'i blejë.