| E premte, 15.11.2013, 06:05 PM |
Dy skica që u bënë aktuale
Nga Përparim Hysi
Hamzoja
qe sa i ndershëm, aq dhe i qashtër: si një fëmijë. Mund edhe ta gënjeje sy për
sy dhe ai mund ta besonte. Të përfitoje nga
kjo pastërti karakteri, pa dyshim që bëje mëkat. Mirëpo kjo jallane, thonë, ka më shumë djaj se sa ëngjëj.
Hamzoja, nga që qe i ndershëm ( nga më të ndershmit në fshat ), qe ngarkuar me
detyrën e furnizimit me bukë të fshatit. Fshati qe bërë kooperativë dhe
Hamzoja me një mushkë ngarkonte në furrë
dhe e shpinte bukën në dyqanin e fshatit. Mbasi shitej buka, Hamzoja, zbriste
drejt e në bankën e qytetit që të derdhte paratë. Nuk kishte fshati më të besuar
si ai. E bënte këtë punë dhe kurrë nuk lëvizet
llogaria. Mirëpo një ditë i ndodhi diçka
që nuk e
Xha
Hamzoja u zu ngusht. -
-Ta dha,
kush ta dha,- vazhdoi shpotitësi,- unë këtë nuk ta pranoj.
-
- Shko
tek kuinxhiu dhe ngjite!
Dhe
Xha Hamzoja i ndershëm u drejtua tek
kuinxhiu. Me dy lekshin metalik me vrimë
në dorë u drejtua tek kuinxhiu.
-Pa ma
ngjit këtë dot?
Kuinxhiu,
sado që u çudit me këtë kërkesë, e mori
dhe e pikoi me kallaj dy lekëshin.
-Sa bën
haka?- pyeti Xha Hamzoja
- Pesë lek.
Dhe xha
Hamzoja i ndershëm pagoi pesë lekë. E çoi tek bankieri dylekëshin e "ndrequr"
dhe u kthye në fshat. Sa mbrriti atje, i kërkoi shitses pesë lekët që
Në u shitën apo u blenë votat, kjo është punë që e zbardh drejtësia që, në vend të hetonte flakë për flakë, po ecën me hapat e breshkës. Që shiten e blihen votat në Shqipëri, këtë e dinë të gjithë. Turp të kenë ata që blejnë "shpirtra njerëzish" vetëm e vetëm për të qëndruar mbi karriket e pushtetit:qendror apo lokal. Ajo që ia bjerrë pak faqen këtij "pazari" është fakti tjetër: u blenë me dy lekë dhe për të ardhur e protestuar nga Korça në Tiranë u paguan me pesë lekë. Shpoti të ngjajshme, por larg, shumë larg asaj qashtërisë së Xha Hamzos aq të mirë.
* *
*
S'ka
shqiptar kudo që të jetoj që ta flejë gjumin rehat në këto ditë. Shqipërisë po
i rri mbi kokë një "gogol" me tentakula vdekjeje. Nuk ka shqiptar që të
mos jetë i trëmbur nga ky lloj"gogoli" dhe, natyrshëm, edhe unë jam
njëri nga ata. Por si plak që jam, prej
natyre jam pak llafazan. Kur bëj të jap një përgjgigje për një pyetje të drejtpërdrejtë,
zë dhe i bie anës e pas anës, për të thënë po
apo jo. Se, si zevzek, nuk më ngjit që të flas shkurt. Më duket vetja si
matuf dhe kam harruar të flas. Kështu po veproj edhe këtë herë duke ju lutur
lexuesëve që të ma falin huqin e keq. Zanati i mëuesit më ka bërë pak "huqli":
nga shëmbujt tek rregulla.
E,
pra, në Fier ( andej dhe jam) ka rrojtur një burrë i
ndershëm ( nuk them se qe vetëm ky,de,se ka plot të ndershem dhe të ligjtë,
sipas meje numrohem me gishta!), që është quajtur Mehdi Mollasi. Kam dashur të shkruaj
prej kohësh për këtë burrë të ndershëm, por ja tek më doli "gjahu në shteg".
Ky, Mehdi Mollasi, ka qenë skraparli. Por më drejt: fieraku nga Skrapari. Pjesën
më të madhe të jetës e kaloi në Fier. Luftoi me armë në dorë kundër armikut
dhe, pas çlirimit, për gati njëzet vjet,
ka qenë drejtor i ndërmarrjes pyjore në Fier. Sa qe Mehdiu në krye të kësaj ndrrëmarrje, pyjet panë lulëzimin
dhe gjelëbrimin më të plotë. Në një farë
mënyre, po të vlerësohej me punën me përkushtim të tij, duhet t'ia hiqje
mbiemrin Mollasi ( Mollasi është fshati
i tij në Skrapar) dhe t'ia vije Mehdi Pylli. U kujdes,sa qe në krye të detyrës, që mushkëritë e rrethit të Fierit
të mbusheshin me sa më shumë ozon. Them "sa qe",se një ditë prej ditësh,
këtë burrë të ndershëm dhe kaq punëtor, bash për shkaqe banale e subjektive, e
akuzuan për agjent dhe armik dhe e dënuan me 7 vjet burg. Ndoshta do t'i
kthehem një herë tjetër këtyre "shkaqeve të shpifura e të poshtra", por jo më kot
nuk e solla dhe e lakova emrin e këtij njeriu të ndershëm. Ky është dhe "gjahu
në shteg", të cilin unë po e "vras". Mehdi Mollasi jo vetëm se
qe njeri shumë i ndershëm, por qe dhe
njeri hokatar i madh. Për ndershmrinë e tij, gati proverbiale mund të flas një Fier i tërë. Kishte
tetë fëmijë, njërin më të mirë se tjetrin, dhe banonte në një shtëpi përdhese,
të ngushtë,gati dy metra dhe paksa më të
gjatë. Qe një drejtor që, edhe drutë e dimrit, i blinte me latë si gjithë të tjerët.
Por le të ecim pak më tutje. Shtëpinë e kishte mu atje ku është stacioni i
autobuzëve për linjën Fier-Patoz. Mu para shtëpisë së tij, njerëz mizëri. Por të
gjallët, kanë dhe nevoja. Dhe bëj e çbëj derdheshin nga WC-ja përdhese e të mirit Mehdi. Natyrisht, ky njeri i mirë,
dinte dhe ta mbyllte atë portën tek muri rrethues, por, përkundrazi, natë e ditë,
porta rrinte haptë. Më keq e kishte ajo: WC-ja.
Dhe tha një ditë, ky njeri i mirë:- Vinë e bëjnë pazar në Fier dhe "shkarkohen" tek haleja ime!!! Për të qeshur domosdo. Atë fjalën në thonjëza e tha shqiptarçe, por unë e zbuta paksa. Në Myzeqe, nga jam, thonë:- T'i vëmë kokë muhabetit. E,pra, ç'duan armët kimike të Sirisë në Shqipëri? Atje ku u mbarsën,atje dhe të pjellin. Larg-larg nga Shqipëria! Miqtë i duam,por jo miq që të na mbysin. Në mos sot, ngadalë-ngadalë me breza. Miqtë e vërtetë e ndihmojnë një mik të vogël e të varfër dhe kurrë nuk ia vënë lakun në fyt, vetëm pse e kanë ndihmuar.