| E enjte, 14.11.2013, 07:44 PM |
Meri
Lalaj
Mall
Ti ike
kur dielli
pikonte
zjarr.
Çdo gjë rrotull
meje
përvëlonte
mall.
Ditë pa
mbarim,
eci e
vetmuar
midis
turma njerëzish
e
rrethuar.
Rrug` më rrugë
kërkoj
po nuk të
gjej dot
një portë
e mbyllur tallet:
“Kërkon
kot!”
Netëve pa
ty në qiell
hëna e
ngrënë,
e gërryer
fort se malli
e kish zënë.
Çudi,
tani hëna
u
rrumbullakos,
e ndiej,
ndoshta do vish,
o nesër,
o sot.
Pa ty
Harrova
pa të të thënë
se një yll
u këput mbrëmë
kushedi
kish mbetur vetëm
e nuk e
donte më jetën.
Dje
shqiponja çeli gjeth të ri
e drithëruar
nga malli për ty.
Kam
harruar të të them
për hënën
e plotë që shkëlqen
rrëshqet
hapalehtë nëpër liqen
ty të kërkon
e nuk të gjen.
Dëgjoj zërin
e bulkthit nëpër natë,
por ti je
larg, shumë larg.
Patjetër
Edhe
sikur të mbarohej nafta krejt
sikur
asnjë vapor të mos dilte në det
edhe
sikur të mos ishin shpikur fare
vetura,
avionë, trena, binarë
ti duhej
të vinje patjetër këtu.
Ndoshta
mbi qilimin fluturues,
apo hipur
në kalin gërmuq
ose me
ndonjë mjet tjetër përrallor
se unë të
pres orë për orë
që patjetër
të vish këtu
e patjetër
të jem vetëm me ty.
17 prill 1993
Pranvera
pa ardhur
buzëvarur
tha: “Do iki!”
Farmacive
ngulur mbeti
lajmërimi
i dikurshëm
“Ruhuni
nga gripi!”
Një vajzë
shiun papërfillur
vrapon me
flokët shprishur
e dehur
nga lumturia,
qielli i
ngrysur bubullin:
“Ruhuni
nga dashuria!”
Ndjekje
Ajo
Mijëra
kilometra fluturim
vetëm për
një puthje,
për të vështruar
brenda syve të tij,
për t`i përkëdhelur
fytyrën
pa folur
asnjë fjalë.
Ai
Mijëra
kilometra
aeroplan
pas aeroplani
vetëm për
një puthje
dhe aromën
e trupit të saj
duke
heshtur të dy tok.
E kështu
pambarimisht,
Perënditë
tërbohen nga zilia.
M.
Njëqind
ditë pa të parë.
Njëqind
net pa zërin tënd.
Liqeni i
kaltër u nxi
Prej
mallit tim për ty.
Përsosmëri
Shtëpia
ndrin,
ndrijnë abazhurët,
pjatat,
filxhanët.
Libra pa
pluhur.
Çarçafë,
perde të lara,
të hekurosura.
Çdo
fustan i varur
në dollapin
pasqyrë.
Vetëm
shpirtit
i duhet bërë
dush
Në pritje
Pas
mesnate le zgjuar
mijëra
qeliza të trurit tim
ato nuk
mbyllin fare sy
heshtur
me durim të presin ty.
Përgjojnë
hapat nëpër shkallë
mbajnë vesh
zhurmën e kollës…
E ti nuk
vjen, nuk vjen
sikur je
në fund të botës.
Por, kur
ti vjen e nuk më gjen
vërtet ky
është tmerr:
Atëhere
unë braktis parajsën
e me gëzim
turrem në ferr.
Shurdhëri
Në derë askush
nuk më troket,
Telefoni
shurdh memec indiferent
Kokëfortë
veç hesht e hesht…
Fluturoi
dhe një ditë tjetër
Pa sjellë
as lajm, as letër
Burrat e
murrmë
Mëngjes,
dal në rrugë:
burra të murrmë
ma zenë diellin.
Fytyrat e
tyre të murrme
veshjet e
murrme.
Të murrme
mendimet.
shpirti i
tyre i murrmë.
Ngrenë pëllëmbët
e murrme
e nuk më lenë
të shoh diellin.
Eci rrugës,
mundohem
të jap e
marr me ta
u dërgoj
rreze-sinjal
si femër
që jam
atyre të murrmëve:
me vështrime,
me ecjen,
me
tingujt e trupit tim.
Por më kot.
Këta
burra flenë mbi para:
mbushur
ding jastëku,
plot
banknota dysheku.
Ata nuk
dinë të shijojnë paratë,
ata nuk
dinë
të shijojnë
as gratë
për ta
nuk ekziston qielli
e në shpirtin
e tyre
asnjë rreze
dielli.
Magjia
Pëshpërit
në veshin tim:
-Më ke bërë
magji…
-Je i
marrë- të them
Magji më ke
bërë ti.
Takimet
Takimet
tona rruaza kristal
të qelqta
të tejdukshme
përthyhen
nga ndarja mall
e
vezullojnë në rreze shprese.
Nuk i
lidhim dot në varg,
nuk i
shkojmë dot në një fije
ato thërrmohen
në pëllëmbën tënde
dërrmohen
në pëllëmbën time.
Edhe kur
mbetem fill vetëm
dremis mbështjellë
në krahët e tu
ndiej
frymëmarrjen tënde të lehtë
t`i përgjoj
të rrahurat e zemrës…
E lutem,
lutem dhe njëherë
që sërish
të më trokasësh në derë.