| E enjte, 14.11.2013, 08:17 PM |
PIKTURA EKSPRESIVE ME FRYMË POETIKE
Kur flasim për artet pamore, deomos, mendja jonë ndalon tek e bukura figurative, si shtysë shpirtërore, për të qenë ballë për ballë me të bukurën artistike. Kësaj radhe, fryma ime ndaloi tek veprat e artistit shqiptar, të nderuarit, Emin Shaqja.
NGA REMZI LIMANI
Që në pamjen
e parë, kur shfletoja albumin e krijimtarisë artistike të artistit tonë tashmë të
mirënjohur në fushën e pikturës zoti, Emin Shaqja, vetvetiu më ndaloi mendja,
dhe syri im u fokusua tek peizahet dhe motivet poetike, të ekzekutuara
mjeshtrisht dhe pa asnjë drojë, se peneli i Eminit mund të rrëshqas me pahirë dhe
ta prishë lirikën e kompozimit muzikal, e cila nxjerrë në pah nuancat tonale të
ngjyrës së vjeshtës, duke prek tonalitetet figuratve nëpër të gjitha stinët e
vendlindjes shqiptare, ku u ngjiz shpirti krijues i artistit tonë të merituar,
Emin Shaqja.
Peizazhet
e kultivuaa në veprat e Eminit, na japin frymën dhe ngjyrimet e pastra
ekspresive, që artistin e bëjnë të dorëguzimshëm me tendencën e një shprehje
individualiteti krijues, të lakmuar për syrin profesional dha atë të artdashëve,
të cilët lakmojnë të shohin diçka të bukur dhe të kuptueshme për mendjen
universale, ku shqisat e të pamurit, deomos reagojnë në të pashmën e bukur, siç
janë të pashmet në veprat e aristit në fjalë.
Andaj,
piktori, Emin Shaqja, duket se është mishëruar me botën figurative dhe ka
mbetur peng i të bukurës artistike, si e vetmja mënyrë e një pune të shenjtë artistike
– intelektuale, për të arritur atje ku vargëzohen të merituarit e botës magjike
të dekoruar me bojëra qielli, ngase, artistët lindin në qiell pë t`ju rikthyer
sërish në rrethinm e yje ve, të cilët këndshëm ndriçojnë qiellin tonë mbi
Ilirikum.