Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Luan Kalana: Shqiponjat fluturojnë në Amerikë

| E merkure, 13.11.2013, 08:44 PM |


"Shqiponjat" shqiptare "fluturojnë" në Amerikë

Nga Luan Kalana

Ky ishte titulli i një reportazhi të shkurtër, suprizë këto ditë,  në një gazetë lokale amerikane , për një evenimet kulturor interenacional të përvitshëm , në qytetin e bukur bregdetar me tradita te vjetra historike e kulturore në St.Peterburg,  perlë te Floridas...

"Mrekullia shqiptare zbriti në skenën e festivalit" , - u shpreh shkurt një gazetare amerikane, e cila shkruante për grupin e valleve "Shqiponja" të Shqiperisë.

"Kishim dëgjuar  dhe jemi mësuar me emrin Albania, vazhdonte ajo, por emrin i grupit SHQIPERIA, jo vetëm na befasoi, si përfaqesim i një vendi Europian për herë te parë, pas 39 vjet organizimi i ketij festivali folk në St.Pete, Florida, duke mësuar edhe nje emër të ri, se Shqipëria është Albania, por na mrekulloi, dhe gjatë gjithë kohës, dy ditëve të festivalit qëndruam në këmbë e me duartrpkitje të pa ndërprera e duke kërcyer edhe ne denc si shqiptarët"

....No koment...

Të dielën, pas disa ditë të festivalit, duke pirë kafe në këtë qytet, një çift turistësh nga Hungaria, Europë, që kishin qënë pjesamarrës në festival, sa na panë na buzëqeshen e na salutuan, duke u prezantuar, por më shumë u kishte lenë mbresa grupi i valleve "Shqiponja" , duke folur disa fjalë në shqip, kutohet me vështiresi:- "Shumë bukur, Shqipëri"

Një falenderim shumë i madh për pjesëtaret e Grupit të valleve “Shqiponjat” të Clearwater,  Florida , ështe shumë pak, ato meritojne më shumë, ishte ky një unision i përbashket i komenteve te shumta nga facebooku.

"Ishte një nder , veç kënaqesise, që të punosh me këto vajza që përfaqësuan denjësisht, Shqipërinë në Festivali Nderkombetar të Folklorit në St. Petersburg,  Florida në USA,  një festival që ështe zhvilluar për 39 vjet, që kishte tradita dhe përvojë…

-shprehet me ndjenje krenarie dhe modesti Dr.Ardian Kraja, DJ, drejtuesi, organizatori , inspiruesi, muzikanti, Presidenti i shoqates amerikane -shqiptare,  këtu në Florida, ish mjeku kirug ortoped i ushtrisë shqiptare të Natos në Irak.

Në bisedë me të me z.Kraja, pasi ishte qetësuar pas festivalit,  nuk kursehet për falenderimet.

-"Ishte puna e palodhur e të gjithe pjestareve të shoqatës “Albanian Heritage Foundation of Tampa Bay”,  dhe e shumë të tjereve që: “They are proud to be Albanian”, por ai kërkon të falenderojë publikisht një e  për nje e me emra të gjithe ata që kontribuan për kurorëzimin me sukses të këtij evenimenti madhor për ne.

Na mungonte baza materiale,  vetëm dy kostume familjare kishim....pasi duheshin kostume kombëtare qe të përfaqesonim të gjitha krahinat e Shqipërise, ashtu si konkuruam me vallet e sukseshme, nga Jugu me korçaret,  nga Shqiperia e mesme, nga Veriu, nga Kosova vallja e Shotës , Came, e të tjera, ..një repertor i plotë folku vallesh shqiptare..

Si i thonë fjalës, hymë në valle e ja dolëm me sukses.Këto mund t'i shihni dhe vidion qe kemi hedhur ne.. Youtube."

Do të doja të bëja shumë falenderime, por do të veçoja, falenderim te veçantë për z. Petro Dervishi që bëri të mundur këto veshje të mrekullueshme nga krahinat e ndryshme te vendit tonë.

Faleminderit koreografes dhe valltares Rovena Kafilaj e cila me vallet që zgjodhi,  perfaqesoj te gjitha trevat e Shqiperisë Etnike.

Pa tjetër falenderojmë vullnetaret znj Teuta Kanini,  znj Eri Pasko,  Fanika Janko,  Ina Kerxhalli,  Miranda dhe Arben Marleci,  Malkio dhe Alketa Malo,  Metat dhe Emine Idrizi,  Silvana Pullazi dhe Edwards family që dhanë gjene me të çmuar,  kohën e tyre, duke na u ndodhur në krahët tona ne të dy ditët e festivalit, në tendë , në skenë e deri me ushqime e gatimet tipike shqiptare…

Meritojnë falenderime  sponsorët z. John Lulgjuraj, një nga themeluesit ideatore te shqoqates shqiptare te vjetër, ish drejtuesi dhe folësi i Radios Shqiptare në Clearwater për disa vjet,

z. Vladimir Jacaj,  z Dritan Miho-Shkupi,  z. Edmond Strakosha,  Ismet Gjeloshi,  Luan Kola dhe z. Rifat Shatri , te cilet së bashku me familjet e Tyre dhanë një kontribut te çmuar ne organizimin e ketij festivali !

Falenderojme z.Jozef Margega,  z Kol e Xiku Jaku dhe z. Qamil Jaca qe na mundesuan me disa kostumet popullore qe na mungonin !

Duke falenderuar edhe te gjithe miqte tane,  artedashesit dhe atdhetaret që na u gjendën pranë dhe me fjalët e tyre të ngrohta na inkurajojne per të transmetuar ne brezat e rinj kulturën dhe traditat e çmuara e te pasura e popullit tonë,  Shqiperisë !

Gjithashtu njëfalenderim edhe per z. Bledar Starova i cili ne keto momente po na pergatit nje darke te mrekullueshme per te gjithe pjestaret e valleve dhe per vullnetarët.

Faleminderit dhe respekte për të gjithë !

Ndër sa ne do ta plotësonim falenderimet me nje "Big" Falenderimi të madh per Dr.Krajën  dhe familjen e tij , që sakrifikuan  dhe kontribuan jo vetëm shpirterisht por dhe materialisht, me gruan e mrekullueshme Tanen, vajzen Gearta , valltaren e talentur dhe  fotografe pasionante, të cilat u bënë bashkë me shoqet e tyre,  promotore dhe organizatore te aktivitetit, të cilat e kanë mbeshtetur pa rezerva në ëdo hap që nga krijimi i ketij fondacioni dhe çdo aktivitet.

Duhet theksuar se kurorëzimi  me sukses i këtij akriviteti te madh, me krijimn e një grupi të rinj valltaresh popullore amatore, që nesër mund të bëhet më me pak pune( me pjesmarjen e grupit valltar te burrave) nje ansambel i plotë i kompletuar dhe profesionist.

Ende pa u shuar jehona e suksesit kane erdhur oferta e ftesa ne emer te grupit per te dhene e marre pjese ne koncerte te reja, si ne festen e Bosnjakeve, ne Mbremjene madhe te flamurit ne Clearwater, me 28 nentor e nga disa qytete nga Florida.

Nuk ishte spontan , por si rezultat i një pune gati dy vjeçare me një përvoje  të pasur akrivitetesh, duke filluar nga Mbrëmjet familjare me muzikë shqiptare, kampionate ne futboll,  promovime libra , koncertet me kengetaret shqiptare, e deri ne Mremjet soleme per pervjetoret e Pavaresise te Shqiperise, nga Shoqata amerikane -shqiptare.."Albanian Heritage Foundation of Tampa Bay", një emër tashmë i njohur nga te gjithë.

Kjo shoqatë qe drejtohet nga intelektuale patriote te mençur e te përkushtuar,  jo vetëm po afirmon emrin e saj ndër komuntitetet e tjera me të vjetra ne opinonin amerikan, por po rit krenarinë kombetare  mes kombeve të tjera, duke i bashkuar shqipatret ketu  ne amerike si vellezer te nje familje të madhe dhe si qytetarë amerikane, shembull në pune e në shoqeri, nderi dhe krenaria e Floridës, duke merituar dhe falenderimet e personaliteve zyrtare amerikane të qytetit e të shtetit.

Mirënjohje, nderim respkte e krenari kombëtare për Ju të gjithe, motra e vellezër artista shqiptare të mrekullueshëm.

Ju lumtë , me të drejtë mburemi me ju, "Shqiponjat" e Floridës.

Luan Kalana, Florida, SHBA