| E merkure, 13.11.2013, 09:04 PM |
SHTETI RI
NESËR PA BANORË
NGA KALOSH ÇELIKU
Dorën në zemër,
mjetet e informacionit duhet të rrasin plot barkun me krundet e Qeverisë,
partive politike dhe reklamave ekonomike, po jo edhe ta dezinformojnë këmbekrye
me thashetheme politike shoqërinë shqiptare. Dështim i përsëritur me vite i
gazetarëve shqiptar me barkun dhe trutë në thesin e partive politike, ku kemi
plot pordhë politike, reklama ekonomike, po shumë pak arsim dhe kulturë.
Shkaku
se, gazetat tona në gjuhën shqipe janë themeluar nga partizanët e Partisë Komuniste
me shumicë e pakicë, që sot në “demokraci” vetëm e kanë kthyer gunën nga fryen
era me pak shpirt. Fatkeqësisht, edhe sot e kësaj dite nuk mund të dalin nga kënetat
e thella politike ku kullosin bar me plaçka helmuese, nesër të ngjiten maleve të
mbuluar me borë verë e dimër. Mjerim shqiptar nga të cilët ende presim ecje nga
majat e larta në Çelvjollcë, kur nën këmbë po na shtrojnë “vëllezërit” me vite
akull.
Gazetarët
tanë (me përjashtim të një pakice) janë “shqiptarë dhe myslimanë me Din e Iman”,
ndonjëri edhe me emrin e Muhamedit a. s. si “parashikues” i Ditës Nesërme. trutë
i fusin në një torbë përqafe dhe dalin të pinë kafe, “shesin” mend në vende
publike. Gazetarë, që më së shumti merren me punësimin e shqiptarëve krah për krahu me Partinë Politike
në pushtet nëpër institucionet e Shtetit të “përbashkët”, gjuhën shqipe nëpër
autobusë urban, sesa me arsimin dhe kulturën shqiptare nëpër institucione të shtetit.
Kokë më kokë me “vëllezërit” i tjerrin temat e ardhshme, bota t’i shohë se ku “fshihet
truri shqiptar”. “Fodullëk” i paparë Bit-Pazari se dje, kanë bërë intervistë me
mbeturinat e Partisë Komunsite (politikanë e analistë), sot Neokomunsite,
Kryetarin e Partisë më të madhe Politike Shqiptare në pushtet (BDI, Ali Ahmeti).
Dhe, me çka?! Asgjë. I bënë pyetje Bit-Pazari Komandantit të UÇK -së. Ivanovi,
a ulet ndonjëherë te këmbët e Olimbisë?! Përditë, siç fotografohen si “turiste”
para Aleksandrit të Madh laraskat dhe çafkat e zeza. Guxim nuk kanë të dalin në
fotografi me Filipin e Maqedonisë. Fat i madh, që me ferexhetë krahëve nuk i
sulen te sheshi “Kalit” të Skënderbeut si “tradhtarë” historik. Ose, Gruevski a
pi çaj rusi në Bit- Pazar?! Thaçi, a ulet këmbëkryq me të në një sofër?! Rufi
Osmanin, a e kanë shok lufte për të drejtat e barabarta shqiptare?! Pse edhe atë
nuk e kanë thirrë në “Darkën e gabuar” me Edi Ramën në “Aleksandër Palas”?! Përmëtepër, edhe Nevzat Halilin, Kastriot Haxhirexhën,
Hysen Shaqirin e ndonjë tjetër si kryetar i partive politike shqiptare. Lehtë e
kanë politikanët shqiptar nga Shqipëria e Kosova t’i ulin bashkë në një sofër për
darkë Ali Ahemtin me Menduh Thaçin, po shumë vështirë e kanë t’i ulin bashkë në
pushtet në një Qeveri të “vëllazërim-bashkimit”. Prandaj, edhe gjithë jetën
pajtohen me gjuhën shqipe si gjuhë të dytë zyrtare. Përralla turko-arabe të Netëve
të gjata shqiptare Verë e Dimër. E pyes veten unë si shkrimtar: A ka ndodhur
ndonjëherë për kaq vite “demokracie”, ndonjë gazatar “i madh” shqiptar ta rrëzojë
nga posti politik ndonjë ministër qeverie?! Ose, mos e dhëntë Zoti,
Kryeministrin e Shekullit, autorin e Shkupit 2014?! Kryetarin e shtetit të “përbashkët”,
siç ka ndodhur me plot raste nëpër botë. Jo. Atëherë, pse bëni petulla të djegura
për vete në zjarr me ujë, për të rrëzuar nga posti një ministër shqiptar?! Gjithë
kohën merreni si të tërbuar me Talat Xhaferin, kur shtëpitë e juaja i kanë mbuluar
me themele e çati ferrat. Ministrin e parë të Mbrojtes në IRJ të Maqedonisë, që
me kurora të luleve nderoi të rënët për liri të UÇK –ës, në Shkup, Kumanovë,
Tetovë e Kërçovë?! Zhurmë propogandistike dhe pluhur politik, që në atë kohë e çuan
edhe mjetet e informacionit në gjuhën maqedonase. Bërllok shqiptar, që nuk dini
ku e keni kokën e ku bythën?! Ditën e sotme, më detyroni t’ua përplas të gjitha
të palarat në sy e fytyrë: Çka doni ju trusakatë, një ushtar shqiptar ose polic
në institucionet e shtetit të “përbashkët”, apo një Ministër shqiptar?! Populli
shqiptar ju di mirë se kush jeni si batakçi, prandaj në Ditën e sotshme do të ishte
mirë t’i mblidhni mendtë në kokë, ato të shkreta, ta mbyllni gojën edhe palarenë
që e keni nxjerrë për mejdani ta rrezitni në diell!
Tjetër
punë është ajo e Ali Ahmetit, që sipas gazetarit me “famë çarshie” (vetëbegenisur)
me direktiva dhe tru të “vëllezërve”, se: Patjetër, IRJ të Maqedonisë duhet ta
shpie në Evropë “turisti” i arratisur me shokë nëpër botë. Edhe pse,
Kryeminsitrin e “vëllezërve” deri më sot nuk e uli në tavolinë te emisioni “debativ”
(policor), “vizionar - politik” para kamerave televizive “Rruga qorre”. Në emisionin
e tij të “vëllazërim-bashkimit”, nuk mundi ta “provokojë” deri më sot as Menduh
Thaçin, që kurrë deri më sot nuk ia shkeli pragun e derës. Burrin e partisë më të
madhe shqiptare në opozitë, që disa herë u përpoq si “gazetar i madh” me shokë nga
strofulla e tij “luftarake” ta rrëzoj nga “pushteti”, në Tetovë. Vetëm se, e
uli përballë në tavolinë Edi Ramën. Shkaktarin e “Darkës vëllazërore” me Ali
Ahmetin dhe Menduh Thaçin, në të cilën mungonte “vëllai” tjetër i madh Erdogani.
Porosinë e “vëllazërim - bashkimit” mes rreshtave nga “stoli” (karriga), që ua
përcolli shqiptarëve në Shkup. Përgjigjeve të “kulturuara” me tone paqe për
bashkëjetesë në IRJ të Maqedonisë, që nuk i kishte në kokë këto “idetë patriotike”
para një viti aq të zjarrta si opozitë, në kohën kur e bëri edhe përurimin e
librit të tij bestseller “Kurban” në Teatrin e fëmijëve në Bit Pazar. Provokim
politik, për të cilin aktivistët e Aleancës kuqezi në Tetovë e pritën me
grafite të hartës së Shqipërisë Etnike anembanë mureve të këmbëve të urave duke
përfunduar të nesërmen njëri pas tjetrit në biseda informative në polici si “armiq
të Shtetit”.
E, nëse
nuk bëhet kjo: Maqedonia ta ndërrojë emrin, pyet gazetari “i madh” i Bit - Pazarit
me torbën e madhe arnë përmbi arnë me taxhi të “vëllazërve” përqafe?! Gajle të madhe
ka mbi kokë, burri botës?! Frikë ka se IRJ e Maqedonisë me “turlifarë” zarzavatesh
në thesin me arna nuk do të shkojë në Evropë.
Komandanti
Zajazit, i “zënë në pusi” nga halldupi i përgjigjet mes rreshtave: Shtetin, që ne
e kemi “ndreq” natën, edhe mund ta prishim me themele, rrafshojmë me tokë ditën. Njëqind, banorë të IRJ të Maqedonisë kanë
marrë pasaporta bullgare. Njëqind të tjerë pasaporta serbe. “Turqit” (shqiptarët)
pasaporta të Turqisë. Vëllehet i madh e i vogël kthehen te rrënja e stërgjyshërve.
Maqedonasit ortotoks deklarohen me të madhe si shqiptarë. Nesër, ku ta di unë si
kryetar i Partisë më të madhe në pushtet (BDI), shqiptarët dy herë më shumë mund
të marrin pasaporta shqiptare. Atëherë, me cilët banorë do ta bëjmë këtë Shtet
të Ri, në Ballakn?!
Nuk dua
ta lodh lexuesin me argumente historike: Në këtë Shtet të Ri të “përbashkët”,
jetojnë me shekuj dy popuj shumicë: shqiptarët dhe bullgarët. Pastaj, vijnë sipas
radhës: vllehët, serbët, “turqit”, dhe maqedonasit e sotshëm ortodoks me
prejardhje Ilire. Tjetër punë është ajo se, në sistemin komunist janë deklaruar
si maqedonas për interesa personale e përfitime materiale. Pajtohem me këtë realitet
të Natyrës sot për sot në këtë shtet multietnik, vetëmse kujt do t’ia lëmë nesër
Shtetin e Ri “maqedonas”?! Përgjigjen e keni përsëri në mes të rreshtave në këtë
shkrim parashikues.
Gazetari
i Bit - Pazarit me torbën e madhe plot zarzavate politike të tregtarit përqafe
e mbyllë i dëshpruar “emisionin debativ” politik - policor. I shkreti, e
provokon Komandantin e UÇK -së që të rrëshqasë me opinga ogiçi në akull. Gjatë gjithë
kohës sa zgjatë “emisioni debativ” policor. Përpiqet bashkëbiseduesin politik,
që me shumë vështirësi zbriti nga malet shqiptare ta dalldisë, fusë hamllave të
Katundit. Vetëmse, Komandanti nuk rrëshqet sot
me sajë, po me ski maleve të Zajazit.
Popull
shqiptar, urime Ditën e “tregtarëve të lajmeve dhe intervistave policore
ekskluzive”! Veten që e mbajnë gjallë para kamerave televizive me përurimin e
librave të kalorësve të arratisur nëpër Çarshi, kur ne shqiptarëve sot na
digjet zjarr mbi krye. I vetmi vend pune ku mund ta fotografoni veten lirshëm
si politikanë me “vision kombëtar”. “Fitore historike” e popullit shqiptar në Ditën
e sotshme! Megjithatë, një gjë duhet ta dini: O, burra e gra të kombit, nuk
ecet kundër Ligjeve të natyrës!
E ju,
tregtarë të flamujve të Ernest Koliqit, vazhdoni ditenatë të pini çaj rusi në Bit
- Pazar! “Pranverën arabe” ta thirrni me ilahi me këmbët dhe trutë në legen!...