| E merkure, 13.11.2013, 08:33 PM |
Mërgata
shqiptare u begatua edhe me dy tituj shkecor
- Dr. Isak Alimi dhe mr. Vlora Alimi - Leci -
Nga
Xhafer LECI
Më 8 nëntor
2013, në praninë e rreth 150 pjesëmarrësve, familjarë,miq, shokë, studentë zvicëranë
e tjerë, mr. Isak Alimi, me suksesë, doktoroi
në fushën e kimisë, në Universitetin e Friburg-ut të Zvicrës, me temë: ” Kimi
organike - Drejt sintezës totale të Hyperforin-ës .” tek Prof. Dr. Christian Bochet, në anglisht «
Towards the total synthesis of Hyperforin » (2009-2013).
Dr.Isak
Alimi në gjuhët, frenge dhe anglishte, elaboroi, në mnyrë të shkelqyer, para
profesorëve dhe të pranishmëve tjerë. Ai në mënyrë elektronike-digitale, përmes projektorit shpaloste fletët e Temës të përgaditura
për doktoraturën, pa u hamendur për asnjë çast, i koncentruar, me një zë të butë
e të kjartë deri në përfundim.
Më në fund,
profesorët i shtruan edhe disa pyetje, ku dr.I.Alimi u përgjigj shumë i qetë dhe
i shlirshëm.
Në fund,
tre profesorët, për disa minuta u mbyllen ne një zyre, me të dalur nga zyra,
ata me vete sollën Diplomen për dr.I. Alimit. Të gjithë të pranishmit u ngritën
në këmb, bashkarishtë me profesorët e Universitetit, në shenjë gëzimi dhe
respekti, për disa minuta zgjatën
duartrokitjet.
Në një nga
sallat e dekoruara të këtij Unversiteti, për pjemarrësit ishte shtruar-servuar
një darkë e begatë, me shumë specialitete të ndryshme, të përgaditura nga
kuzhinat tona shqiptare, nga prindërit, miq e shokë të dr.I.Alimit.
Për këtë festë
e gëzim të madh, u ndanë edhe shumë dhurata për dr. I.A. nga familjar, miq e
shokë, bashkëstudiues, student e studente të dr.I.Alimit.
Dr. Isak
Alimi, për Bachelor dhe Master ka mbaruar në Universitetin e Friburg-ut (2004-2009),
Punimin e masterit e ka bërë në industri (Givaudan AG, Dübendorf/Zürich), nën mentorimin
e Dr. Felix Flachsmann dhe Prof Dr. Christian Bochet me titull: "Sinteza
enantioselective e Moxalon-ës dhe
Homoclausenon-ës", në anglisht « enantioselective
synthesis of Moxalone and Homoclausenone»
Dr.Isak
Alimi, është lindur më 01.08.1984 në Tërnoc të Madh, Komuna e Bujanocit, ndërsa
nga viti 1987 jeton, bashkë me prindërit e tij, në Zvicër, ku edhe është shkolluar.
Edhe
bashkëshortja e dr. Isakut, Mr. Vlora Alimi-Leci, me sukses ka mbaruar fakultetin
në fushën e gjuhës dhe letërsisë Frenge dhe Shpanjolle, në Universitetin e Tübingen-it
në Gjermani. Pastaj, ka thelluar studimet, në gjuhët përkatëse, në Universitetin
e Francës (
Ndërsa ka
magjistruar në prill 2012 ne Universitetin "Eberhard Karls" të Tübingen-it
Ndërsa në
shkollën e lartë të pedagogjisë Sekundarstufe
II (Fachhochschule Nordwestschweiz) në
Vlora
Alimi-Leci, është lindur më 28.3.1986 në Köngen të Gjermanisë, me prejardhje
nga Gmica e Kamenicës dhe, pas martesës , ajo ka kaluar në Olten të Zvicrës,
nga muaj gusht 2013, është punësuar si mësimdhënëse në Gjimnazin e shkollës së mesme Kantonsschule Olten.
Veprimtarët dhe mërgimtarët shumëvjeçar, siç është edhe
autori i këtij shkrimi, shkollimin dhe arritjet e suksesëshme të gjeneratave të
reja në mërgim, i vlersojnë dhe çmojnë shumë lart. Në vitet 1960-1970 mërgmitarët
shqiptarë ishin vetëm puntorë krahu. Atëherë as që mund të imagjinohej se një ditë
në Perëndim do të shkollohen gjeneratat e reja dhe se do të kemi intelektualë të
lëmive të ndryshme,të cilët do të shkollohen në vende të ndyshme të Përendimit.
Sot kemi arritur të kemi doktorë shkencash, medicinës, arsimit...
Sot ka
shumë intelektualë mëgimtarë. të cilët botojnë e promovojnë vepra-libra nga më të
ndyshmet, si në fushën e arsimin, kulturës,
shkencës...
Përmes intelektualëve shqiptarë të mëgatës tonë në Përendim, është arritur të krijojmë ura miqësie me diplomatë, shkecëtarë e politikanë të vendeve të ndryshme, duke bashkëpunuar ngushtë në shumë fusha, për të mirën e vendit dhe të popullit tone.
Dr. Isak Alimi duke elbaruar para profesorëve dhe pjesëmarrëve tjerë
Pamje e një pjese të pjesëmarrësve
Nga e majta: Prof. Dr. Christian Bochet, Dr.Isak Alimi dhe dy profesor tjerë
Cifti i ri dr. Isak e mr. Vlora Alimi - Leci, gjatë këtij evenimenti
Profesorët pas dhënjes së Diplomës duke duartrokitur