| E marte, 12.11.2013, 10:03 PM |
Cikël
letrar:
NDERI I KALIT
Nga Zeqir Lushaj
KALI I
BARDHË
Tek eci
sot, rrugëve të atdheut,
Në bulevarde,
a qiejve fluturim,
Më vjen në
kujtesë fëmini e largët,
E, kali i
bardhë, i babait tim.
Për
freri, ngadalë, e fusja mes barrëve,
Ai, qëndronte,
i rëndë dhe i qetë,
Babai, e
ngarkonte me miell e plaçka,
Rrugën e
gjatë, merrnim për në bjeshkë.
Ngarkesën
mbi shpindë, e njihte mirë,
Kali im
fisnik, kali im i bardhë,
Ngarkoje
me drith, nisej për mulli,
Koha e
bjeshkës e dinte kur ka ardhë!
Mbi
shpindë të kalit, në mes të barrëve,
Më linte
babai, një vend dhe mue,
At’here
gjogu 1), ecte më ngadalë,
Sikur,
nuk donte për të me trazue!
Zhurma e
patkojve dhe e ziles në qafë,
Përzihej
me zhurmën e gjinkallave të malit.
Unë, këpusja
gjethe ahu e lajthie,
Trëmbja
mizat, mbi jelet e kalit.
Tek eci
sot, rrugëve të atdheut,
Në bulevarde
a qiejve fluturim,
Më vjen në
kujtesë fëmini e largët,
E, kali i
bardhë i babait tim.
-Nga
libri Hija e vendlindjes, fq 81-
TROKU…!
-“Ç’ka
nuk ma merr mendja mue, nuk asht as ne Kuran”,
- ka pas
thanë dikurë një hoxhë i këndueshem! –
Respekt,
Për
kompozitorët:
– Paçi
lavdi!
Aa-maaaa !
“Muzikën”
e trokut,
Të patkonjëve
të kalit,
Në rrugë dheu,
…Në kalldrëme,
…Në asfalte…!
Askush,
nga Ju,
(Në shpirtin
tim),
…Nuk mund
ta arri!!
./.
-Nga
libri “Pengjet” fq 12-
GJOGU I
BABËS
-Ngjarje
e jetuar…, në moshën time, 10-vjeçare-
E shihja çdo
ditë, dhe çdo ditë më dhimbsej gjithnjë e më shumë.
Dikurë,
ka qënë emnes për mirë. Si gjogu i Filanit, -thoshin mileti. Çdo ditë kashagitej
me kujdes. Edhe jelet e bishtin ja shkrehshim me kënaqësi, ja bajshim-gojfil! Lene
ma,
Sot, ka
mbet si i shkret. Mezi endet rrethit oborrit. Këmbët i merren. Kokën e mban ulët….Ka
filluar t’i vijë edhe një erë e keqe…Hej, zot, si është katandisë Ai, ish gjogu
i famshëm!
Një ditë,
e morëm ngadalë dhe e përcollëm deri në Arat e Epra. Rreth 500 metra larg shtëpisë.
Atje, ishin korrur arat e, për të hangër në ponove kishte boll.
Atje e çuam,
atje e lam. E shikoja çdo ditë…me dhimbsej.
…Aty, në ara
të Epra, te ara e Vrellës, u gdhi dhe u ngrus rreth dy javë. Ashtu, cullak ,
(i
xhveshur), për gjynah. Pa samar as shalë, pa fre as kerpesh, pa zile as pa
patkoj në këmbë! Të gjitha i ishin hequr. Veç shpirti, akoma bent e vend brënda
atyre brinjëve të thata. S’kishte ma grazhd, s’kishte ma tagji. Ditë-natë, vetëm,
nën qiellin e hapur të asaj vjeshte të vonë…!
Kur, ç’të
shoh? Një ditë, rreth akshamit,
I thirra babës dhe i thash se, - po vjen gjogu.
-Ani. Mos e ngucni, babë. Po vjen të shtëpia. Tani, ai po e ndjen se nuk do të jetë ma. Nuk don që t’i mbeten kockat atje larg, don të jetë në oborrin e shtëpisë së tij…!
Babai fliste, e Unë, vertetë dridhesha në shpirtin tim nga ato fjalë.
…Ditën e dytë,në darkë, gjogu i rraskapitur arriti në oborr. U ndal, mbas shtëpisë, në një lëndinë të vogël, tu lama, siç i thoshim, se aty viheshin ushqimet e dimrit. Ju afrova me kujdes. Ja preka jelet, ja lëmova e kruajta ballin e gjatë!...(Për mua, gjogu e kish fituar betejën e jetës !)
E kthej shikimin nga Unë. I tejlodhur, dashamirës. M’u duk se…, po më falënderonte.
I thashë:- “natën e mirë” , -gjogu im i dashur ! Bane shumë gajret që erdhe tu shtëpia jote. Na ban hallall gjog, se të kemi munduar jo pak në jetë. Me mundimin tënd kemi mbajtur shtëpinë, me mundimin tënd, jemi rritur. Qofsh i bekuar gjagu im i mirë, gjogu im i bardhë…!
E preka lehtë, shumë miqësisht në shpatullë dhe…, u futa brënda.
…I tregova babës për këtë veprim me gjogun dhe, Ai, më përqafoi:
-Shumë mire, babë, shumë mirë ke ba. Brravo! Edhe ai ka shpirt…, shpirt, sikur Njeriu.
…!
Të nesërmen në mëngjes, dola më heret së ditët e tjera në lamë.
Në lëndinë, ishte shtrirë, sa gjërë-gjatë, trupi vigan, i pajetë, i gjogut të babës, i gjogut tim.
--------------------
-Nga
libri (në formesim e siper), “Mrizi i burrave
-Me Sadik Selmanin-”-
NDERI I
KALIT
Pasjoni i
fëmijërisë, nuk u shqitka lehtë.
NJ, USA 2008
(Foto: Vincent Montagna)
Ky kalë që
shihni,
Në shpindinë
të librit,
Është shumë
i shtrenjt,
(…Më i
shtrenjt
se një Mercedes!)
Është nderi
i një çifti,
Që martohet,
Dhe…,
Nderi i
arkivolit,
Kur,
Një pasanik
vdes!!
…!
E di se,
Unë,
(Ndonëse
jam rrit me Kalin)
Nuk do të
përcillem,
Në banesën
e fundit,
Me trokun
e Tij!
Në shenjë
nderimi,
Për
nderimet e Kalit,
E bëj,
kopertinë – libri,
…Këtë fotografi!!
./.
-SHBA,
shkurt 2009-
Shenim:
Në kujtim
të gjogut tim të bardhë për të cilin lexuat me lart, u fotografova me këtë vraç
të zi, (me lejen e pronarit ), që
(Nga libri “Pengjet”)