| E merkure, 13.11.2013, 08:25 PM |
Armët
kimike? le të dëgjojmë SHBA, por Jo disa kukuvajka te ish-komunizmit
Nga Prof. Assoc. Pirro Prifti
Dihet se
ku e degdisën për 23 vite rresht intelektualët ish-komunistë `më të mirë` të Ramiz Alisë Shqipërinë, dhe
nuk është nevojshme që po këta intelektualë
të diktaturës (ashtu si kukuvajkat), qofshin të përfshirë në të ashtuquajtura
shoqëri civile, apo në drejtimet e partive politike, apo si intelektualë të pavarur,-
të marrin përsipër mbrojtjen e mjedisit
të Shqipërisë ose integrimin e saj në BE.
Për shkak të drejtimit 23 vjeçar të tyre Shqipëria është kthyer në një vënd pa
ligje dhe në një rrumpallë të vërtetë.
A duhet të
kenë gojë këta kukuvajka të ngrenë zerin sot për armët kimike?!
Problemi
i Armëve Kimike është një problem që lindi këtë muajin e fundit pas pranimit
nga ana e Sirisë në luftë civile e fetare, për të larguar armët e saj kimike
nga territori i vëndit të saj dhe eliminimit të tyre.
Askush deri tani, nuk ka vendosur Shqipërinë si vëndi
pritës për eliminimin e tyre.
Asgjesimi
i armëve kimike nuk është një detyre e Shqipërisë, dhe nuk ka lidhje me
importin e plehrave apo me ndotjen e mjedisit për të cilin çirren e bërtasin nëpër
televizione dhe media po të njëjtët intelektualë ish-komunistë qofshin ata dhe
që ishin nëpër burgje (por jo se e deshën sistemin kapitalist), të cilët porsi
ata korbat që u ka rënë djathi poshtë, kujtojnë me nostalgji (sigurisht të fshehur) dhe flasin haptazi për
anti-amerikanizmin e baballarëve të tyre.
Asgjësimi
i armëve kimike është një aspekt i detyrimeve që ka Shqipëria si anëtare e NATO-s,
dhe nëse NATO- e kërkon, Shqipëria është e detyruar ta zbatojë ashtu sic
krenohet që është në NATO.
Askush
nga vëndet anëtare të NATO-s dhe aq më pak SHBA mendojnë ashtu si këta individë
t ë ish-komunizmit që kanë zaptuar televizionet private dhe mediat , se do të ndotin
tokën shqiptare me armët kimike të Bashar Al Assadit, përkundrazi edhe nëse do
të pranohej një supozim i tillë, Shqipëria do të kishte pranë saj të gjithë përkrahjen teknologjike
dhe të burimeve njerëzore profesionale të SHBA dhe të NATO-s. Kjo s`ka diskutim.
Zërat e
ngjirur të këtyre Korbave të ish-komunizmit
nuk mund të eklipsojnë ndihmën e pakursyer të SHBA-ve dhe të NATO-S dhënë Shqipërisë
gjatë gjithë këtyre 23 viteve, dhe është pikërisht faji i Korbave të komunizmt
që Shqipëria edhe sot e kësaj dite nuk është integruar në BE, që Shqipëria është
ndotur dhe ka dëmtuar të gjithë sipërfaqen e saj duke humbur tokë të klasit të parë,
duke betonizuar vëndin, duke larguar 1.4 milionë njerëz nga atdheu për bukën e
gojës, duke krijuar idenë e mos zbatimit të ligjeve, pra duke e kthyer Shqipërinë
gjithë këta vite si një han pa porta, me kufinj që na i ruajnë të tjerët, dhe më
shëndetin që na i ruan Zoti.
Atëhere
del një pyetje e thjeshtë; ç`kërkojnë përsëri këta intelektualë ish-komunistë?
Kërkojnë që të prishemi me të vetmin aleat që kemi dhe që na ka marrë për dore
për të na nxjerrë nga bataku nga ku kishin rënë, për shkak të konceptit
komunist të luftës së klasave, dhe aftësive të tyre diabolike për të vonuar
demokracinë në Shqipëri?
Në asnjë mënyrë.
Edhe të rinjtë e disa universiteteve rajonale janë nxituar në daljen në demostrata,
kundër sjelljes së armëve kimike për ti asgjësuar këtu në Shqipëri.
Sa për
armët kimike ato mund të asgjësohen me disa mënyra teknologjike dhe vendimi se kush shtet do ti pranojë, do të
realizohet më 15 nëntor sipas vendimit të Këshillit Egzekutiv të Organizatës për
Ndalimin e Armëve kimike. Sausan Ghosheh (përfaqësuesja e Organizatës ndërkombëtare),
tha se më datë 15 nëntor pritet të mblidhet Këshilli Ekzekutiv i Organizatës për
Ndalimin e Armëve Kimike, për të vendosur lidhur me procedurat e shkatërrimit
dhe vendi.
“Procesi është
duke shkuar sipas planit dhe ne, aktualisht, jemi në pritje të mbledhjes së Këshillit
Ekzekutiv të Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike, që do të mbahet më datë 15
nëntor, ku do të diskutohet dhe miratohet dhe plani i shkatërrimit të këtyre
armëve kimike.
Në të njëjtën
kohë, ne jemi duke kryer dhe verifikimet tona lidhur me gjendjen e armëve
kimike”, tha Sausan Ghosheh, përfaqësuese e misionit të UN-OPCE në Siri.
Teknologjitë
e shkatërrimit të armëve kimike ndahen në dy grupe të mëdha, duke iu referuar
Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike: teknologjitë e përdorura në temperaturë
të lartë, siç është shkrumbimi, dhe në temperature të ulët, siç është hidroliza,
e cila ndiqet nga procesi i eliminimit të masave të përftuara (http://ëëë.top-channel.tv/artikull.php?id=267323&ref=ml).
Askush
nuk ka kërkuar nga Shqipëria zyrtarisht të vijnë armët kimike këtu, por edhe nëse
ato i caktohen detyre shtetit shqiptar në
emër të NATO-s ne duhet të pranojmë sepse krahas pranimit në zbatojmë një marëveshje
me NATO-n për të cilën krenohemi cdo ditë e cdo orë; por marëveshja ka dhe
detyrime.
Sidoqoftë
NATO dhe SHBA nuk do të na lënë pa ndihmën e pakursyr në teknologji dhe në burime
njerëzore për të realizuar këtë detyrë tejet të vështirë për Shqipërinë.
Gjithmonë
kam qënë kundër këtyre kukuvajkave dhe korbave të komunizmit të cilat ndjellin
veç kob e zi për vëndin tonë ashtu si në të kaluarën kur thonë sot se… nëse në sjellin
armët kimikë këtu atëhere më mirë të mos ishim në NATO… Këto janë shprehje
tipike të disa ndjellakeqëve që fatkeqësisht i shohim përditë në mediat tona
duka na çuditur me paturpësinë e tyre dhe guximin me të cilin mundohen të fshehin
apo të justifikojnë të kaluarën e tyre e cila dha kontribut vetëm në zgjatjen e
jetës së diktaturës, por e keqja se këta nuk po na ndahen as në ditët e sotme
duke parazituar dhe dëmtuar jetët e brezit të ri, i cili duhet të shohë nga
aleatët strategjikë të Shqipërisë, ti dëgjojë ata, dhe të zbatojë detyrimet
krahas të drejtave që paraqet një marëveshje strategjike.
Së fundmi,
përse këta skile të së kaluarës nuk përmëndin dhe ngrenë zërin për dhjetra ton
armë dhe predha të depozituara në fund të detit Jon dhe Adriatik të cilat u
hodhën gjatë 1997-2000 gjatë luftës civile në Shqipëri (për shkak të shëmbjes së
piramidave financiare) kur u hapën depot e armëve? A nuk kanë ato predha lëndë plasëse?
Lërini
klithmat anti-amerikanë zotërinj të shpifur të komunizmit, lëreni kombin
shqiptar të ecë përpara krah për krah me aleatët e saj strategjik SHBA dhe NATO.
Ata nuk do të na lënë kurrë në baltë që të ndotet mjedisi shqiptar dhe të helmohet
populli shqiptar ashtu si do ta dëshëronit ju thellë në ndërgjegjen tuaj të ndotur
nga urrejtja dhe mllefi i dështimit të një rendi diktatorial.
SHBA dhe NATO e dini më mirë se ne se cfarë do të bëjnë.