| E merkure, 13.11.2013, 08:01 PM |
DEMONSTRATË
PËRPARA AMBASADËS AMERIKANE NË SHQIPËRI...?
NGA
BARDHYL
Në botën
e rrjeteve sociale ka nisur fushata shqiptare sezonale anti-kimike. Dëshiroj të
besoj se shumica motivohet nga dashuria (përfshi edhe disa miq të mij) dhe
friga e justifikueshme, kur ende ka mungesë informacioni. Duhet të ketë transparence
të plotë. Ka syresh, sidomos ata që trashin më shumë zërin, që as duan të dinë se
për çfarë bëhet fjalë, për çfarë po diskutohet dhe, në këto kushte, kanë mbërritur
menjëherë te kundërshtimi. Të habit zelli me të cilin keta te fundit përpiqen të
perhapin alarmin se SHBA dhe NATO, në aleancë të fshehtë me Edi Ramën po “punojnë
në errësirë për të shkatërruar Shqipërinë, jetën e tyre dhe të femijëve”. NATO
dhe SHBA na paraqiten me këtë rast, si organizata terroriste, të cilat, nga njëra
anë, largokan armët kimike të një diktatori arab për të shfarosur në masë femijët
e një vendi evropian, anëtar i vetë NATO-s. Edi Rama si Esat Pasha. Disa thone
se Edi po perfiton, te tjere thone se Edi po i dorezohet presionit. Burra e gra
në këmbë para zyrës së Kryeministrit, për të shkatërrur komplotin e fshehtë ndërkombëtar
Evropë-SHBA që po përgatitet kundër Shqipërisë. Më tingëllon e njohur si melodi!
Kjo turmë
laramane përbën atë që përfaqëson “botën e lirisë civile dhe ambientaliste”. Ka
aty, për fat të keq, edhe politikanë, ka fshatarë e banorë të grumbullimeve
urbane, shkollarë e të pa shkollë, kryesisht të papunë, pa përjashtuar abonentët
e të të gjitha llojeve të demonstratave. Dhe në këtë botë larushe shndërit përkufzimi
i një “analisti” protestues i kudondodhur dhe asgjëkund mbetur Fatos L, sipas të
cilit, “angazhimi i Shqipërisë në problemin e armëve kimike të Sirisë është një
servilizëm i turpshëm ndaj Amerikës”. Shkohet edhe me tej: organizatorët “kërcënojnë”
me demonstratë edhe para Ambasadës Amerikane në Tiranë.
Demonstratë
përpara Ambasadës Amerikane...? Ky do të ishte një TURP kombëtar! Megjithatë,
nuk do të habitesha nëse do të udhëhiqet nga një grusht ”intelektualësh” të tipit
Fatos L....! Ky është personazh tipik mediokër i shoqërisë ende të tramatizuar
ballkanike, pas lufëtrash të përgjakura, shembje sistemesh dikatoriale e
konfliktesh qytetrimore e zhvillimore. Pa asnjë vepër të dallueshme në fushën e
dijes, më pak se gjysmë i shkolluar, ky "analist" i gjithckaje e
dijetar i pakgjëje, ka pasur mundësinë, që nga frëngjia e një televizioni në Tiranë
javë per javë të përbuzë lidhjen dhe krenarinë kombëtare të shqiptarëve për
Gjergj Kastriotin e Nënë Terezën; të denoncojë Tribunalin e Hagës për pafajsinë
që ky Tribunal shpalli për njërin nga luftëtarët e lirisë së Kosovës Ramush
Hajredinaj; të shërbejë si tellall politik i Zani Qaushit.
Demonstratë
përpara Ambasadës Amerikane në Shqipëri...? E turpshme, thjesht edhe të mendohet.
Nëse ekziston një gjë e shenjtë për të gjithë shqiptarët, pas atdheut e
flamurit të tyre, ajo është aleanca shqiptaro-amerikane dhe ideali euro-prëndimor.
Kjo aleancë nuk cenohet as nga pseudo intelektualë të mejhaneve ballkanike, e
as nga një grusht klerikësh fanatikë e mediokër të botës së orientit, të mjerë në
pakufi.
Deri më tash
kemi një qëndrim të njohur, për tu përshëndetur, të kryeministrit Rama lidhur
me pastërtinë e ambientit. Kaq kemi parë e kaq dimë! Kemi qindra shembuj se
SHBA-ja ka mbeshtetur më shumë se udheheqësit e vendit, Shqipërine dhe shqiptarët
në rajon në rrugën e demokracisë dhe zhvillimit dhe asnjë rast që përligj
paragjykim. Më është dukur serioz qëndrimi i kryetarit të Partisë Demokratike
lidhur me këtë diskutim publik dhe e mbështes plotësisht në këtë rast. Por ky
nuk është si duket qëndrimi i pjesës tjetër të PD-së. Opozita duhet të ketë një
qëndrim zyrtar.
Jam i një
mendjeje me një mikun tim, i cili në FB shkruante: “Unë mendoj se askush, aq më
pak SHBA apo NATO, nuk po përpiqet ta bëjë vendin tonë një vend të pajetueshëm
apo të rrezikshëm, nuk po duan të shkatërrojnë jetën tonë sot, dhe as të fëmijëve
nesër”! Ky është qëndrimi i përgjithshëm, i përgjegjshëm e normal.
Sa i përket SHBA-së, ju kujtoj se me paratë dhe ekspertizën e tyre janë shkatërruar armët kimike shqiptare, dhe jo siriane, në vitet e post komunizmit, kujtoni iniciativen Lugar. SHBA-ja është atdheu i lirisë, demokracisë dhe garantues i rendit botëror. Përgjegjësitë e këtij vendi të madh jane globale dhe ne shqiptarët jemi të bekuar me mbështetjen e tyre historike. Pra nga rrjedh gjithë ky dyshim dhe cili shqipfolës ka guximin te demonstrojë urrejtje para kangjellave të ambasadës, duke fyer kujtesën tonë historike dhe ndjenjat më të thella të miqësisë shqiptaro-amerikane.